Komentatorët gjermanë në stadiumin e lojërave olimpike të Mynihut çuditen me shpejtësinë e Luiza Gegës.
Nga Enela Shehu Markja, Mynih
„Sehr Souverän!“ – Tepër e sigurt. Luiza Gega shpallet kampione Europe në garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9:11.31, duke shënuar jo vetëm një rekord personal, por edhe një rekord europian.
Nga 11 deri më 21 gusht u zhvillua në qytetin e Mynihut Kampionati Europian i Atletikës, aktiviteti më i madh sportiv veror, që nga Lojrat Olimpike në verën e vitit 1972.…

Gjithmonë kam qenë e lumtur për një vajzë si Luiza, por lajmi kur ajo doli kampione Europe më la pa frymë. Mezi e mora veten nga emocionet. Po ashtu, edhe burri. Edhe pse kishim disa halle me bashkëshortin nëpër spitale, m’u duk se dhimbjet dhe hallet na mbaruan. Telefonat tonë u bënë si central.…
Rinasi ishte zbukuruar si asnjëherë tjetër mesditën e 22 gushtit, kur në aeroport zbriti për herë të parë si kampione Europe Luiza Gega, e cila ia doli të triumfonte në garën e 3000 m me pengesa në pistën e stadiumit olimpik të Mynihut në Gjermani në prani të 70-të mijë spektatorëve. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi, presidenti i KOKSH Fidel Ylli, presidenti i Federatës së Atletikës Gjergj Ruli dhe mjaft personalitete dhe të ftuar kishin dalë për ta pritur fluturën kuqezi, e cila bëri të mundur të ngrihej dhe të valëvitej flamuri ynë kombëtar dhe të këndohej himni ynë në zemër të Europës.…
Familja e tij mendohet të ketë ardhur nga Macukulli i Matit, për tu vendosur në rrethinat e qytetit të Dibrës së Madhe. Ky qytet, në atë kohë ishte një qendër e rëndësishme diturie, zejtarie dhe me toka mjaft pjellore në rrethinat e tij. Të gjitha këto ishin arësye të mjafta, për të marrë vendimin e stacionimit të familjes Bajra në këto troje.…
Në këtë vëllim autori Shaqir Skarra, që është një mbledhës dhe studiues i zellshëm i krijimtarisë popullore, historisë dhe trashëgimisë kulturore të popullit tonë, ka paraqitur një tufë legjendash dhe anekdotash që kanë vlera artistike e gjuhësore, letrare, historike e folklorike të padiskutueshme. Këto do t’i kuptojë lexuesi që në faqet e para të këtij botimi. Nga shumë legjenda, tregime popullore, anekdota e fabula që i ka gjurmuar me pasion dhe i ka vjelë me kujdes te persona të moshave të ndryshme, nga ato që i përdor me aq kujdes konaku i Dibrës dhe i trevave të tjera të vendit, nga ato që ka dëgjuar në Odat e Dibrës kohë pas kohe, ai ka zgjedhur disa nga më të mirat, që ka menduar se janë edhe të nevojshme, edhe të këndshme për lexuesin.…
Katundi ka atmosferë të zymtë kur qentë që mbahen lidhur me zinxhirë, qajnë me angullimë lirinë e mohuar.
Shumica e atyre që sulmojnë Skënderbeun dhe “duan ta zbresin nga kali”, thonë që ai është një figurë mitike, një figurë e ekzagjeruar, e pambështetur në realitet, gjithnjë e mbështjellë me mjegull, më shumë një imazh krijuar në përfytyrimet e njerëzve se sa një njeri konkret, një njeri që i janë atribuar aq shumë bëma sa nuk ka mundësi t’i bëjë askush.…