Lëreni Drinin të rrjedhë në shtratin e tij…


Ka ardhur koha kur duhen përshkallëzuar protestat, duhet sensibilizuar opinioni publik në mbrojtje të Dibrës, në mbrojtje të pasurisë shpirtërore e kombëtare. Koha thërret për një Kuvend Kombëtar të Madh në mbrojtje të Dibrës.

Nga AGIM CANI

Sipas mediave të shkruara e vizive, sipas portaleve rrjeteve sociale, por edhe sipas ligjëruesve në protestat “Po Dibrës, Jo Skavicës”, studiues e intelektualë dibranë mësohet se ka filluar puna në Skavicë.
Mungesa totale e informacionit qeveritar, mungesa e dërgesave publike me banorët e zonës grupet e interesit e shoqërinë civile që preken nga përmbytja, u mbajtën disa protesta që nga Skavica e deri në Tiranë. Një protestë e ligjshme në mbrojtje të vlerave shpirtërore e kombëtare të kësaj treve të njohur në 35 fshatrat që mund të përmbytje. Çdo ditë historianë, arkeologë, intelektualë nga të gjitha fushat po e ngrenë zërin, po i bashkohen kauzës së madhe “Të mbrojmë Dibrën, Jo Skavicës!”.
Hec-i i Skavicës me vlerë tenderi ndërkombtarë 510 MLN €, sado produktiv që mundet të jetë, nuk i mbulon humbjet e mëdha që vijnë si pasojë e këtyre punimeve.
Janë 35 fshatra që i kap përmbytja, fshatra me histori e tradita, me vlera shpirtërore e kombëtare të padiskutueshme.
Në Luginën e bukur të Drinit Zi do mbulojë uji muret ilire, qyteti i famshëm ilir jenë aq që historianët e arkeologët e legalizojnë në Listën e Poshtme, së bashku me 12 qytete tjera ilire do i përmbys Hec. Skavicës duke e dërguar në harresë totale kulturën qytetare ilire. Në Zall-Dardhë nuk do këtë më “Mej e qytetit”, me gjetje të rëndësishme arkeologjike.
Në Luginën e Drinit përmbytjet vendlindja e Skënderbeut, muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Sinjë, përmbyten 18 fushëbetejat fitimtare të ushtrisë së heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Këto 18 betejat janë zhvilluar në këto troje të Luginës Drinit nga 26 betejat që ka zhvilluar Skënderbeu.
Përmbytet Lugina nga Kukësi deri në kufi me Maqedoninë e Veriut në një hapësirë mbi 75 km. Përmbushen 12.500 ha tok, nga këto 8.000 tokë shumë produktive, që do të thotë gati 40.000 kv grurë më pak, 80.000 kv misër më pak, 9.000 krerë kjo e 25.000 krerë imta më pak do prodhojë Dibra për popullsinë e saj. Dibra e veçanërisht Lugina në dy anët e Drinit njihen për frutikulturë, e pas Hec Skavicës do kemi 50.000 dru frutore më pak.
Ka ardhur koha kur duhen përshkallëzuar protestat, duhet sensibilizuar opinioni publik në mbrojtje të Dibrës, në mbrojtje të pasurisë shpirtërore e kombëtare. Koha thërret për një Kuvend Kombëtar të Madh në mbrojtje të Dibrës.