Lamtumirë Xhelal Luca, miku ynë!


Me datë 6 janar rreth orës 10 e 20 e paradites 2019, miku ynë poeti që ndizej në akull, sidomos për Kombin, një poet që përdori si shpatë penën dhe fjalën, një moment zemra pushoi tik-taket e saj, Xhelal Luca ndërron jetë…
Xhelal Luca lindi më15 mars 1953 në fshatin Zall-Dardhë të Dibrës, mbaroi arsimin e mesëm në Kurbnesh për elektro-mekanikë, ka kontribuar si montator dhe si asistent inxhinier në vepra të rëndësishme të vendit. Por Xhelali kishte mbaruar dhe Universitetin e Odave Dibrane. Kështu, thoshte me mburrje, për të lartësuar zgjuarsinë dhe trimërinë e Dibrës së tij. Xhelali ka shkruar qysh në moshë të hershme poezi. Ka botuar në revista dhe në gazetat e kohës. Ka shkruar dhe vënë në skenë shumë skeçe, parodi, monologë e tjera me estradat amatore në Elbasan 1976-1983. Mori diplomë për interpretim të fjalës artistike në skenë (1980). Xhelali ka botuar vëllimin e parë poetik “Shpirti bredharak”, 2010; vëllimi dytë “Ndizem në akull”, 2012; vëllimi i tretë “Pesë degë trungun thërrasin” (me bashkautor); vëllimi i katërt “Mëngjese të munguara”, 2014. Ka në dorëshkrim gati për botim “Flladet e atdheut tim” dhe “Prushimi i hijeve.
Por Xhelali kishte edhe një familje të shëndoshë, gruan dhe katër fëmijë: Elsa, Alma, Albi dhe Eno, që për ta ai punoi dhe jetoi me nder deri në fund të jetës së tij. Xhelal Luca, dibrani i zjarrtë, dibrani i zgjuar, thurës i vargjeve tërë ndjenjë, që me aftësinë e tij, mirësinë të bëjë për vete, duartrokitjet i mori të zjarrta në të gjitha takimet, konferencat, simpoziumet, manifestimet. Pena e tij, zëri i tij kumboi fuqishëm në të gjitha trojet shqiptare, në Dibër e Gjirokastër, ne Fier e Shkodër, në Ersekë, në Vlorë, Tiranë, Shkup, Prishtinë, Tetovë, Prizren, Ulqin e Gjakovë, në Pejë e Kukës, Përmet e Prekaz te Jasharët, në Çamëri… ku nuk ishe ti Ambasadori i Paqes pa kufi. Ndaj ne sot të kujtojmë e të nderojmë.
500 mesazhe ngushëllimi kam marrë unë Xhelal për ty. Unë isha njëri nga shokët e tu. Sa shok kishe ti Xhelal? Sa miq kishe ti? Eeh Xhelal vëllai… “Ike pa na përshëndetur”, – kështu tha Agim Xheka, pa na thënë lamtumirë. Ti nuk na kishe zhgënjyer ndonjëherë. Njëherë na zhgënjeve, por …, rëndë… Poeti nuk vdes! Vitet përshëndesin njëri-tjetrin me dorën shtrënguar nga malli, njëri largohet përgjithmonë e tjetri afrohet, detyrën të marrin.
Se besova kurrë se do të ikje jo për arsye se ishte Viti i Ri! Por magjia e shpirtit tënd kishte mposhtur çdo stuhi! Ti ike pa u ndarë me ne. As Shqipen s’e pe të bashkuar. Ligjërove në trojet shqipfolëse, ëndërr për ty e parealizuar. Eej dibrani me shpirt prej stralli guxove dhe shave “Fazlliçët”. Pena jote beden kalaje, për ne ishe një rilindas! Çamërinë e deshe shumë, në kraharor e ke. Akoma s’të tret dheu, more burrë, sa pesë pjesët të vinë tek Nëna. Djep baruti është Kosova, por me dasmorë lirie, kështu shkruaje, ti more mik shqiptar me besë lavdie. Për Binjakun dhe fëmijët s’të zuri gjumi asnjëherë, i deshe si sytë e ballit. Për këta, flisje përherë! “Dopjo shëndet” ti na uroje, këtë fjalë s’do ta harroj kurrë Xhelal Luca, miku ynë!

Fatet

Nen nje qiell frymojme mike.
Nen qiellin Ballkanik.
Fatet nuk na lan’ me u pa’.
Bashkohen shpirterat
Si ne legjendat mitike:
Ndizemi,
Digjemi,
Shkrihemi,
Dashurohemi sa me s’ka’ .
Shume male ne mes,
Shume shtete ne mes
Agimeve çdo mengjes
Fytyra na qesh
Shpirti na qa’.
Fatet nuk na lan’ me u pa’.

NE LUBLJANE
Ne cepin e nje godine
Stil barok
Te kam zane prite .
Pres…
Kendej do kalosh nje dite .
Me petkat e lypsarit,
Me plis bardhok
Do shtrij doren drejt teje
-PERENDI
Falme dicka nga TI.

