Gjurmë lashtësie në Çidhën

Çidhna, kjo njësi territoriale dhe etno-kulturore, gjeografikisht shtrihet në Dibër të Poshtme, në luginën e Drinit të ZI, në veri dhe veriperëndim të qytetit të Peshkopisë. Si territor përfshin një hapësirë relativisht të gjerë që fillon që nga Zhuri i Pllajut në kufi me Matin dhe maja e Runjës së Lurës, duke përfshirë këtu edhe bjeshkët e Pllajut e të Xharxhishtit, që shtrihen në anën perëndimore të Drinit të Zi dhe arrin deri në rrëzë të Korabit, përfshirë këtu edhe bjeshkën e Gramës, në anën lindore të Drinit. Çidhna si krahinë nga veriu kufizohet me krahinën e Dardhës; nga veri-lindja kufizohet me Ujë e m’ ujen (Shumbetin, Slloven etj); nga lindja kufizohet me malin e Korabit; nga jug-lindja kufizohet me Katundet e Epra(Limjan, Sohodoll etj); nga jugu kufizohet me përroin e Gjelagjoshtit e katundet Vakuf e Kishavec në anën lindore të Drinit dhe me krahinën e Muhurrit; nga perëndimi kufizohet me krahinën e Matit me të cilët i ndan Bjeshka e Pllajut; dhe nga veri-perëndimi kufizohet me Lurën, të cilët i ndan bjeshka e Xharxhishtit.
Aktualisht Çidhna si krahinë, përbëhet prej 18 katundesh: Çidhna e Poshtme, Grykë-Nokë, Sinë e Epër, Sinë e Poshtme, Arras, Kodër-Leshej, Mustafaj në anën perëndimore të Drinit; Kurse në anën lindore të Drinit të Zi shtrihen fshatrat: Fushë-Çidhën ose Fushë-Alie, Laçes, Blliçe e Epër, Blliçe e Poshtme, Rrenzë, Kukej, Kastriot, Brest i Epër, Brest i Poshtëm, Kandërr dhe Fushë-Kastriot (nënkupto këtu vetëm Krekasit (ose Përgjegjej) duke mos llogaritur këtu sektorin e NB-së, i cili është populluar edhe me banorë të ardhur nga krahina të tjera.
Qysh në fillim duhet theksuar se ashtu si vetë krahina e Çidhnës, edhe banorët e saj të sotëm janë shumë të vjetër në këtë trevë. Ata, si ngulim, arrijnë deri në thellësi të shekujve. Në dokumentin shtetëror osman të shek.XV, Defteri emëror i vilajetit të Dibrës i vitit 1467,1 përmenden këto katunde të Çidhnës së bashku me banorët (kryefamiljarët) e tyre: Çidhna e Epër me 16 shtëpi, Çidhna e Poshtme me 8 shtëpi, Sina e Epër me 3 shtëpi, Sina e Poshtme me 3 shtëpi; Gardhi i Poshtëm me 9 shtëpi; Shashari me 2 shtëpi; Guri me 4 shtëpi, Bresti i Epër me 2 shtëpi dhe Brest i Poshtëm me 5 shtëpi. Në atë dokument përmenden edhe fshatrat Ariza (Arëza) (sot Arras,-A.H) me 5 shtëpi, Bulkije 6 shtëpi, Shilbatër (Salbatër-A.H) me 6 shtëpi, për të cilat unë kam hedhur mendimin2 se ata mund t’i identifikojmë me katundet e sotme të krahinës së Çidhnës, respektivisht me Arizan me Arrasin, Bulkijen me Blliçen e Poshtme (e cila thirret dhe Bulç, në kuptimin bujq) dhe Shilbatrën me Salbatrën, d.m.th. Sulejt, siç quhet sot një nga lagjet e fshatit Fushë-Çidhën3. Siç shihet, koha ka bërë të vetën, Çidhna e Epër sot nuk ekziston as si katund dhe as si mikrotoponim. Mbështetur në të dhënat e dokumentit të lartpërmendur, si dhe në toponomastikën dhe onomastikën e sotme siç e kam trajtuar edhe në një studim të mëparshëm4, kam pas arritur në përfundimin se në mos u përputhtë plotësisht me fshatin e sotëm Grykë-Nokë, Çidhna e Epër, duhet të ketë qënë shtrirë në nëj territor të tillë që nga Gjurra e Nokës dhe lagjja Pashnjar e deri në Livadh të Arrase, në Prat. Por duke u thelluar në mikrotoponimin e “Çidhnës së Poshtme të sotme, (një parantezë: ky toponim e ka ruajtur edhe sot atributin “Çidhën e Poshtme”, edhe pse aktualisht nuk ekziston antonimi “Çidhna e Epër” e vitit 1467. Banorët vendas kanë vazhduar ta quajnë gjithmonë kështu “Çidhna e Poshtër” për ta diferencuar e dalluar atë nga termi “Çidhën” në kuptimin e gjithë krahinës) kam evoluar, e tërheq mendimin e parë, sepse më afër së vërtetës është mundësia që Çidhna e Epër e përmendur në Defterin kadastral osman të vitit 1467, të mund të identifikohet me skajin veriperëndimor të rrafshës së Çidhnës së Poshtme të sotme, më sakt, me lagjen veriperëndimore të saj, e cila nga banorët vendas të Çidhnës quhet “Katuni i Epër”, sepse ajo është në një pozitë gjeografike, në një terren pak më të lartë se pjesa tjetër jug-lindore e rrafshes së Çidhnës, e cila nga banorët vendas, nga Çidhnakët quhet “Katuni i Poshtër”, sepse kjo lagje është në një pozitë gjeografike pak më të ulët se pjesa tjetër veri-perëndimore, siç përmendet “Katuni i Epër”. Pra, përfundimisht “Çidhna e Epër”, e përmendur në “Defterin emnor të Vilajetit të Dibrës të vitit 1467”, duhet të identifikohet me “Katunin e Epër” me lagjen veriperëndimore të Çidhnës së sotme, kurse “Çidhna e Poshtër” e përmendur në Defterin emnor të vitit 1467, duhet të identifikohet me lagjen “Katuni i Poshtër” i Çidhnës së sotme. Ajo që na shtyn të ngulim këmbë për këtë tezë, na ndihmon edhe fakti se katundi Çidhën ka edhe pesë lagje të tjera: “Breth”, “Bokas”, “Maj të Epër” dhe “Maj të Poshtër” dhe “Resëm”, të cilat edhe pse me një distancë të largët nga qendra e fshatit, ato quhen lagje dhe jo katund, ashtu si dy lagjet e përmendura më sipër: “Katuni Epër” dhe “Katun i Poshtër”.
