A do ta ri-inagurojë Kryeministri Rama Rrugën e pambaruar të Arbërit në prag të zgjedhjeve lokale?!
Njoftim për mediat në 10 vjetorin e peticionit
Nga Grupi i Lobimit
Tiranë, më 18 Mars 2023
U mbushën 10 vite nga nisja e këtij peticioni, dhe çdo pritshmëri e nismëtarëve i ka kaluar kufijtë. Kur e nisëm atëherë peticionin synonim dy qëllime:
E para, depolitizimin e çështjes së Rrugës së Arbrit, heqjen e saj nga agjendat politike dhe vendosjen e saj si një agjendë kombëtare.…
Lexo më shumë
Unë mendoj se akoma nuk e kemi “Rrugën e Arbërit”. Nuk e kemi atë as si trase as si cilësi. Me çfarë shihet në terren, konstatohet që është punuar pa përgjegjësi (çfarë e lejon mungesa e ballafaqimit me projektin) dhe me ritme krejt të ngadalta (çfarë e vërteton kohëzgjatja afro 20 vjeçare). Për t’u informuar konkretisht është e domosdoshme të konsultohet projekti dhe të japë shpjegime supervizori.