Molla

Prap e shoh mollën me lakmi.
Të kujtojet kur lidhnim në degë verore?
Kur u perplasëm kok me kokë si fëmijë
Të lidhur për dore?
Kur u shtrin si të plagosur ?
Ti në kurriz
E unë përmbys
Në etje .
Lulet kthenin mbrapsh xhelozin e perëndisë.
Prap e shoh mollën me lakmi
Ajo hijeton për mua freksi,
Ti vapon në kurbet te zi.

ETYD

Erat e mëmëtokës
më morën në krah poezish
Kombin e pashë skaj e në skaj
Jetoj mes dy dashurish
Ty atdhe
Dhe sytë e saj.
Për atdhe
Jap jetën
Syt e sajë JO
I dua për vehten .

PLASARITJE

U thye qielli mes per mes.
Eshtrat e shpirtit më qajnë
Agim i murrëm ky mëngjes
“Dielleza” më mban kokën mënjëanë.
Eci rrugës së mortit
Me ty
Pa ty
Plagosur vdekshmërisht
Nga ato sy.

OFSHAMA IME

Ne psheretimat e dites
Grumbulloj grimca lumturie .
Vetem para teje
Kaloj ne mekje.
O Zot!
Sa fjale dashurije
Do te thoja pa prekje.
Ne psheretimat e dites
Ty te kam ofshame,
Te kam dhimbje,
Te kam xhan,
Nen lekure te kam gjerdan.
Mos te lendoj ty
Termetoj shpirtin tim.
Ti endja ime ,
Ndshta varri im.
Kurre nuk do sillem keq
Kurre dore nuk do heq.

DERI NESER

Sonte do te pi rrezet e henes
Ne nje kupe te argjende .
Neser ne vend te shampanjes
Do pi rreze dielli
Sa te me merren mente.
E ndava mendjen,
Te dale ku te dale,
Sonte do dehem me syt e tu.
Neser do te qesim fjale;
Eeeeeej,
Aroma qe ndjeni
Eshte vetem per ju.
Me qe perendine e ula ne toke,
Do te kuvendoj deri neser
Koke me koke.

U VONOVE

U vonuan lulet e blinit.
Te kujtohet?
Ti varja mbi qerpik…
Ti me ciceroje kengen e trimit
E une ‘’fluturoja’’ ne galaktik.
Kudo ne vergje,
Kudo ne pragje
Puthja nurshem eshte e gjalle.
Nese blinin sivjet s’e kenaqe,
Edhe ai per ty ka mall.

ALTARET E MI

Ne shkembinjte e viteve
Thermohen kohet e mia
Ne kopshtin tim
Pervec te tjerave
Mbolla 2 ullinj te motchem .
Njerin e pagzova At,
Ne kujtim te atit tim.
Do ti festoja shekullin
Ne vitin e sotem.
At …
E mblolla kujtimin tend
Tashme kam ku te falem .
Tjetrin e pagezova Dashuri.
Dashurova sa per nje shekull
Putha pamas
Rrezet e agimeve
Neper mes degeve te ullirit
Me ndjekin nga pas.
E ngrita faltoren per vete
Dhe per brezat qe vijne mbas.

FESTE NE FERIZAJ

Miremengjes Kosove.
Te pata nje jete ninulle.
Sot rehatova shpirtin
Ne shtratin tend.
Miremengjes Prishtine.
Sot po i laj syte
Me Diellin tend.
Pranveren e gjeta ne sythim
Vend per vend.
Njatjeta Ferizaj.
Sot me ke grishe
Ne Diten e Poezise.
Te kam pru’
Pak Shkoder,
Pak Gramsh,
Pak Sarande,
Pak Tirane.
Si lulet e qershise.
Te solla Vloren,
Nje cope nga ALTARI i Pamvarsise
Ferizaj! TI, Sofra e bujarise,
Palca e luftes,
Djepi i lirise.
Heeeeeeej lumi une
Per kete dhe te Shqiptarise.

FLIRT ME VDEKJEN

Me kalon prane
Gjithe naze
Si sorkadhe,
Si vashe bjeshke,
Si lule pjeshke.
O zot
Ku paske qene
Moj mrekulli ???
Jam VDEKJA
Por do te fali
Po bere me mua dashuri.
Ehehe ja fute kot
I jam fale mikes
Me syn e zi .
Une do te marr shpirtin.
Kot e ke
Ja fala mikes
Kur i putha gjin.
Do te marr mendjen.
Ohuu
Mendja m’u be ere
Atehere
Kur putha miken
Si lulen ne pranvere .
Hik he dreq.
Shko e mbytu ne uje
Nuk ju dashke tjeter kuj.
Per mbreterine time qofsh i mallkuar.
Iku vdekja e turperuar.

MALLI QE ME KEPUTI

Ooo c’mu shkoq
Kemisha e shpirtit
Nga ferrat e mallit
Per ty mikesh .
Kocka tu poq
Prushimeve te kurbetit
Sa shtatzania e malit
Emocioni mes nesh .
Syri mu dogj
Valave te vargut
Loti s’ma la
Buzen te qesh’
Ooo c’me mbeti
Kemisha e shpirtit
Ferrave te mallit
Sa jeta m’u zhvesh.