Së dyti, nisur dhe nga fakti se të gjithë fiset e “Katunit të Epër: Basha, Cani, Tola, Xheçi e Cerri, të cilët pjesërisht shtrihen edhe në lagjet “Breth” e “Bokas”, thirren edhe me një emër të përbashkët më të hershëm: “Bisë”, kurse fiset e Katunit të Poshtëm: Krrash, Tërshallë, Daci, Kolë, Përgjegji e Sala njihen me emrin e përbashkët “Dujs”, të cilët përbëjnë një vëllazëri më vete, ky fakt na jep një argument tjetër më shumë se këto dy lagje në kohë të hershme kanë qenë fshatra më vetë, të pavarur nga njëri-tjetri.
Që “Katuni i Epër” i Çidhnës së Poshtme të sotme duhet identifikuar me Çidhnën e Epër mesjetare të vitit 1467 dhe “Katuni i Poshtër”(Poshtëm) i Çidhnës së sotme është “Çidhna e Poshtër” mesjetare e vitit 1467, të cilët kanë qenë katunde më vete, të pavarura, këtë mendim e mbështesim edhe në këto argumente të tjera shtesë: Të gjithë fiset e Katunit të Epër: Basha, Cani, Tola, Xheçi Hoxha (Kuta) dhe Cerri, të shtrirë edhe në lagjet Breth e Bokas, të Çidhnës, si edhe me fiset Margjoni, Kuta, Spata e Manërkolli, të shpërndarë në fshatrat në anën tjetër, lindore të Drinit: në Laçes, Blliçe, Rrenz, Fushë Çidhën (Fushalie) dhe Kandërr, përbëjnë një etni qysh prej asaj kohe (të Tolë Gjoneshit) që përmendet në Çidhnën e Epër të vitit 1467, sa që as sot nuk bëjnë krushqi, jo vetëm ndërmjet tyre, por as edhe me nipërit e mbesat e fiseve përkatëse (nga ana e vajzave të martuara në fise të tjera). Ndërsa në të kundërtën e asaj që përmendëm më sipër, fakti se fiset e “Katunit të Epërm” të Çidhnës: Basha, Cani, Tola kanë lidhje krushqie me fiset e “Katunit të Poshtër” të Çidhnës, respektivisht: fiset Daci, Krrashi, Tërshalla etj, përbën një argument tjetër më shumë që na bind se Çidhna e Epër e vitit 1467 duhet identifikuar me lagjen “Katuni i Epër” të Çidhnës së Poshtër të Sotme.
Katundi “Shashari” i vitit 1467 sot haset si lagje e fshatit “Kodër-leshej”, më saktë “Zall-Leshej” kurse “Gardhi i Poshtëm” haset si lagje e fshatit Sinë e Poshtme, ndonëse është për t’u theksuar se toponime me emrin “Zhgjerth” kemi sot edhe në Sinë të Epërme edhe në Çidhën të Poshtme. Siç dihet, fjala zhgjerdh, shumësi i fjalës gardh, e cila ka lidhje me fjalën sllave “grad” që në shqip do të thotë “qytet”, dhe që një toponim i tillë i sotëm me emrin “qytet”, siç kemi në Çidhën “Kepi i Xhitetit” (qytetit) pranë të cilit dëshmohet “Kalaja e Çidhnës”, buzë Setës, pikërisht në kodrën në të cilën është shtëpia e Mersim Zenel Krrashit, ngjitur me Kepin e Xhitetit, në anën e majtë të lumit të Setës, aty ku sot është ura automobilistike mbi lumin e Setës, përbën argument bindës se fshati “Gardhi i Poshtëm” që përmendet në testamentin e Gjon Muzakës si njëri nga fshatrat (Sina dhe Gardhi i Poshtëm) që kanë qenë prona e parë e Pal Kastriotit, gjyshit të Skënderbeut, duhet të ketë qënë këtu, pranë Kepit të Xhitetit, më saktë, fshati Çidhën e Poshtme. Ndërsa fshatrat e sotëm Mustafej, Kodër-Leshej, Laçes, Fushë-Çidhën (Fushë-aliej), Rrenzë, Kukej dhe Kastriot nuk përmenden në atë dokument, prandaj nxjerrim konkluzionin se ato mund të jenë krijuar më vonë, pas asaj periudhe. Ndaj hedhim mendimin se fshati Kastriot duhet te jetë quajtur kështu në kujtim të fisit më të përmendur të asaj kohe, Kastriotëve, veçanërisht për nder të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si bir i kësaj treve.
