Belinda Balluku, zv. kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës: Studimi gjeologjik i cekët. Çështjet e sigurisë janë shumë më të rëndësishme se dëshira për të mbaruar sa më shpejt.
… Lexo më shumëBerberi: Gjatë kësaj vere kemi një përfundim total të punës në të gjitha kantieret e ngritura, përjashtuar tunelin. Në fund të muajit korrik, javën e parë të muajit gusht, ne hapim përfundimisht për regjimin e trafikut të plotë, rrugën nga dalja e tunelit në shkallën e Tujanit deri në Murriz dhe nga dalja e tunelit deri në Maqellarë.

Autori fokusohet në rolin e familjeve me ndikim në zonë, apo “ familjeve të mëdha” siç u thoshin ndërkohë. Ai ndalet në persona të veçuar klerikë, mësues të kohës së tyre, intelektualë dhe njerëz të tjerë të mëparshëm e të sotëm që me aftësitë e tyre kanë qenë kontribues në zhvillimin ndaj luftërave, në udhëheqjen e proceseve zhvilluese në komunitetit e Uj’e Mujës.…
Dibranët kanë ditur të spikasin me profesionalizimin e tyre, fal dhe guximit në sipërmarrjet në fusha të ndryshme kudo ku kanë shkuar në metropolet e Europës, Amerikës e më gjerë. Sipërmarrja e tyre ka qenë e ndryshme, por më të guximshmit dhe me një mision human dhe patriotik kanë qenë ata që kanë guxuar të ngrenë një media në gjuhën shqipe.…
Zall – Dardha, Dibrës dhe madje gjithë Shqipërisë i ka dhënë kulturën dhe artin, duke e furnizuar me artistë, këngë e valle. Të shumtë janë artistët nga Zall Dardha të njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht. Muharrem Gjoka është njëri prej tyre, i cili vjen në 80 vjetorin e ditëlindjes (këtë 16 qershor) me bukuri të rrallë fizike e shpirtërore, (si edhe në moshën e tij rinore), i përmbushur në të gjitha aspektet e jetës si askush tjetër; me memorien e freskinë e mendimit e të veprimit, me një familje shembullore dhe me miq e shokë të shumtë nga e gjithë Shqipëria, Kosova e hapësira mbarëshqiptare në botë.…
Ishte e diel atë ditë. As vetë nuk e di se si një zë i njohur nëpërmjet telefonit më ftonte për një kafe.
Këtë takim do ta quaja bisedë mes miqsh për kolegun, shokun e mikun tonë Ramadan Gjorllaku, që megjithëse nuk jeton na mbledh neve për ta kujtuar.
Kur mësova, më 30 nëntor 2021, se nxënësi, shoku dhe miku im Enver Laçi me rrënjë në kullën tre katesh majë kodrës që sheh tërë luginën e lumit të Mallës, kullë që kisha bujt e kisha pirë kafen e veçantë që pjek Reçi, ishte i sëmurë, madje rëndë i shtruar në spital, siç më shkruante shoku i tij i ngushtë i shkollës bujqësore të Peshkopisë Hamza Hyka nxora nga shpirti urimin: SHËRIM TË SHPEJTË ENVER LAÇI !…
Para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 në Shqipëri gjatë segmentit të Rrugës së Arbërit në Planin e Bardhë u punua intensivisht. Dhjetë ditë para zgjedhjeve, më 3 maj 2023, rruga u hap për qarkullim në regjimin e kantierit. Ky segment rrugor ka nisur të ndërtohet në vitin 2011 dhe në vitin 2013 duhet të kishte mbaruar. U desh një pritje 10-vjeçare për një punë pak mujore që ky segment të vihej në funksionim.…