Shtegu është shumë i bukur dhe me plot kontraste. Në orën e parë të ecjes shpesh kalon nëpër pyje, pastaj shfaqen fusha të bukura, rrethuar nga një panoramë impozante kodrash. Në horizont dukej qafa e fundit para ngjitjes në kodrën e Korabit…
Nga Enver Robelli
Herën e fundit kur kisha kaluar nëpër Kukës me veturë, ende nuk ishte hapur autostrada, që quhet “Rruga e kombit”.…

Maqellara, njësia më e madhe administrative e Bashkisë Dibër dhe e qarkut me të njëjtin emër, për të dytin vit radhazi përjeton ditë-festën e saj. Nismëtarë dhe protagonistë të kësaj dite, dy kolegë gazetarë dhe shkrimtarë të njohur, Osman Xhili dhe Setki Jashari. Prej disa ditësh ata ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale intelektualë të zonës, vendas e me banim në Tiranë, Peshkopi e Bulqizë, si dhe emigrantë të ardhur për pushime në vendlindjen e tyre.…
Ka mënyra të ndryshme si mund të hysh në dialog me vepra të caktuara arti, madje edhe të rrish gjatë me to. Kjo më ndodhi me Valle dibrane, vepër e piktorit Bajram Mata. Ngacmimi fillestar erdhi gjatë një bisede rreth veprës, organizuar në kuadër të ekspozitës “Tirana Patience”, hapur rreth dy vjet më parë në Galerinë e Arteve.…
„Sehr Souverän!“ – Tepër e sigurt. Luiza Gega shpallet kampione Europe në garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9:11.31, duke shënuar jo vetëm një rekord personal, por edhe një rekord europian.
Gjithmonë kam qenë e lumtur për një vajzë si Luiza, por lajmi kur ajo doli kampione Europe më la pa frymë. Mezi e mora veten nga emocionet. Po ashtu, edhe burri. Edhe pse kishim disa halle me bashkëshortin nëpër spitale, m’u duk se dhimbjet dhe hallet na mbaruan. Telefonat tonë u bënë si central.…
Rinasi ishte zbukuruar si asnjëherë tjetër mesditën e 22 gushtit, kur në aeroport zbriti për herë të parë si kampione Europe Luiza Gega, e cila ia doli të triumfonte në garën e 3000 m me pengesa në pistën e stadiumit olimpik të Mynihut në Gjermani në prani të 70-të mijë spektatorëve. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi, presidenti i KOKSH Fidel Ylli, presidenti i Federatës së Atletikës Gjergj Ruli dhe mjaft personalitete dhe të ftuar kishin dalë për ta pritur fluturën kuqezi, e cila bëri të mundur të ngrihej dhe të valëvitej flamuri ynë kombëtar dhe të këndohej himni ynë në zemër të Europës.…