Elisabeta Skarra: Ushqimin duhet të ta hajë syri e pastaj goja!

Po kush është Elisabeta Skarra?

E lindur në Shumbat të Dibrës më 16 maj 1987. Një nxënëse e shkëlqyer në shkollën 8-vjeçare “Hasan Leka” në Shumbat. Pas ardhjes në Tiranë të familjes përfundoi shkollën 8-vjeçare “Ahmet Gashi” .
Edhe në gjimnazin “Ismail Qemali” u dallua si nxënëse e mirë, por veçanërisht ra në sy pasioni i saj për gatimin e për kuzhinën në përgjithësi.

Lexo më shumë

Jehon kënga dhe vallja e Folk Alb “Hazis Ndreu”

 

Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, z.Ilir Meta, Ansambli Folk Alb “Hazis Ndreu”, së shpejti do të marrë pjesë në një eveniment të rëndësishëm tek arbëreshët e Italisë, në javën e kulturës arbëreshe.

Vetëm pak ditë para mbylljes së vitit të shkuar, Ansmabli Folk Alb Kamëz, me propozimin e Presidentit të tij, z.Muharrem Gjoka do të merrte emrin e Artistit të madh dibran Hazis Ndreu.…

Lexo më shumë

Botim i ri: Hazis Ndreu – Personaliteti, krijimtaria – nga Xhafer Martini

Haziz Ndreu ka pasur një fëmijëri të vështirë, më të vështirë se bashkëmoshatarët e vet, se të paktën ata, edhe nëse hiqnin e vuanin, ishin në shtëpitë e tyre. Si thonë vargjet e asaj këngës:
“Dhe në vuaj le të vuaj,
Veç të mos jem në dhé të huaj”
Hazizi në dhe të huaj nuk ishte, por ishte në derë të huaj, në një moshë fare të re, kur fëmijët qajnë për hiçgjë, janë kërkestarë e shamatorë dhe ua thajnë lotët nënat.…

Lexo më shumë

Gjithmonë më është dukur se punës i kam mbetur borxh

Është një ditë janari me diell, por e ftohtë. Aliu përpara, unë pas tij, futemi në lagjen “Allias” në Tiranë, aty ku janë një grumbull pallatesh me tulla të bardha silikate. Jam nisur të takoj babain e Aliut, 96-vjeçarin Imer Pira. Siç më kishin thënë, më del përpara po ai burri i dikurshëm në Peshkopi, me trupin drejt si qiri, me një pritje të përmallshme.…

Lexo më shumë

Fatmir Terziu mes dibranëve…

Eshtë hera e parë që sot takohem me Fatmir Terziun, që i jap dorën dhe i marr buzëqeshjen që i del nga shpirti, por nuk është hera e parë që e lexoj dhe ngrohem me fjalën e tij në rreshta e në vargje.
Për herë të parë ia kam lexuar shpirtin në gazetën lokale “Ushtima e maleve” kur ai shkruante për mësuesit dhe banorët e Ostrenit të Dibrës.…

Lexo më shumë

Atdhetari Elez Murrja

I – HYRJE

Hulumtimi për patriotin Elez Murrja është pjesa e tretë e studimit “Kronologjia e fisit Murrja në Luzni të Dibrës”. Elez Murrja, bashkë me vëllezërit Hasanin, Hysenin, Tafën dhe Limanin janë brezi i dytë i fisit Murrja. Ato janë djemtë e Halilit, i cili u zhvendos nga fshati Lishan i Poshtëm në fshatin Hotesh, po në Luzni. Ndërsa vëllai i Halilit, Osmani dhe djemtë e tij Tahiri, Sinani dhe Rrahmani qëndruan në fshatin e lindjes në Lishan të Poshtëm.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta veterani Elez Murra

Me 18 janar 2020 u nda nga jeta një figure e nderuar dhe mjaft e respektuar e Grykës se Vogël, veterani Elez Murra. Mjaft qytetarë u mblodhën si rrallë herë për t’i bërë nderimet e fundit e përcjelljen në banesën e fundit, këtij qytetari fisnik, mik i të gjitha moshave, burrë i zakonit e i parimit, human e me zemër të madhe, bamirës e përkrahës i atyre në nevoje, dashamirës i progresit e i përparimit shoqëror, mbartës i vlerave të larta njerëzore , një simbol i krahinës së vet e i Dibrës mbarë që do të kujtohet e nderohet me respekt nga brezat që do të vijnë.…

Lexo më shumë

Eskursion në Rrugën e Arbërit

Më 20 prill në mëngjes u nisëm nga Tirana me një autobuz 20 vendësh për eskursionin Klos-Ura e Vashës-Plani i Bardhë-Tuneli i Bulqizës dhe Ura e Shupenzës-Gjoricë-Ura e Drinit për t’u njohur me punimet që po kryhen në Rrugën e Arbërit nga kompania “Gjoka”. Grumbullimi dhe nisja u bë më ora 700 të mëngjesit nga qendra e Tiranës. Në këtë eskursion përveç anëtarëve të kryesisë së LID, Latif Miha, Enver Hysa, Bashkim Lleshi, Miranda Goleci, Demir Osmani e Shaqir Skarra, muarën pjesë edhe aktivistët, Ana Lleshi, Agim Kasa, Bujar Karoshi, Besa Uka, Bukurije Cami, Dëfrim Methasani, Hajredin Toca, Hysen Uka, Irfan Zebi, Islam Uka, Kamber Farruku, Mehdi Dema, Osman Miha, Osman Vladi, Qamil Sula, Rahman Dapi, Selami Nazifi, Shehat Cami, Vesel Hoxha, Zabit Lleshi, Zaim Elezi, Ymer Saraçi etj.…

Lexo më shumë

Ndjekja nga LID dhe Gazeta “Rruga e Arbërit” e punës së kryer për ndërtimin e Rrugës së Arbërit gjatë viteve 2007-2018 dhe ecuria e punimeve të ndërtimit të kësaj rruge në periudhën 2018–prill 2019

Në foto: Bashkim Lleshi, duke mbajtur referimin

Pas shumë përpjekjesh, në vitet nëntëdhjetë e fillimin e viteve 2000, të shoqatave “Nisma Dibrane” në Peshkopi, “Bashkësia Dibrane” në Tiranë e “Votra Dibrane” në Dibër të Madhe, si dhe shumë studjuesve e intelektalëve dibranë u arrit që më 2003 të futet në planin e shtetit “Studimi i fizibilitetit të Rrugës së Arbërit” i cili u përfundua nga Studioja “Infratransprojekt Ltd” në fund të vitit 2003, ku u miratua dhe në Këshillin teknik të Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve.…

Lexo më shumë

Tërmeti që ka rënë në Durrës, ka bërë që të tronditet Shqipëria e madje mbarë shqiptaria.

Humbja më e madhe ishte në familjen Lala në Durrës, me origjinë nga Dibra. “Tetë anëtarë të familjes Lala u shuan nën rrënojat e vilës së tyre katër katëshe në zonën e ish-kënetës në Durrës. Ata u përcollën në banesën e fundit më 29 nëntor.
“Lalajt ishin një nga familjet që pësuan goditjen më të fortë të tërmetit me jetë të humbura.…

Lexo më shumë
1 79 80 81 82 83 162