Kemi shkruar gjithmonë për figura e njerëz që bënë vërtet histori në Dibër dhe jashtë saj , kemi bërë monografi të ndryshme e mjaft portrete të njerëzve të njohur dhe pa njohur por që kemi lexuar, kemi gërmuar në kujtimet e të tjerëve. Dhe pa dyshim që është nisma ma e bukur e pas viteve nëntëdhjetë.
Mjaft figura të njohura por të mohuara e harruara i kishte mbuluar pluhuri i harresës kolektive.…
Kategori: AKTUALITET
fotolajm: Lidhet ura e Fshatit, në pranverë nis qarkullimi
Ura e Fshatit Fshat u bashkua më 25 nëntor 2020, duke i hapur kështu mundësitë që në pranverën e vitit të ardhshëm, në rrugë të nisë qarkullim i automjeteve.
Kjo urë është një nga gjashtë urat e Rrugës së Arbrit, e dyta për nga rëndësia, pas Urës së Vashës. Ajo është e gjatë 174 metra dhe e lartë 157 metra. Konstruksionet metalike të saj, ashtu si Ura e Vashës, janë realizuar me elemente çeliku me karbon të saldueshëm.…
Banorët e Maqellarës kërkojnë ujë për vaditje
Më shumë se 300 banorë të zonës së Maqellarës kanë nënshkruar një peticion drejtuar Bashkisë së Dibrës me kërkesën e tyre për përmirësimin e situatës së vaditjes së tokave bujqësore. Në këtë peticion banorët kanë ngritur shqetësimin e kahershëm të tyre për mungesën e ujit vaditës, keqmenaxhimin e rezervuarëve dhe burimeve të tjera ujore, mungesën e ndërhyrjes së bashkisë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e veprave ujitëse, dhe keqadministrimin e ujit vaditës.…
Lexo më shumëShkencëtari i bimëve mjekësore
Askush nuk do ta besonte se fëmija i dhjetë i një familje të varfër nga fshati Mustafe do të bëhej doktor shkencash dhe një shkencëtar i mirëfilltë i bimëve mjekësore. Zyberi i vogël, më shumë se uri për bukë e ushqime kishte uri për libra, dije e shkencë. Filloi ti ngjisë hapat e shkollimit, duke qenë gjithnjë në tabelat e më të mirëve.…
Lexo më shumëShefqet Kaca, njeriu i veçantë
Është përcaktuar dhe pranuar si aksiomë, kanë thënë dhe thonë se, çdo njeri bën gabime dhe ka të meta dhe se, njeri pa gabime e pa të meta nuk ka. Dhe, kjo është një e vërtetë e provuar, por është një e vërtetë relative, jo absolute. Sepse, ndonëse rrallë, shumë rrallë, bile tepër, tepër rrallë, ka edhe njerëz pa të meta.…
Mjeku enciklopedist Ramazan Buci
Unë e prita me gëzim, kur dr. Ramazan Buci, një nga studentët e mi, më solli dy libra: jetëshkrimin e vet “Një jetë për jetët e të tjerëve”, shkruar nga shkrimtari Xhafer Martini, dhe një libër origjinal shkencor me titull “Përballë sfidave të kohës”. Ramazan Buci ka qenë një nga studentët më të mirë që kam mësuar në jetën time.…
Lamtumirë miku ynë i mirë Hidër Daci
Një aksident i papritur, afër Shkallës së Tujanit më datën 22 nëntor 2020 i mori jetën Hidër Ibrahim Dacit. Njerëzit e afërm, kolegët e punës, dashamirësit erdhën pranë familjes për të lehtësuar sado pak dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
E përcollën në varrezat e Grevës, në vendlindje pranë prindërve të tij qytetarë nga Peshkopia e fshatrat për rreth, punëtorë të mobilerisë “Erald sh.p.k.”…
Bardhyl Hidër Manjani, biri i Grykës së Vogël
Ndahet nga jeta në moshën 82 vjecare, ish ushtaraku i karrierës Bardhyl Manjani.
Dibra ka një histori të lashtë, me popullim të hershëm. Ajo renditet ndër qytetet e vjetra të banuara dhe ruan një popullsi të mirëfilltë qytetare.
Në vitin 1918, në Homesh të Grykës së Vogël, Dibër u hap shkolla e parë shqipe. Të gjithë mësuesit e Dibrës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për formimin e brezave të tërë, kontribut i cili është i njohur nga historiku i arsimit shqiptar.…
Qeveria optimiste, Rruga e Arbrit hapet pas 6 muajsh
Pamje nga ura e re e Vashës, 24 Tetor, 2020
Balluku: Qeveria nuk ka detyrime të pashlyera ndaj kompanisë. Rruga do të përfundojë brenda afatit.
Një vëzhgim në terren: Ja segmentet që kanë përfunduar dhe ku po punohet
“Mes rrugëve që duhen përfunduar gjatë 2021 është Rruga e Arbrit, e cila do të përfundojë përpara afatit të parashikuar”, tha Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë një analize vjetore mbi Infrastrukturën të mbajtur më 21 tetor 2020.…
Lexo më shumëBechtel kërkon Skavicën përmes ndihmës së qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane
Një foto pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit.
… Lexo më shumëSkavica do t’i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë, që do të reduktojë përmbytjet, do ta bëjë prodhimin e energjisë shqiptare më pak të varur nga reshjet vjetore të shiut.
Skavica duhet të ketë një projekt që mbron mjedisin në afatgjatë, e mbi të gjitha duhet të jetë një projekt model sa i përket kompensimit të pronës private, dhe rentës që duhet të përfitojnë bashkitë që preken nga kjo vepër.
