Nga Edi Lesi
Eshtë hera e tretë që shtatoret e heronjve të kombit na përcjellin me indiferencë në bulevardin e blinave të Peshkopisë, në fushatën tonë të vendosur për të gjetur shpirtin e këtij qyteti, ata trubadurë bohemë tek të cilët qëndrojnë tiparet e një komuniteti të vogël.
E kërkuam më kot vëmendjen e shtatoreve edhe në 4 të mëngjesit, edhe një natë më parë, kur qemë fillthi aty, e sot që është e Djelë, ngjan përpjekje e dëshpëruar pasi ka shumë njerëz që e kanë mbushur deng në dy anët këtë shëtitore të fiksuar herët në memorie, prej atyre kartolinave të vjetra të vitit të ri.…

Unë mendoj se akoma nuk e kemi “Rrugën e Arbërit”. Nuk e kemi atë as si trase as si cilësi. Me çfarë shihet në terren, konstatohet që është punuar pa përgjegjësi (çfarë e lejon mungesa e ballafaqimit me projektin) dhe me ritme krejt të ngadalta (çfarë e vërteton kohëzgjatja afro 20 vjeçare). Për t’u informuar konkretisht është e domosdoshme të konsultohet projekti dhe të japë shpjegime supervizori.
Duke menduar për Tunelin e Murrizit, nuk e di pse mu ngjitën si rrodhe në tru Tunelet e letërsisë.Njëri prej tyre, romani Tuneli i Dhimitër Xhuvanit.Shkrimtari mendoi të ndërtojë një vepër letrare në atë kohë diktature, por masivi i fjalëve dhe panelet e paragrafëve u shembën dhe e zunë Dhimitrin brenda.I dhanë shkrimtarit të mbuluar nga pluhuri i fjalëve një kazëm në dorë, e përzunë nga Tirana, e ndanë edhe nga familja, dhe e çuan të hapë kanale që të mbushet me mend nga klasa puntore.Të…
Ishte fundjava e parafundit e 2022 dhe, tre miq, duke shfrytëzuar kohën e kthjellët me diell, temperaturat e larta dimërore dhe shkrirjen e borës në mbi 2000m lartësi mbidetare, dëshironin të bënin një udhëtim që ngjason shumë me një aventure, sado që ishin të përgatitur.
Materie e ngurtësuar dhe shpirtërore. Ura – mjet lidhës. I dy brigjeve përrenjsh, lumenjsh edhe vijash uji. Lidhje miqësore, urë lidhëse në mes popujve, kulturave, traditave…
Në fisin Duriçi në Vajkal me traditat më të mira patriotike, dallohej në vite përpjekja për të jetuar me dinjitet duke punuar, por më veçanërisht në këtë shkrim do të sjellim një familje zanatçinjsh në disa breza. Shefqet Duriçi ka lindur më 1942 në Vajkal Bulqizë në një familje zanatçinjësh dhe të përkushtuar ndaj punës, babai i tij Asllani dhe xhaxhai Arifi kanë qenë mjeshta të ndërtimit të shtëpive bashkë me Ismailin e Selmanin, por edhe të punimit të orendive shtëpiake, për të jetuar me ndershmëri dhe për të arritur objektivat për të edukuar e shkolluar fëmijët, që të bëhen të zotët për jetën e tyre.…