Siç dihet, banorët e sotëm të trevës së Çidhnës, ashtu si të mbarë Dibrës, për arsye të njohura historike kanë emra të besimit islam, por vazhdimësia më e hershme e besimit të mëparshëm të tyre ruhet në mbiemrat (Llagapët) e tyre, të cilët janë ruajtur nga emrat e vjetër të burimit shqiptar, si: Tola, Kola, Marku, Loka, Laçi, Kariçi, Noka, Bushi, Manërkolli, Margjoni, Kuta, Spata, Zhuka etj. Kështu nga Tolë Gjoneshi i vitit 1467 kemi sot fiset Tola, Basha, Cerri, Kuta, Hoxha, Margjoni, Manërkolli e Spata, ndonëse të përhapur në Çidhën të Poshtme, Fushë-Çidhën (Fushëalie), Laçes, Rrenzë, Blliçe dhe Kandërr. Nga Gjergj Karriçi dhe Leka Laçi të vitit 1467 në Çidhën të Epër kemi sot fiset Kariçi e Laç në Grykë-Nokë, si dhe të gjithë ato fise të tjera që janë të një gjaku me ta; nga Kolë Prifti i vitit 1467në Sinë të Poshtme, kemi sot fiset Prifti, Tafa, Kovaçi (ky i fundit në Sinë të Epërme dhe në Laçes).
Në studimet tona të mëparshme “Një vështrim gjuhësor mbi toponimet e fshatit Çidhën e Poshtme”5 dhe “Vështrim historiko-gjuhësor mbi toponimet e trevës së Dibrës”6 (këtë të fundit në bashkëpunim me Myfit Trepçën) ku kemi shqyrtuar nga pikëpamja historike dhe gjuhësore disa nga toponimet e trevës së Dibrës, kemi trajtuar lidhjet e vazhdimësisë ndërmejt toponimeve të sotme dhe toponimeve ilire, të dokumentuara ose jo tek autorët antikë, por që duke i ananlizuar gjuhësisht, të çojnë këtu. Kështu, ndër të tjera kemi arritur në përfundimin se krahas toponimeve Dibër e Titajrë edhe makrotoponimi Çidhën dhe kalaja e saj: “Kidhina” në Defterin turk të vitit 1467; “Kudine” tek Barleti dhe “Chidne” (Didna) te Biemmi; “Chidna” te S.Gasperi që të kujtojnë kalanë “K i v i v a s” (kithinas), të ndërtuar prej Justinianit, lidhen drejpërdrejt me ilirishten dhe në të njëjtën kohë tregon vazhdimësinë etno-kulturore ilire të banorëve të kësaj treve.
Emrin e fshatit “Arras”, që në Defterin turk të vitit 1467 del me formën “Ariza” (Arëza)7, në veprën “De Aedificiis” të Prokopit të Cezaresë, shkruajtur rreth vitit 558 të erës sonë, e hasim në formën “Arsa” (Apoa)8- emër kështjelle për krahinën e Dardanisë. Gjuhëtarja Eljana Paço mendon se emri Arsa i Prokopit të Cezarese ruhet edhe sot si emër vendi dhe ajo e gjen atë të ruajtur në dy forma, Arsa dhe Arra, në të cilat ruhet a-ja nistore e theksuar, emër vendi në rrethin e Dukagjinit, në të djathtë të lumit Drin.9 Kurse ne e gjejme atë të ruajtur edhe te fshati Arras i Çidhnës, i cili në bazë të ligjeve fonetike të shqipes shpjegohet plotësisht me fenomenin e metatezës, përveç faktit se pranë tij kemi edhe kalanë shumë të vjetër të Çidhnës (pikërisht në vendin ku sot ka shtëpinë Mersim Zenel Krrashi). Duke u rikthyer tek emri nga kuptimi “Arras” theksojmë se ai lidhet me fjalën “arrë-a” dhe është mjfat i përhapur në Shqipri, si “Arra”, “Arrë-Mollë”, “Fushë-Arrëz” etj. A.Majer (Die Sprache der Alten Illyrier, fq.61) emrin Arsa të Prokopit e lidh me emrin e fshatit Ras10, gjasim ky që është më pak i mundshëm.
Të kësaj natyre, që ngrenë peshë në lidhjet e përbashkëta iliro-shqiptare janë edhe forma të lashta emërtimesh që sot ekzistojnë si mikrotoponime, kurse si apelativa paraqiten në forma të reja në përputhje me ligjet fonetike të Shqipes. E kemi fjalën këtu për emërtime të tilla të nomenklaturës gjeografike si shkrep, kep, krep dhe grep, në kuptimin “shkëmb”11. Të tilla mikrotoponime, në përbërje të të cilave kanë fjalën grep kemi mjaft, si: Grepi në Sinjë të Poshtme; Grepi i Shkallmagjës, Grepi i Rrilës, Dardha-Grepas në Çidhën të Poshtmel Grepi i Lapve në Grykë-Nokë, Grepi i Çene (i qenve) ne Pllaj etj.
