Ikja e Agron Tufës duhet të tingëllojë si një këmbanë zgjimi


Post Bunk’Art. Kjo eshte nje liste me emra dhe fotografi te drejtoreve te kampeve te punes dhe burgjeve te tmerrshme ku denohej elita dhe pjesa me e mire e kombit shqiptar per 45 vjet me radhe. Mes tyre edhe fotoja e drejtorit te Qafe Barit E.C.
Sot E.C. eshte qytetar Gjerman – dhe qe atje ka sulmuar dhe hedhur balte dhe ofenduar viktimat e tij.
Nje gazete e tere, pa teklif fare, ka mirepritur ne faqen e pare shkrimet e tij te gjata, delirante dhe cmirzeza. Kjo nuk ndodh ne vitin 1989, madje as ne vitin 1999. Ndodhi ne vitin 2019.
Disa nga dokumentet e Bunk’Artit jane nxjerre fale punes se Institutit te Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Sot ish-drejtori i Institutit Agron Tufa gjendet i vet-syrgjynosur ne Zvicer sepse i trembet te tashmes dhe te ardhmes per familjen e tij.
Nuk e di si matet frika e nje njeriu ndaj shantazheve dhe kanosjeve qe i behen nga persona me emer dhe pa emer. Dime qe personat me emer gjejne azil shpirtmadh ne gazeta per te artikuluar sulme denigruese, shantazhe, per te krijuar nje klime “lincimi” te nje personi ngaqe nuk jane dakort me idete e tij. Persona me emra qe kane gazeta per te botuar cdo lloj marrezie dhe kercenimi qe nxjerrin nga goja, kane pozita ne parlament, kane lidhje me struktura prane dhe rrotull pushtetit. Nuk e di, pra, si matet frika e nje njeriu ne nje klime te tille. Ajo eshte ceshtje personale e gjithkujt dhe si e tille duhet respektuar. Ata qe nuk e respektojne duket se mendojne qe eshte qejf i madh te marresh familjen dhe ti nenshtrohesh procedurave te dhembshme, per mos te thene poshteruese per nje intelektual, te azilit politik. Te mendosh ne kete menyre ose duhet te jesh krejt teneqe nga trute ose te jesh ithtar i cinizmit moral.
Ikja – le te urojme jo pergjithmone – e Agron Tufes duhet te tingelloje si nje kembane zgjimi, te pakten per te nxitur nje debat se “ku e lame e ku na mbeti”. Nje debat per gjendjen e mjerueshme te dialogut publik ne atdheun tone. Me thoni nje vend tjeter te Europes Lindore ku ish-drejtore gulagesh denigrojne viktimat e tyre ne faqet e para te gazetave? Me thoni nje vend tjeter te Europes Lindore ku ish gjykues te regjimit, qe deklarojne publikisht krenarine si bashkepunetore te regjimit totalitar ulen dhe zgjidhen pa teklif ne Parlament, leshojne fushata denigrimi dhe lincimi moral kunder kundershtareve te tyre ideologjike me te njejten gjuhe qe perdornin edhe gjate regjimit totalitar?
Eshte ky nje vend qe toleron dhe mirekupton xhelatin qe keqtrajton perseri viktimen e tij te dikurshme, ndersa quan qesharak kerkimin e azilit nga nje intelektual si Agron Tufa, i cili as ka torturuar kend, as ka qene drejtor kampesh, as ka firmosur urdhera pushkatimesh dhe burgimesh por qe mbron idete e tij ne rruge paqesore– pavaresisht ne se dikush eshte apo nuk eshte dakort me menyren se si dikush mbron dhe promovon idete e tij. Madje pavaresisht nese dikujt i pelqen apo nuk i pelqen karakteri i Agron Tufes. Ketu kemi te bejme me ceshtje parimesh themeltare per nje shoqeri qe deshiron te jete e civilizuar, jo me thashetheme kafenesh. Mua personalisht frika e Agron Tufes me shqeteson tej mase. Ikja e tij me trishton shume dhe me problematizon per te tashmen dhe te ardhmen e ketij vendi.
Katedra e Studimeve Albanologjike Hidai Bregu ne Universitetin DePaul ne Cikago te cilen drejtoj do mbeshtese, promovoje dhe mbroje lirine e fjales dhe te hulumtimit te gjithe atyre qe perpiqen te kontribojne me seriozitet per pasurimin e kultures se dialogut, te kujteses dhe te vertetave, sidomos atyre “heretike”, ngado ardhshin ato. Eshte detyra jone akademike, intelektuale dhe morale te shprehim mbeshtetjen tone per z. Agron Tufa. Te njejten mbeshtetje akademike, intelektuale dhe morale do shprehim per gjithkend behet shenjester e fushatave te lincimit moral dhe kanosjeve per arsye te ideve te tij/saj, qofte i/e djathte, i/e majte apo apolitik, qofshin njerez me te cilet idete dhe karakteret na perputhen ose jo.
Eshte detyre e te gjithe atyre qe merren me historine dhe kulturen shqiptare sot te krijojme hapesira per te promovuar ne menyre paqesore kete debat te dhembshem per historine tone, per te cilin kemi kaq shume nevoje. Te pakten ta promovojme ne qe jetojme jashte, meqenese ne Shqiperi duket se nuk ekziston ende siguria per nje hapesire te tille.
Duhet te gjithe te kontribojme qe te dalim, nje here e pergjithmone, nga bunkeri i erret dhe cnjerezor ku na futi regjimi totalitar…