Nga fotoarkivi i gazetarit
Ai iku duke lënë pas një emër me germa të mëdha: BAJRAM STOJKU.
Mbase, në nderin e tij, Këshilli Bashkiak i Dibrës, Rrugën e Stojkeve, siç emërtohet në gjeografinë e përditshme të banorëve të qytetit të Peshkopisë, autoktone me histori brezash trimërie e përkushtimi atdhetarë do ta përjetësojë me emrin “RRUGA BAJRAM STOJKU”…

<br>Do të shkrihen në NJË e kaluara dhe e sotmja…
Unë e propozoj, nga larg në mërgim…
E kërkova në arkivin tim fotografik:
Të pasur në ato që kam fiksuar ndër vite…
Të varfër në ato që në udhëtimin tim larg e larg humbën për të mos u bashkuar kurrë…
Kërkova shumë…
E gjeta në një portret të 9 tetorit 2007…
E gjeta në një duet fotografik të po asaj dite…
Unë dhe Ai…
Ishim ulur në një lokal në hollin e ish Shtëpisë së Kulturës.…
I ka kaluar të 70-tat dhe si rrjedhojë e një problemi të koklavitur shëndetësor duket rrallë udhëve të Tiranës e ambienteve shëndetësore të saj, që vite më parë i ndriçonte me sharmin dhe mençurinë e tij. Herë pas here takohemi e çmallemi, kryesisht në shtëpinë e tij në Rrugën “Sitki Ciço” në Tiranë, ku kalon kohën midis përkujdesjeve të bashkëshortes, mjekes së mirënjohur Avije Çadri, e dashurisë së fëmijëve dhe të afërmve që e vizitojnë shpesh e marrin nga ai nektarin e mençurisë, që i buron pashterrur nga truri i tij aq pjellor dhe goja e tij fort e ëmbël.…