Edhe toponimet me origjine latine, si dhe ato që u krijuan më vonë në truallin e shqipes nga apelativa latinë, siç paraqiten në gjendjen e sotme, si: Shetrrej, Kepi i Xhitetit, Fusha e Xhitetit, në Çidhën të Poshtme; Shëmërtaj në Grykë-Nokë, dhe Kodra e Shënediellit në Rrenzë dëshmojnë se edhe gjatë mesjetës kanë ardhur po nëpërmjet gojës së shqiptarëve.12 Një argument i qenësishëm në këtë drejtim është vazhdimësia po nëpërmjet gojës së shqiptarëve, bile deri në ditët tona, i elementëve toponimikë me prejardhje nga terminologjia e krishtërimit katolik, të përhapura shumë kohë më përpara se ardhja e sllavëve në këto vise. Të tilla janë si: Domark nga Dom Mark në Çidhën të Poshtme; Shëmërtaj (nga Shën Martin) në Grykë-Nokë; Kodra e Shënediellit në Rrenzë etj, pa llogaritur këtu toponimin “kishë” që është shumë i dendur në këtë krahinë. Të gjitha këto sa thamë më lart tregojnë se banorët e sotëm të Çidhnës janë autoktonë, se të parët tanë kanë qenë gjithnjë të pranishëm në këtë trevë, gjë që dëshmon për vazhdimësinë e tyre të drejtpërdrejt nga stërgjyshërit tanë të hershëm, ilirët. Në këtë aspekt theksojmë faktin se në Çidhën kemi pas një qytet, gjë që dëshmëohet nga dy toponimet: Kepi i Xhitetit dhe Fusha e Xhitetit, si dhe Kalaja e Çidhnës, një kala e vjetër ilire kjo, rrëzë së cilës shtrihet lumi Seta, në një terren të ngjashëm për nga konfiguracioni, identik me simotrën e saj, kalanë ilire, 2500 vjeçare të Beratit, me një konfiguracion gjeografik të përngjashëm, identik: të dyja në anën jugore të kodrave përkatëse, të mbrojtura nga erërat e veriut dhe që të dyja buzë lumenjve me ujë të pijshëm, respektivisht të SETËS dhe OSUMIT. Në mbështetje të mendimit tonë se këtu pranë “Kepit të Xhitetit” ka qenë Kalaja Ilire e Çidhnës, si argument po bashkëngjes këtu një foto të “murit ilir” të kësaj kalaje, të fotografuar në vitit 1960 nga fotografi Refik Veseli, ish-punonjës i Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili poshtë saj kishte shënuar këtë diçiturë:
“Kala ilire përballë Fushë-Alies”.
Sqarojmë këtu se për fat të keq, ky monument historik, arkeologjik, me vlera të pallogaritshme për historinë jo vetëm të krahinës së Çidhnës e të Dibrës, por për mbarë historinë kombëtare shqiptare, ato gjurmë të murit të Kalasë së Çidhnës, janë asgjësuar në vitin 1971 nga padituria e punëtorëve të ish-ndërmarrjes së ujërave të Peshkopisë, të cilët e kanë thermuar me mina, për t’i kthyer në zhavorr për ta përdorur për mirëmbajtjen e kanalit të Setës që kalon mbi Drin e del në Laçes, Fushë-Alie, Kastriot etj.
Të tre këto toponime: Kepi i Xhitetit, Fusha e Xhitetit dhe Kalaja ilire e Çidhnës, pranë dhe ngjitur me njëri-tjetrin, përbëjnë argument për të na bindur se këtu kemi të bëjmë me një qendër urbane e hershme. Lidhur me këtë vlen të theksojmë faktin se vetëm në Çidhën të Poshtme kemi katër toponime me emrin “Kishë” ku ekzistojnë edhe gjurmët e mureve të tyre, ndërsa sipas dëshmisë së disa pleqve, ata arrinë deri në shtatë të tilla; si dhe fakti tjetër se në Çidhën dhe në Shashar,më 1467, veç të tjerash përpunohej edhe mëndafshi, përbën një argument tjetër më shumë që tregon se këtu ka qenë një qendër urbane e hershme. Lashtësia e këtij qytetërimi mund të arrijë deri në periudhën homerike të para 2500 vjetëve. Këtë konkluzion e mbështesim në argumentin se përputhja e emrit të hyjneshës greke “Circe”, personazh i Homerit në këngën XII të poemës së tij “Iliada dhe Odisea”, që ngjason jo vetëm në aspektin fonetik, por edhe më gjerë, me toponimin “Çërce” në “Çidhën”, për të cilin banorët vendas tregojnë një sërë legjendash me personazhe xhindësh, shtrigash, kuçedrash, zanash, magjistricash etj, pra edhe nga karakteristikat e personazhit “Circe”, e cila si hyjneshë, këshillon Uliksin që t’i shmanget luftimit me kuçedrën “Shilë”, me gjashtë krerë e me nga tri palë dhëmbë, nuk mund të jetë thjesht rastësi.
Nisur edhe nga fakti se shumë studiues kanë konkluduar se Homeri, autori i poemave “Iliada” dhe “Odisea” është me origjinë pellazgo-ilire (pra, shqiptare) edhe neve na lejohet e drejta të mendojmë se, së pari, përputhja e plotë e toponimit “Çirçe” në Çidhën me emrin e hyjneshës “Circe”, të krijuar nga Homeri në poemën “Odisea” nuk mund të jetë një përputhje e rastit; së dyti, mbështetur në sa sipër, na lejohet të hamendësojmë se edhe vet Homeri mund te këtë qenë ndoshta dhe nga Çidhna, i cili duke njohur toponimin “Çërce” dhe legjendat rreth tij, duhet të jetë frymëzuar prej tij për të krijuar atë personazh e për t’i vënë atë emër, “Circe”. Prandaj nuk do të thyenim ndonjë “tabu” nëse do të mendonim se edhe Homeri i Greqisë së Lashtë paska qenë një emigrant nga Çidhna, ashtu siç kanë emigruar edhe sot djemtë tanë në Greqi, Europë e në të katër kontinentet e botës. Në këtë aspekt edhe arvanitasi Aristidh Kola përbën argument si një “Homer” shqiptar i shek.XX, ashtu siç mund të ndodh në të ardhmen një fenomen i tillë edhe me Abdurrahim Ashikun, që ka emigruar në Greqi, nëse do ta botojë edhe në greqisht krijimtarinë e tij.
