Nga Halil RAMA
Njëmbëdhjet vëllime me poezi për të rritur, katër libra me poezi për fëmijë, pesë libra me fabula e poema, tre me hajke, dy me sonete, një me tekste këngësh, tre libra me përkthime të soneteve të Shekspirit, gjashtë romane dhe dy vëllime me tregime, si dhe tre albume me këngë, padyshim që përbëjnë një bilanc mjaft të pasur të poetit, prozatorit dhe kanautorit të mirënjohur Naim Berisha.…

Në fakt nuk e prisja kaq shpejt ku brenda vitit poetja, tashmë e afirmuar dhe e njohur nga lexuesi i shumtë shqiptarë, për lirikat e bukura dhe plot kolorit, Sulbije Shehu(Tota) do të na jepte si dhuratë librin e saj të tretë me titull “I fola hënës me pika loti”.
Xhafer Martini
Argumentet e qeverisë se ndërtimi i HEC Skavica mënjanon ose parandalon përmbytjet në zonën e nën Shkodrës, është i gënjeshtër, pasi liqenet e HEC-ve në kaskadën e Drinit, kur ka shira me intensitet mbi 100mm shi në 24 orë dhe për një periudhë 4-5 ditë pa ndërprerje, detyrojnë autoritetet shtetëror (KESH) të shkarkojë nëpërmjet portave të shkarkimit përtej kapaciteteve të agregateve të prodhimit të energjisë deri në 2800-3200 m3/sekondë dhe duke shkaktuar kështu përmbytje në zonën e nën Shkodrës.
Më qëlloi (krejt papritmas) me ndejtë me të… Më thanë të drejtën i druhesha atij takimi, siç na ndodh kur ndeshim përballë një shok ushtrie mbas 30 e kusur vitesh, ndonëse koha e kalueme bashkë ka qenë e pakrahasueshme me askënd tjetër për sinqeritetin, ngushëllimet, trishtimin dhe sfilitjet; për zhgënjimet dhe hidhësitë e një jete pa shpresa, përkundër andrrimeve nën qiellin e natës dyst me yje që shkëlqejnë e kputen honeve të errët; për ngashërimat e heshtuna me kokën e mbulueme ndën batanijet e ashpra ushtarake… Po, por nuk mjaftuakan as këto, se na, prapëseprapë, i bishtnojmë takimit: kthejmë kokën mënjanë, kinse nuk e vemë oroe, kinse jemi t’përpimë prej punës, ndërkohë që vigjëlojmë veshëcurrekë, derisa momenti i takimit të jetë shmangë.…