Petrit Bajra, mësuesi i Dibrës së Madhe

Nga Osman Xhili

Familja e tij mendohet të ketë ardhur nga Macukulli i Matit, për tu vendosur në rrethinat e qytetit të Dibrës së Madhe. Ky qytet, në atë kohë ishte një qendër e rëndësishme diturie, zejtarie dhe me toka mjaft pjellore në rrethinat e tij. Të gjitha këto ishin arësye të mjafta, për të marrë vendimin e stacionimit të familjes Bajra në këto troje.…

Lexo më shumë

Skënderbeu mitik

Nga Xhafer Martini

Shumica e atyre që sulmojnë Skënderbeun dhe “duan ta zbresin nga kali”, thonë që ai është një figurë mitike, një figurë e ekzagjeruar, e pambështetur në realitet, gjithnjë e mbështjellë me mjegull, më shumë një imazh krijuar në përfytyrimet e njerëzve se sa një njeri konkret, një njeri që i janë atribuar aq shumë bëma sa nuk ka mundësi t’i bëjë askush.…

Lexo më shumë

Marketing me dhembjen?!

Nga Fatbardh Rustemi

Ilir Spata, nga fshati Blliqe i Peshkopisë, sikurse shkruhet: më i persekutuari në Shqipëri, erdhi të bënte gjimnazin bashkë me ne në Lushnje, ku numëroheshin kampe internimi më shumë se kudo tjetër. Nga banga e shkollës përfundoi në bangën e të akuzuarit. Pas shumë e shumë vitesh, si nga fundi i botës më vjen një kërkesë prej tij në fb.…

Lexo më shumë

Profesor Qazim Xhelili, një jetë në shërbim të arsimit në Shqipëri

Profesor Qazim Xhelili u lind në Dibër në vitin 1941. Pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën pedagogjike, punoi për disa vjet si mësues në rrethin e Dibrës.
Shqipëria sapo kishte mbyllur plagën e madhe të analfabetizmit dhe para mësimdhënësve në vendin tonë u shtrua një detyrë e madhe, që nuk njihte orare, por kurajo dhe përkushtim dhe falë këtyre njerëzve kurajozë të dijes, u ngrit një sistem i organizuar i arsimit dhe përgatitën shoqërinë për një një sistem të ri shoqëror.…

Lexo më shumë

Mulla Tafik Gjorllaku

Nga Ismen Brika

Tafik Gjorllaku lindi në fshatin Ploshtan të nënprefekturës së Bice në vitin 1865 dhe ka ndërruar jetë në vitin 1971. Ai është njeriu më jetëgjatë në fshatin Ploshtan e në gjithë zonën e Kalasë së Dodës.
Rrjedh nga një familje patriotike, klerikale. Ai ka bërë emër për fe, atdhe, për zhvillimin e arsimit në Ploshtan e në Kala të Dodës.…

Lexo më shumë

Rexhë Rexha, një jetë me stetoskop dhe zemër në dorë…

Nga Dukagjin Hata

Në ata vite të trazuar që lame pas, ku gjithçka tollavitej në vorbulla ankthi dhe depresioni kolektiv, të paktë ishin ata që me modelin e sjelljes së tyre lanë gjurmë të mira dhe do të përkujtohen me mall e dashuri nga të gjithë ata që i njohën dhe përfituan nga shërbimet e tyre.
Një ndër ta është dhe Rexhë Rexha nga Sllatina, mjeku i përkushtuar dhe pasionant, që gjithçka e vuri në shërbim të njerëzve ku shërbeu me përgjegjësi e dashuri.…

Lexo më shumë

Dy fjalë për Nehat Dacin, mikun tonë të hershëm dhe të vyer


in memoriam


S’më bindet dora të shkruaj për ikjen n’amshim të shokut tim të vegjëlisë, të rinisë dhe të gjithë jetës, Nehatit tonë të dashtun! Na hidhërove shumë, na pikëllove me këtë ikje të beftë e të papritur! Ti që gjithnjë je shquar për karakter të fortë dhe korrektësi në marrëdhënie me njerëzit, Ti që i ke dashur kaq shumë Grevën dhe njerëzit, të gjithë pa dallim, nga Greva në Reç dhe nga Reçi në Peshkopi e nga Peshkopia në Tiranë e Durrës, në ditën e fundit “na preve në besë”!…

Lexo më shumë

Kafja e fundit

Nga Shaqir Skarra

Më fal miku im Nehat, që kafen e mëngjesit të datës 21 korrik nuk e pimë bashkë!. Unë të pashë nga larg që po vije drejt lokalit. Ishe me gjithë gruan (Zanën). Ecje ngadalë, me atë ecjen karakteristike tënden si gjithmonë. Ora ishte 10 para dite, piku i vapës dhe ti me një kapele në kokë as që doje të ia dije për vapën përvëluese të korrikut.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, zgjatet me 17 muaj afati i përfundimit të punimeve

Pamje nga punimet para hyrjes së tunelit të Murrizit. Qershor 2022

Qeveria shqiptare kishte vendosur që më datë 20 tetor 2020 zgjatjen e kontratës së ndërtimit të Rrugës së Arbrit, por vendimi u bë publik vetëm gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti i Dibrës Xhelal Mziu më 7 korrik 2022. Gjatë këtyre 20 muajve as Autoriteti Kontraktor i Rrugës së Arbrit, as kompania ndërtuese, as ndonjë anëtar i qeverisë apo deputet i parlamentit nuk kishin bërë publik vendimin.

Lexo më shumë

Imam Rushiti i Radomirës

Nga Osman Xhili

Atij i pëlqen ta thërrasin Rushit Radomira dhe pse mbiemri i tij i vërtetë është Ferati. Jo se nuk është fis me emër, përkundrazi. Stërgjyshi i tij, Emin Ferati, ka qenë një nga ato burra që i dolën zot vatanit. As gjakun dhe jetën nuk e kurseu për këtë kauzë të madhe. U vra nga serbët në Ceren të Kalasë së Dodës dhe emri i tij është i përmendur krahas dhjetra dëshmorëve të tjerë.…

Lexo më shumë
1 11 12 13 14 15 86