Së dyti, janë ilirët, ndërmjet tyre edhe Çidhnakët e asaj kohe, si puna e Homerit, autori i “Iliadës dhe Odisesë”, i cili i frymëzuar nga emri i toponimit “Çërçe” krijoi personazhin e hyjneshës Circe që përmendet në këngën XII të poemës “Odisea”, po ashtu, edhe te autorët e tragjedive të letërsisë klasike të asaj periudhe antike, p.sh.Eskili, Euripidi, Sofokliu etj. mund të kenë qenë ilirë, nga ata emigrantë të cilët, ashtu si Homeri, duhet të kenë qenë nga ata që e kanë pas njohur nga afër gjuhën alegorike e filozofike të mexhliseve e të kuvendeve të pleqve në odat e Çidhnës e të mbarë Dibrës, e cila është e gjallë dhe aktive edhe aktualisht, në ditët tona, vetëm në Malet e Dibrës. Prandaj, mbështetur në sa sipër, mund të hamedësojmë dhe të gjykojmë se nuk do të bënim ndonjë gabim nëse do të mendonim se jo vetëm krijimtaria letrare homerike paska qenë kulturë ilire, jo greke, por tanimë, mund të mendojmë se edhe pjesa tjetër e krijimtarisë letrare, të asaj periudhe, të cilën, neve, brezit të kohës sonë, historiografia letrare na e ka pas servirur si letërsi antike greke, ose letërsi e lashtë greke, ka shumë mundësi që ajo të mos jetë letërsi greke, por mbështetur në argumentet e lartpërmendura, na jepet e drejta të gjykojmë se ajo krijimtari letraro-artistike e asaj periudhe mund të jetë e kulturës ilire, aq më tepër, përderisa historikisht është i njohur dhe i konfirmuar fakti se Iliria në lashtësi, gjeografikisht ka qenë shtrirë deri përtej Athinës, d.m.th. Athina ka qenë pjesë përbërëse e Ilirisë. Në këtë aspekt për gjurmë lashtësie të periudhës Ilire përmendim këtu dhe një argument autentik, lojën “PAZARTHI”
Në gjithë zonën e Çidhnës, sidomos në fshatrat e zonës fushore të anës lindore të Drinit si Laçes, Fushë,Bllice, Kastriot etj, dhe më gjerë në Dibër, fëmijët dhe të rinjtë kanë pas luajtur një lojë sportive popullore që quhej “Pazarthi”, e cila luhej në një fushë të hapur, si fushë futbolli me dy porta, të cilat quheshin “Pat”, ku lojtarët e secilës palë kur dilnin në fushë të hapur, (që quhej “pazari”) synonin të kapnin rob, lojtarët e palës kundërshtare. Por kur lojtari i përndjekur, (ai që kishte dalur më parë në fushë të lojës) ikte me vrap dhe futej në “patin” (portën e vet) dhe “merrte pat”, atij i ripërtërihej forca dhe pastaj, nga i përndjekur, ai kthehej në sulmues dhe përndiqte kundërshtarin për ta kapur rob, pasi pas prekjes me dorë të patit ose kalimit nëpër të, tashmë ishte kthyer në “sulmues”. Ky veprim i transformimit të lojtarit nga i sulmuar ose i përndjekur, pasi rikthehej e kalonte nëpër “patin” e vet, ose mjaftonte të prekte njërën shtyllë apo gur (kufirin e Patit), na kujton veprimin e personazhit të letërsisë antike greke, “Anteut”, birit të nënës Tokë, i cili, kur lodhej nga lufta në qiell kundër perëndive të tjera, ai ulej në Tokë për të rimarrë fuqi të reja dhe sapo të vinte këmbët në Tokë, i ripërtëriheshin forcat, merrte fuqi të reja dhe menjëherë ngrihej në qiell dhe risulmonte kundërshtarët, perënditë e tjera.
Veprimi i “marrjes pat” në lojën popullore sportive “PAZARTHI”, ka një ngjashmëri shumë të madhe si në formë edhe në përmbajtje me veprimin e “Anteut”, heroit të letërsisë antike greke, të cilit i ripërtëriheshin fuqitë sapo ai të prekte (të binte në kontakt) me nënën Tokë. Prandaj kjo ngjashmëri nuk është aspak e rastit, por ky fakt, veprimi dhe fjala “marr pat” përbën një argument tjetër më shumë që na dëshmon se gjurmët e kulturës dhe të qytetërimit të Çidhnës arrijnë deri në periudhën e letërsisë antike të Greqisë së Lashtë, e thënë ndryshe, janë të së njëjtës periudhë. Ndaj, mbështetur në gjithë sa sipër, konkludojmë se popullsia e Çidhnës është autoktone, e ngulur në këtë krahinë prej mijëra vjetësh.
Në këtë aspekt, lidhur me gjurmët e lashtësisë në Çidhën e më gjerë në Dibër, do të përmend këtu edhe këtë fakt:
Gjuha figurative, filozofike e EZOPIT dhe e tragjedive të ESKILIT, EURIPIDIT, SOFOKLIUT etj në Greqinë e lashtë, personazhet e të cilave ishin kryesisht perënditë pagane, prapa të cilëve në mënyrë figurative nënkuptoheshin pushtetarët tokësor, lokalë të asaj kohe, pra ajo gjuhë filozofike e Greqisë së Lashtë, ka qenë dhe është e gjallë dhe aktive edhe sot e kësaj dite, vetëm në të folurën figurative të pleqve filozofë në mexhliset e kuvendet e Odave të Çidhnës e më gjerë mbarë Dibrës. Ndaj, jo më kot, misionari anglez i dërguar në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në mos gabohem, Xhulian Emer-i, pasi qarkulloi rreth një vit nëpër odat e Dibrës, ku u njoh me filozofë popullorë të kalibrit të lartë si Tafë Kola, Dine Hoxha, Idris Zimuri (Shkurta), Selim Noka, Selim Sula etj., kur u largua nga Dibra, ato mexhlise (kuvende), ai i ka quajtur “Universitete filozofike të Dibrës”. Në ligjëratë të drejtë, ai është shprehur tekstualisht kështu në momentin e largimit:
“Sot kreva (mbarova) universitetin e tretë këtu, në Dibër, pasi dy universitetet e tjera i kam kryer më parë në Londër. Do të dëshiroja, bile do të isha i lumtur sikur edhe fëmijët e mi të vinin e ta kryenin edhe ata këtë “Universitet”. Pa njohjen e këtij “universiteti filozofik” të Dibrës ata do të mbeteshin të mangut.”
