Dita e Verës

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Kjo festë konsiderohet si arbëreshe dhe në thelbin e vet, pagane. Festimi kryhet në nderim të tokës dhe natyrës së bukur shqiptare, bimësisë që merr jetë në këtë këtë periudhë kohore, pas një dimri të fortë dhe të acartë . Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi, duke i dhënë kështu rëndësinë dhe hapsirën e duhur.…

Lexo më shumë

Qeshuni vogëlushë!

Bardhësi. Bora në degët e pemëve duket si pulëbardhë. Bukuri e dhurueme prej stinës. Acar që të ftoh gjithkund. Por jo shpirtin e vogëlushëve. Ato sikur janë miqësuar me borën e shkriftueme. Drejt shkollës çapiten me kam nën e mbi atë. Çantat me libra varun në supe nuk i ndjen. Çizmet blu me cirka akulli e bore shkëlqejnë. Veshje dimnore që më ther në shpirt.…

Lexo më shumë

Anekdoda postelektorale

Tre ditë para zgjedhjeve një grup vëzhguesish të zgjedhjeve ishin në Peshkopi. Një mëngjes, duke dalë nga Dobrova, njëri prej tyre, që e pinte duhanin shumë, pa që i kishin mbaruar cigaret. Dyqanet ishin mbyllur. Diku në dalje të qytetit, pa një xhip që po ecte trotuarit dhe mbante një cigare ndezur.

Ndaluan makinën dhe ai që pinte duhan – ishte edhe vetë dibran, e pyeti xhipin:

– Mimgjes o kushaj, i foli Xhipit!…

Lexo më shumë

Traditë dhe turizëm Ringjallja e Rekës së Epërme

“Tak imet e Rekës së Ep ërm e” janë një serë veprimtarishë kulturore, artistike dhe tradicionale që këtë vit regjistron edicionin e tretë. Lidhur me këtë veprimtari, qëllimet, organizimin dhe çështje të tjera që lidhen me këto krahina, ne biseduam përmes emailit me z. Tafë Ameti, anëtar themelues i shoqatës për Kulturë “Reka e Epërme” dhe njëkohësisht edhe drejtues i sektorit të medias në shoqatë.…

Lexo më shumë

Fizibiliteti i Rrugës së Arbrit janë njerëzit, jo makinat

Në foto: Një skicë e tre akseve që lidhin Tiranën me Shkupin. (Burimi: revista Monitor)

Pasuritë nëntokësore e mbitokësore të rajonit të Dibrës, zhvillimi i biznesit, bujqësisë e frutikulturës bio, ujërat, turizmi, malet, pyjet, komunikimi dhe lidhja e njerëzve nga Shkupi në Tiranë janë fizibiliteti i kësaj rruge, nuk janë makinat që hyjnë në Kukës dhe Qafë Thanë.

Standardet bashkëkohore të ndërtimit nuk janë respektuar deri më tani në segmentet e konsideruara të ndërtuara. Një rrugë pa standarde është një rrugë jofizibile.

Lexo më shumë

JALLA LEMA… “LUNGO ARBRIN”

Më në fund “Rruga e Arbrit”, aq e lakuar, aq e dëshiruar, nga kjo anë e ajo anë e kufirit shqiptaro-shqiptar; nga tiranasit, matjanët, dibranët këtej e dibranë andej, tetovarët, gostivarasit… doli e para.
Më në fund fleta u përmbys dhe rruga doli në krye të listës…
U tha me gojë të plotë në “Një biliard” dhe u shpërnda në efir nga toka në qiell e nga qielli në tokë, në valë satelitore e tokësore.…

Lexo më shumë

S’ka shtëpi për Korabin!
Fusha jashte parametrave.

Foto © Rruzhdi Xhediku

Korabi e mbyll renditjen në tabelën e klasifikimit me 11 pikë, gjashtë pikë larg dy vendeve më sipër, Laçit dhe Flamurtarit. Dhe kështu që rriten vështirësitë e qëndrimit në kategorinë superiore.

Korabi e nisi me humbje fazën e dytë të Superligës ndaj Laçit me rezultatin 1-0. Kjo ndeshje pritej të zhvillohej në Peshkopi, por një ekip i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas inspektimit në terren, arriti në përfundimin se fusha nuk është gati për t’u zhvilluar një ndeshje e kategorisë superiore.…

Lexo më shumë

Qeveria Rama ka edhe pak kohë të dëshmojë se nuk po mashtron me Rrugën e Arbrit 

Pas debatit të zhvilluar në seancën plenare të datës 9 qershor në Kuvendin e Shqipërisë me objekt “Rrugën e Arbrit”, vërejmë me shqetësim se Qeveria Shqiptare nuk e ka marrë seriozisht çështjen e Rrugës, ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës elektorale në vitin 2013 dhe gjatë miratimit të programit të qeverisë. Seanca e 9 qershorit 2016 ishte një kopje e shëmtuar e debatit parlamentar të zhvilluar për këtë çështje së paku në 10 vitet e fundit; njëra për të fituar kredo politike në kurriz të çështjes dhe tjetra në përpjekje për të justifikuar vonesat.…

Lexo më shumë

Koha e triskave

Hamdi Dizdari ishte komshiu ynë. Kishte qenë tregtar i suksesshëm me dyqane e shtëpi, sigurisht të shtetëzuara. Tani ishte kthyer në karrocier që na sillte drutë e zjarrit. I jepnim triskat e druve dhe ai me karrocën e tij, na i sillte në shtëpi. Kjo na kursente kohen për të shkuar në fushën e baltosur të druve. Z. Hamdiu, siç i thërriste nëna ime, ishte një burrë i gjatë, i shëndoshë, faqekuq.…

Lexo më shumë

Talenti që mahnit Londrën

Julian Kullani – 10 vjeçari që ka shënuar 100 gola!

Një faqe e postuar në rrjetet sociale me emrin e djaloshit simpatik Julian Kullani, vërtet më tërhoqi, madje më emocionoi, jo vetëm si gazetar sportiv, por edhe si dibran. Ky talent i vogël, ka katër vite që ka nisur të luajë sportin e bukur të futbollit, në qytetin ku prej vitesh jetojnë prindërit e tij.…

Lexo më shumë
1 155 156 157 158 159 162