Agim Krajka është Dritë që nuk do të fiket kurrë

Me hidhërim e morëm ikjen drejt parajsës të kompozitorit, artistit të shquar Agim Krajkës , “Nder i Kombit”.
Brezi im është rritur me këngët e muzikës së lehtë të kompozuara nga mjeshtri Agim Krajka.
E kush nuk i mësonte dhe këndonte këngët e Agim Krajkës, shumica e tyre u bënë hite. Sa herë mblidheshim në mbremjet tona festive me nxënësit shumë prej këngëve të tij këndoheshin dhe kërceheshin me shpirt duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga artisja e madhe e Kombit Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.…

Lexo më shumë

Ibrahim Kaziu, mjeku që rron në mijëra emra dhe zemra

Nga Shaqir Çerpja

Ibrahim Kaziu ishte njeriut human dhe mjeku i përkushtuar, i cili gjithmonë, kudo ku jetoi, punoi dhe shërbeu, la gjurmë të çmuara të dashamirësisë, përkushtimit, korrektësisë dhe punës së suksesshme, duke qenë dhe duke mbetur një model i spikatur dhe shembull për gjithë.

Kush guxoi dhe tregoi?! Kush nuk duroi e tha dhe lajmin e dha?!
Kujt fjala, zëri dhe zemra i ngriu kur i thanë se ka vdek Ibrahim Kaziu?!…

Lexo më shumë

Pensionisti që bën punë të mëdha

Blegtori i ri Denis Miftari e ka shtruar rrugëtimin e tij të jetës, përmes një biznesi, që e dashuron dhe i fali vitet e tij më të bukura. Nga zemra na del një urim i sinqertë për njeriun e punës, për të patur sa më shumë suksese e të ardhura për familjen e tij.

Mensur Shehu, nga Dohoshishti i Dibrës, po u drejtohet të tetëdhjetave, por shpirtin e ka akoma të ri, trupin të fortë e zemrën të dhembshur për të bërë punë në dobi të komunitetit e të shoqërisë.…

Lexo më shumë

Ne, kalabardhasit, jemi lisa qindra shekullorë në tokën tonë amtare iliro-arbërore

Reagim rreth shkrimit “Golloborda dhe Dibra, një ngulmim për të krijuar një panoramë sa më të plotë dhe sa më të qartë njohëse historike””, shkruar nga Halil Teodori, gazeta “Rruga e Arbërit”, nr. 171, tetor 2020.

Do të shkruaj pak gjatë, se nuk mund të shkruaj dot shkurt, rreth shkrimit të Halil Teodorit titull: “Golloborda dhe Dibra, një ngulmim për të krijuar një panoramë sa më të plotë dhe sa më të qartë njohëse historike”, botuar në nr.…

Lexo më shumë

Ansambli Artistik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” në 10-vjetorin e krijimit

Dhjetë vjet jetë kulturore artistike në aktivitet të pandërprerë, finalizuar me dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare, e kanë ngjitur Ansamblin Artistitik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit” në Panteonin e Vlerave. Për nga mosha mund të duket një ansambël i ri, por drejtuesit e tij, organizatorët, krijuesit dhe interpretuesit, pra stafi i tij ka një përvojë të vyer artistike, krijuese, ekzekutuese shumë vjeçare.…

Lexo më shumë

Botohet libri “Një jetë maleve, Kujtime 4” me autor Bashkim Lleshi

Në dhjetor të vitit 2020, Botimet M&B botuan librin “Një jetë Maleve, – Kujtime 4” me autor Bashkim Lleshi, ku përshkruhen kujtimet e viteve të punës në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, në vitet 1984-2008 dhe Drejtorinë e Albkromit Tiranë, në shtator 1998 – maj 1999.
Në 5 vitet e para në NGJ Tiranë gjatë viteve 1985-1990 autori ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në drejtim të perspektivës për minerale të çmuar (platinoide, etj.)…

Lexo më shumë

Irena Puca, mësuesja e bukur

E dashur Zysh…e dashur zysh Irena…e dashur Irenë…e dashur….
Më është e pamundur që fjala “e dashur” të mos jetë gjithnjë pranë emrit tënd. Besoj se kjo është letra e parë që ti merr pas vdekjes. Të paktën kështu dua të besoj në këtë ditë të parë të Ikjes tënde atje Lart…
Hedh një vështrim pas dhe kuptoj që e tërë jeta jote ka qenë një letër e gjatë dashurie për njerëzit.…

Lexo më shumë

Kontributi i fisit Shehu për çlirim kombëtar e përparim shoqëror

Fisi Shehu vjen nga fisi Lahi, që në gjysmën e dytë të Shek XVI, që jetonte në fshatin Palaman të Sllovës. I pari i këtij fisi, Leke Lahi, ishte katolik dhe përqafoi fenë islame. Dy djemve të tij u vuri emra myslimane: Hajrulla dhe Osman. Si rezultat i luftërave, reprezaljeve të pushtuesve osmane, Dibra po kalonte situata të tmerrshme ekonomike. Varfëria ekstreme, uria dhe sëmundjet e kishin goditur keqas këtë pjesë të krahinës.…

Lexo më shumë

“Besa e dibranit musteqekuq”

Familja e madhe e Ndreut në Sllovë përgjatë viteve gjithmonë ka nxjerrë njerëz që bënë emër në histori. Nuk ishte vetëm Elez Isufi e Sufë Xhelili, Cen Elezi e Dali Ndreu. Jo, sado të errësohet realiteti e vërteta është e vërtetë si dita dhe nuk mund të mbulohet dielli me shoshë.
Jo vetëm unë por i gjithë brezi im ka dëgjuar të flitet shumë për Beshir Sufën, jo vetëm në Sllovë por në të gjithë Dibrën dhe jashtë sinorit të saj.…

Lexo më shumë
1 56 57 58 59 60 162