Në mbështetje të tezës së misionarit anglez, Xh.Emer, për përcaktimin e odave (mexhliseve) të Dibrës si “Universitetii Dibrës”, unë do të shtoj këtu edhe një vlerësim e përcaktim tjetër të tillë të ngjashëm për “odën” e Çidhnës nga historiani i mirënjohur, Akademiku Stefanaq Pollo, ish-drejtor i Institutit të Historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, sa vijon:
Prof.Stefanaq Pollo, në korrik të vitit 1982, i shoqëruar edhe nga Prof.Kristo Frashëri dhe Hazis Ndreu, ndërmori një udhëtim eksplorues në Çidhën e Sinë të Dibrës, për të hulumtuar nga afër për lidhjet e Skëndërbeut dhe të fisit të Kastriotëve në këtë zonë. Rrugën nga Tirana e morën nga ana e Rrëshenit dhe Lurës për të shijuar bukuritë e natyrës. Bashkë me Hazis Ndreun kishim planifikuar që kur të arrinin në Çidhën, ata të pushonin disa orë në shtëpinë time, jo vetëm për t’u çlodhur, por edhe për të bërë një bisedë me disa nga pleqtë e fshatit Çidhën. Pas një bashkëbisedimi prej rreth dy-tre orësh me pleqtë Adem Hoxha, Sadin e Shaqir Tola, Hamit Cerri, Osman Basha, Selim Xheçi dhe Destan Cani, Prof.Stefanaqi, i befasuar nga ajo atmosferë akademike e krijuar nga ai bashkëbisedim historik e filozofik, në kuptimin e plotë shkencor të fjalës, në çastet e fundit të bisedës, në momentin kur po ngrihej për t’u larguar, ai bëri këtë deklaratë publike për ndryshimin e bindjeve të tij shkencore për origjinën e Skëndërbeut:
“Sot që u njoha me këta pleq filozofë, tani jam i bindur plotësisht se Skënderbeu është nga kjo anë, nga Sina e Çidhna e Dibrës, pasi deri më sot nuk e kam pas një bindje të tillë.”
-Pse, profesor?! – ndërhyri Mustafa Tola, i pranishëm në atë mexhlis.
-“Një personalitet i tillë si Skëndërbeu, i përmasave evropiane e botëror, kurrësesi nuk mund të lindë në një taban bosh, në një vend pa tradita. Tani që një taban të tillë me tradita patriotike, etno-kulturore dhe filozofike e gjeta këtu, në Çidhën, tek këto pleq filozofë tani jam i bindur plotësisht se origjina e Skënderbeut është nga kjo anë, nga Çidhna”, – përfundoi Prof.S.Pollo.
Mbështetur në këtë fakt, vetëm në termin “Këta pleq filozofë” të shprehur nga Prof.S.Pollo, se kjo filozofi ishte një argument bindës që këtu kemi një vazhdimësi të traditave etno-kulturore që nga lashtësia aq sa mbi bazën e të cilave akademiku Pro.S.Pollo, ndryshoi edhe bindjet e veta shkencore për një tezë të tillë që deri në atë kohë kishte qenë e debatueshme në mendjen e tij, siç ishte ajo e origjinës së Skënderbeut, e cila u zgjidh përfundimisht nga Sesioni Shkencor i organizuar nga Instituti i Historisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me historianët e Dibrës më datë 1 Nëntor 1985 në Peshkopi, dhe me inagurimin e “Muzeut të Kastriotëve” në Sinë, me 2 Nëntor 1985.
Nisur nga fakti se Prof.S.Pollo që ato pleqtë bashkëbisedues me të i quajti që të gjithë “filozofë”, pa bërë dallim ndërmjet tyre, për ne është argument i mjaftueshëm që “universitetin” e odave të Dibrës, meriton ta quajmë “universitet filozofik”;
Nisur nga fakti se në odat e Çidhnës e të mbarë Dibrës qoftë për raste dasmash apo vdekjesh, kur të ftuarit janë në shumë oda (konaçe), i zoti i shtëpisë (ceremonisë), për çdo konak ngarkon një person të caktuar me detyrën e kujdestarit që t’i ruajë ekuilibrin e muhabetit në konak, që ndokush nga të pranishmit të mos i prishin dasmën apo morden, ky fakt përbën argument të mjaftueshëm për të konkluduar se të folurit alegorik në odat e Dibrës është masive. Prandaj nëse ato pleqtë që drejtojnë muhabetin nëpër oda, mund t’i quajmë “profesorët” e “universitetit të Dibrës”, kurse pjesëmarrësit në mexhlise, do t’i quanim auditorin e atij universiteti, atëherë besoj se nuk do të gabonim nëse mbarë popullin e Dibrës do ta quanim popull filozof.
Lidhur me gjurmët e lashtësisë, nuk mund të lëmë pa përmendur këtu edhe këtë rast tepër sinjifikativ, nga i cili mund të nxirren shumë konkluzione, si dhe për faktin, i cili na tregon se argumentin shkencor për një çështje të caktuar mund ta gjejmë qoftë edhe nga një fjalë e vetme. Për analogji populli thotë “lepuri i madh rri në shkurre të vogël”. Në këtë aspekt tregoj këtë ngjarje të jetuar sa vijon:
Në vitet ’70 të shekullit të kaluar, gjatë një konsultimi shkencor, për disa çështje të caktuara gjuhësore dhe historike, në bisedë me Prof.Eqrem Çabej-n në zyrën e tij të punës, në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë në Tiranë, kur unë i përmenda sa vijon:
“Gjyshja ime, Z.Zh.(K), mbi 80-vjeçare, analfabete, e vdekur në vitin 1968, gjatë bisedave shoqërore me bashkëmoshataret e veta, kur binte rasti që ato të flisnin ndërmjet tyre për bashkëmoshataren e tyre, M.D. (Xhipkën e katundit) (sigurisht në mungesë të saj), ajo e përmendte atë gjithmonë me respekt dhe për cilësitë e saj të larta morale, dhe bukurinë fizike të saj e lavdëronte vazhdimisht me këto fjalë: “Ajo ashtë një grua zonjë, … veç arbnesh” …, dhe në shpesh herë thoshte edhe: “… tamam arbneshë”
Kur përmenda fjalët “veç arbnesh” dhe “tamam arbneshë”, Prof.E.Çabej reagoi me gëzim me këtë shprehje, tekstualisht kështu:
“Ah, ç’më kënaqe!”
