Gjurmë në fjalë
Avni Ndreu
Poezi
Botimet M&B
ISBN: 978-9928-353-89-4
Faqe: 144
Çmimi: 500 lekë
Nga Halil RAMA
Opinioni i gjerë publik e ka njohur dhe e njeh më shumë si artist, si kërcimtarin e koreografin më të mirë të qindra valleve me motive nga të gjitha trevat e Shqipëisë e të arbëreshëve të Italisë. E njeh si ndër themeluesit e udhëheqësin artistik të të parit edicion të “Odës dibrane” dhe po ashtu si themeluesin dhe drejtuesin e Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu”- Nderi i Kombit, ansambël ky që në 10 vitet e fundit ka fituar dhjetra çmime të para e trofe në festivale kombëtare e ndërkombëtare, si në Turqi, Ulqin, Shkup, Strugë, Kërçovë….…
Gjurmë në fjalë
Maqellara, djep i artit dhe kultures, apo siç njihet edhe si Myzeqeja e Dibrës, veç resurseve të shumta natyrore për ta konsideruar perlë turistike, shquhet në rang kombëtar edhe për resurset e shumta njerëzore e intelektuale.
A e din Konventa e Bërnës ku bie Dibra që mbytet e zhduket përgjithmonë?
Herën e fundit kur kisha kaluar nëpër Kukës me veturë, ende nuk ishte hapur autostrada, që quhet “Rruga e kombit”.…
Maqellara, njësia më e madhe administrative e Bashkisë Dibër dhe e qarkut me të njëjtin emër, për të dytin vit radhazi përjeton ditë-festën e saj. Nismëtarë dhe protagonistë të kësaj dite, dy kolegë gazetarë dhe shkrimtarë të njohur, Osman Xhili dhe Setki Jashari. Prej disa ditësh ata ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale intelektualë të zonës, vendas e me banim në Tiranë, Peshkopi e Bulqizë, si dhe emigrantë të ardhur për pushime në vendlindjen e tyre.…
Ka mënyra të ndryshme si mund të hysh në dialog me vepra të caktuara arti, madje edhe të rrish gjatë me to. Kjo më ndodhi me Valle dibrane, vepër e piktorit Bajram Mata. Ngacmimi fillestar erdhi gjatë një bisede rreth veprës, organizuar në kuadër të ekspozitës “Tirana Patience”, hapur rreth dy vjet më parë në Galerinë e Arteve.…
Në këtë vëllim autori Shaqir Skarra, që është një mbledhës dhe studiues i zellshëm i krijimtarisë popullore, historisë dhe trashëgimisë kulturore të popullit tonë, ka paraqitur një tufë legjendash dhe anekdotash që kanë vlera artistike e gjuhësore, letrare, historike e folklorike të padiskutueshme. Këto do t’i kuptojë lexuesi që në faqet e para të këtij botimi. Nga shumë legjenda, tregime popullore, anekdota e fabula që i ka gjurmuar me pasion dhe i ka vjelë me kujdes te persona të moshave të ndryshme, nga ato që i përdor me aq kujdes konaku i Dibrës dhe i trevave të tjera të vendit, nga ato që ka dëgjuar në Odat e Dibrës kohë pas kohe, ai ka zgjedhur disa nga më të mirat, që ka menduar se janë edhe të nevojshme, edhe të këndshme për lexuesin.…