Në këndvështrimin tim, nga përdorimi aktiv i kësaj fjale “arbneshë” në gjuhën e gjallë, në të folmen e Çidhnës, në gjysmën e dytë të shek.XX dhe nga banorë analfabetë dhe të moshuar, unë mund të konkludoj sa vijon:
1.Çidhna si krahinë ka qenë pjesë përbërëse e Principatës së Arbërit, banorët e Çidhnës janë autoktonë, vazhdues të drejtpërdrejt të Principatës së Arbërit.
2.Nisur nga fakti se fjala “arbën”, “arbni”, “arbnesh” është përdorur aktivisht në gjuhën e gjallë në të folurët bisedor të popullit deri në gjysmën e dytë të shek.XX, ky fakt është i mjaftueshëm për të konkluduar se fjalët “Shqipëri”, “shqiptar”, “shqiptare” ësthë shumë e re.
3. Fjala arbër, arbëri, vjen nga arbni, si pasojë e ndikimit të fenomenit të rotacizmit të toskërishtes mbi dialektin e gegnishtes, gjatë fazës për formimin e gjuhës standarde.

* * *
Një parantezë:
Fakti që popullsia e kësaj treve ashtu si gjithë populli shqiptar, është autokton dhe vazhduese e drejtpërdrejtë e ilirëve, flet, veç të tjerash, edhe për patriotizmin e saj të flaktë, që u ka rezistuar me heroizëm rrebesheve të historisë: dyndjeve romake, sllave e osmane. Ndaj ashtu si nga çdo pëllëmbë e truallit shqiptar, edhe nga krahina e Çidhnës kanë dalë në çdo kohë figura të shquara që me shërbimet që i kanë bërë atdheut e kombit kanë lënë gjurmë në histori. Patriotizmi dhe heroizmi i popullit të Çidhnës është masiv, por vendin kryesor të nderit midis tij, pa dyshim, e zë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, themeluesi i shtetit të parë kombëtar shqiptar, i cili ka bërë epokë në histori. Për figurën e Skënderbeut në literaturën botërore janë shkruajtur mijëra volume, prej të cilëve po shkëpusim vetëm dy citate:
“Sikur perandorët bizantinë të qenë Skënderbenj, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”13 – ka thënë filozofi dhe shkrimtari i madh francez, Volteri. Ndërsa Follmerayeri [ ] e ka përcaktuar kështu:
“Gjergj Kastrioti është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më faqebardhë dhe më të mëdhenj të botës.”14
Që Kastriotët dhe Skënderbeu janë nga Sina e Poshtme e Çidhnës së Dibrës, këtë tashmë e ka vërtetuar historia, gjë e cila, siç e përmendëm edhe më sipër, është kurorëzuar edhe me ngritjen e Muzeut të Kastriotëve në Sinë, në nëntor 1985, ndaj do të ishte e tepërt që t’i riktheheshim kësaj teme.
Megjithatë, në funksion të kësaj çështjeje nuk mund të lëmë pa theksuar këtu vetëm një fakt historik:
Nuk ka qenë aspak e rastit ajo që turqit e studiuan dhe e planifikuan me shumë kujdes qysh më parë vendin se ku do të zhvillohej ndeshja e parë e ushtrisë turke kundër ushtrisë shqiptare të Skënderbeut. Fjala është për betejën e 29 qershorit 1444, që në histori ka hyrë me emrin “Beteja e Torviollit”. Është e pabesueshme që turqit të mos e kenë planifikuar qysh më parë vendin e zhvillimit të kësaj beteje. Duke mos qenë në dijeni të Besëlidhjes së Lezhës, me qëllim që të mos hynin në konflikt dhe të mos acaronin kontradiktat me feudalët e tjerë shqiptarë dhe që të mund t’i veçonin ato prej Skëndërbeut, kjo betejë, si ndjeshja e parë, duhej zhvilluar në një nga pronat e Skënderbeut, pikërisht në vendlindjen e tij, më shumë edhe që të hakmerreshin ndaj Skënderbeut për të çfarosur çdo gjë që të mundnin. Dhe zhvillimi i kësaj beteje në Fushë-Çidhnën15, në Dibër të Poshtme,16 kulmi i së cilës u bë tek “Ferra e Pashës” përbën një argument tjetër më shumë që përforcon origjinën e Skëndërbeut dhe vendbanimin dhe trojet e Kastriotëve në Sinë të Çidhnës së Dibrës së Poshtme.
Meqë e solli rasti, lidhur me debatin në se kjo betejë është zhvilluar në Dibër të Poshtme ose jo, ashtu siç e kam theksuar edhe më parë,17 ne ngulim këmbë dhe përsërisim mendimin tonë se kulmi i betejës ku ushtria turke u shpartallua plotësisht, është zhvilluar në Fushë-Çidhën, pikërisht në vendin e quajtur “Ferra e Pashës”, toponim ky, i krijuar që nga ajo kohë, në kujtim të shpartallimit dhe të mbetjes së ushtrisë së vrarë turke të Ali Pashës nëpër ferrat e kësaj fushe. Kronikat e kohës dhe gojëdhënat tregojnë se vetë Ali Pasha, komandanti i ushtrisë turke, shpëtoi duke u fshehur në një ferrë të tillë, ndaj dhe sot e kësaj dite ky vend quhet “Ferra e Pashës”. Megjithatë, duke qenë se Fusha e Kastriotit është fqinje dhe vazhdim i Fushë-Çidhnës, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë pjesë e kësaj beteje të jetë zhvilluar edhe në Fushë të Kastriotit. Një argument tjetër më shumë në mbështetje të tezës sonë se kjo betejë është zhvilluar në Fushë-Çidhën, tek Ferra e Pashës, në terrenin në formë rombi, ku sot shtrihen fshatrat: Fushë-Alie (alias Fushë-Çidhën), Laçes dhe Blliçe, ndërmjet dy kodrave “Ostush” dhe “Salbatre” të veshura me dushk, ndërmjet të cilave kalon edhe përroi i Blliçes (ose i Gramës), i cili derdhet në Drin në anën lindore të tij; gjysma tjetër e rombit vazhdon edhe në anën perëndimore të Drinit të Zi, në terrenin fushor aty ku derdhet lumi “SETA” e rombi mbyllet tek ura e Setës, pranë Kepit të Xhitetit, aty ku bashkohen faqja malore e Kodrës së Leshe, në anën e majtë të Setës me vargun e kodrave të Sukës së Arrasit, në anën e djathtë të SETËS.
Ndërsa vendi ndërmjet dy kodrave ku, sipas Barletit, Skëndërbeu fshehu pjesën më të madhe të Ushtrisë, duke e futur ushtrinë turke në rrethim ndërmjet dy zjarresh, është pikërisht një Lagje e Laçeses, ku sot banohet nga fiset Margjoni, Kovaçi e Përgjegji, ndërmjet kodrës së Laçesës dhe kodrës së Ostushit.
Lidhur me argumentin që është përdorur në mbështetje të hipotezës që kjo betejë të jetë zhvilluar në Fushë të Kastriotit, se sipas saj ushtria e Skënderbeut bazën e nisjes si dhe strehimin në rast tërheqjeje e ka pas në Kala të Volesës18, nuk qendron, pasi është jashtë logjikës që Skënderbeu t’i linte hapur ushtrisë turke rrugën për marshim drejt Krujës, rrugë e cila kalonte përmes Fushë-Çidhnës, nëpër Sinë e Qafë-Murrë-Mat-Krujë. Ajo hipotezë është e papranueshme më tepër edhe për faktin që këtë rrugë kalimi e mbronte dhe e mbyllte Kalaja e Çidhnës, e cila, për mendimin tonë, ka qenë në hyrje të Çidhnës, tek Kepi i Xhitetit, pikërisht atje, ku sot është shtëpia e Mersim Zenel Krrashit, kala që ka një pozicion gjeografik të njëjtë me ato të Kalasë së Beratit, përveç asaj që vetë fshati Çidhën e Poshtme është një kala natyrore. Pra prapavija e ushtrisë së Skënderbeut ka qenë vendosur në Çidhën të Poshtme dhe në Sinë.
Edhe masakra e madhe që u bë nga Sulltan Mehmeti II në gusht të vitit 1466 në Çidhën, pikërisht në funksion të hakmarrjes së tij ndaj Skënderbeut dhe çidhnakëve, ndonëse për të ardhur nga Elbasani deri në Çidhën, ushtrisë turke iu desh të kthente disa ditë nga rruga e tërheqjes për në “Stamboll”, përbën një argument tjetër më shumë që dëshmon për qëndresën heroike të popullsisë së Çidhnës në shekuj.

Ali Hoxha
Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë
V.O: Referuar në sesionin shkencor të organizuar në Fushë-Çidhën në Nëntor 1987.
Burime:
1 Defteri emëror i vilajetit të Dibrës, Muaji Shaban, viti 571 hixhri (mars 1467) fq.62 etj.
2 Dibra dhe Dibranët, Tiranë 1981, fq.67-69.
3 Në kohën kur është hartuar kjo kumtesë, Fushë-Alies i qe ndërruar emri në Fushë-Çidhën, kurse pas viteve 1990 iu rikthye përsëri Fushë-Alie.
4 A.Hoxha-1)Defteri emnor i Dibrës i vitit 1467, vepër e cituar po aty; 2)“Një vështrim gjuhësor mbi toponimet e fshatit Çidhën e Poshtme, mbajtur në sesionin vjetor të Sektorit të gramatikës dhe të dialektologjisë në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave, Tiranë, në nëntor 1982
5 Po aty
6 M.Trepça-A.Hoxha, “Vështrim historiko-gjuhësor mbi toponimet e trevës së Dibrës”, në Studime Filologjike Nr.3, fq.173, viti 1982
7 Defteri emëror i vilajetit të Dibrës, mars 1467, fq.62
8 Cituar sipas E.Paço, “Rreth disa toponimeve të trevave shqiptare që dalin në veprën “De Aedificiis” të Prokopit të Cezares” në Studime Filologjike, nr.3, 1982, fq.145.
9 E.Paço, po aty, fq.145
10 Cituar sipas E.Paços, po aty, fq.145
11 M.Trepçe-A.Hoxha, vepër e cituar, fq.173
12 Po aty, fq.174

13 Gazeta “Bashkimi” nr.15(9668) datë 18 janar 1976, fq.3.
14 Po aty, fq.3
15 A.Hoxha, “Mbi lokalizimin e fushës së Betejës së Torvjollit”, në Studime Historike, Nr.3, Tiranë 1979, fq.229-236
16 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, fq.90-91, fq.237
17 A.Hoxha, “Mbi lokalizimin e fushës së Betejës së Torvjollit”, në Studime Historike, Nr.3, Tiranë 1979, fq.220
18 H.Ndreu, “Studime Historike” Nr.3, viti 1979, fq.242.