Traditë dhe turizëm Ringjallja e Rekës së Epërme


“Tak imet e Rekës së Ep ërm e” janë një serë veprimtarishë kulturore, artistike dhe tradicionale që këtë vit regjistron edicionin e tretë. Lidhur me këtë veprimtari, qëllimet, organizimin dhe çështje të tjera që lidhen me këto krahina, ne biseduam përmes emailit me z. Tafë Ameti, anëtar themelues i shoqatës për Kulturë “Reka e Epërme” dhe njëkohësisht edhe drejtues i sektorit të medias në shoqatë.
– Çfarë është festa “Takimet e Rekës së Epërme”?
– “Takimet e Rekës së Epërme” janë veprimtari vjetore që realizohen në javën e parë të gushtit, kur janë të pranishëm mërgimtarëve tanë që kthehen në vendlindje për pushimet verore. Takimi e këtij viti janë të tretat në radhë. Veprimtaritë kanë të bëjnë me prezantimin e veshjeve tradicionale të Rekës, të traditave dhe zakoneve, lojërave popullore, folklorit dhe ushqimeve tradicionale të kësaj ane, para vendasve dhe mysafirëve me prejardhje nga territoret e Rekës së Epërme dhe të tjerë.
– Kush e organizon atë dhe cili është qëllimi?
– Shoqata për kulturë “Reka e Epërme “ me seli në Gostivar, e përkrahur financiarisht nga komunat shqiptare të Maqedonisë, Ministria e Kulturës, anëtarësia, biznesmenë dhe mërgimtarët tanë nga Italia, Gjermania dhe Zvicra, të përfshirë në dy degët tona në këto shtete.
Qëllimi është realizimi, mbrojtja dhe harmonizimi i interesave dhe besimeve të rekalinjve, si dhe për të kryer veprime për përmirësimin dhe promovimin e jetës argëtuese, kulturore dhe sportive të Rekës së Epërme.
– Çfarë veprimtarish do të mbahen atë ditë?
– Në kuadër të “Takimeve të Rekës së Epërme 2016”, më datë 31 korrik 2016 do të mbahet Marshi Tradicional në vendet e bukura të Bistrës, me pikënisje dhe pikëarritje në fshatin Sencë, në kohëzgjatje prej 5 orësh. Para nisjes do të hapet pllaka përkujtimore nga Shoqata jonë, kushtuar atdhetarit të këtij fshati, Qemal Bajramit, ndërsa do të lexohet edhe një referat kushtuar të gjithë personaliteteve të kësaj krahine. Në fshat, grupi i artistëve të Gostivarit do të pikturojë natyrën dhe shtëpitë e vjetra, të cilat do të jenë dhuratë e shoqatës, ndërsa më datë 1 gusht 2016, në fshatin Rimnicë, do të mbahet manifestimi qendror i takimeve, i pasur me program të pasur kulturor-artistik, me pjesëmarrje të shoqërive kulturore artistike dhe grupeve folklorike.
Nuk do të mungojnë traditat e dasmave dhe lojërave tradicionale sportive të Rekës së Epërme, të përcjellura me curla dhe tupana të Dibrës së Madhe.
– Kjo veprimtari është e vetmja në vit apo keni edhe të tjera gjatë vitit?
Shoqata për Kulturë “Reka e Epërme”, përveç “Takimeve të Rekës së Epërme”, përkrah dhe organizon çdo veprimtari tjetër që kanë të bëj me ringjalljen e vlerave të kësaj ane. Mund të përmendim organizimin e konferencave, simpoziumeve, seminareve si dhe tubimeve të ndryshmeve shkencore, kulturore, argëtuese dhe sportive me tema të rajonit të Rekës së Epërme dhe më gjerë; rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i rajonit të Rekës, nxitja e bashkëpunimit shkencor, ndëretnik dhe ndërfetar; mbledhja e materialeve të shkruara dhe dokumenteve, artifakteve, kostumeve, arkitekturën nga historia e rekasve; organizimi i kolonive artistike, shkrimtarëve dhe manifestimeve të tjera të aktorëve të Rekës së Epërme dhe mbështetjen e tyre me mjete financiare për të theksuar identitetin kulturor të rajonit; organizimi i lojërave tradicionale sportive, marshimet malore, gjueti dhe peshkim dhe sporte të tjera ekstreme përshtatur për bukurinë e vet rejonit etj.
– Sa veta parashikoni që të marrin pjesë këtë vit?
– Për shkak të terrenit të largët nga qyteti i Dibrës dhe Gostivarit, shpërngulja e kahershme e këtyre vendbanimeve, pa asfaltimit të rrugës dhe në varësi të kushteve klimatike, presim rreth 2500 – 3000 veta në manifestimin qendror, ndërsa pjesëmarrje në marshim do të jetë 100 deri në 150 veta.
– Si paraqitet gjendja e popullsisë sot në Rekë?
– Reka e Epërme është banuar me njerëzit shqipfolës myslimanë dhe krishterë. Për popullsinë shqipfolëse, një pjesë që mbeti krishterë ortodoks u asimiluan dhe identifikohen si maqedonas ndërsa ata që pranuan Islamin e konsiderojnë veten si shqiptarë. Për shkak të migrimit të të krishterëve ortodoksë në qendrat urbane disa dekada më parë, sot shumica e Rekalinjtë janë shqiptarë myslimanë, me një pakicë shqipfolës ortodokse, të cilët vetë-identifikuan si maqedonas. Vendbanimi më i madh mysliman shqiptare sot në Rekën e Epërme është Vërbjan me 625 banorë. Ndërsa vendbanimi kryesor ortodokse sot është Vërben me 142 banorë. Për shkak të rrethanave të vështira e jetesës dhe nganjëherë trazirat sociopolitike, sidomos në shekullin 19, Reka e Epërme ka qenë historikisht një rajon me emigrime të vazhdueshme. Tradicionalisht, popullsia është marrë kryesisht me blegtori dhe bujqësi, të cilat ruhen edhe nga popullsia e vogël në numër që jetojnë aktualisht në Rekë. Gjatë epokës osmane, meshkujt e rritur të Rekës së Epërme shkonin më kurbet. Shpesh ata gjetën punë si bërës të pastave apo si tregtarë të hallvës, salepit dhe bozës, edhe si shitës në Stamboll apo qytete të rajonit si Shkup dhe Edrene. Në Rumani dhe Bullgari, disa njerëz prej Reka e Epërme ishin të punësuar edhe në industrinë e ndërtimit të banesave, si muratorë ose ndërtuesit, dhe po kështu edhe në qytete të tjera si Shkodra dhe në krahina të tjera. Ndërsa flukset migratore të përhershme gjatë periudhës së vonë osmane ishin kryesisht për në fshatrat fqinje dhe rajonet ku sot këto popullata shpesh formojnë disa familje brenda një vendbanim mes popullsisë së tyre më të gjerë shqiptare. Në rajonin e Pollogut të Epërme, Rekalinjtë u zhvendosen në fshatrat Koritë, Balindoll, Banjicë e Poshtme, Zdunjë etj. Në Pollogun e Poshtëm kryesisht në fshatrat Sallarevë dhe Gurgurnicë. Në fshatrat brenda në afërsi të qytetit të Shkupit si Cërnivor, Krushapek, Sveta Petka dhe Patishka Rekë, ndërsa në afërsi të Velesit në Jabollçisht i Epërm, Soglë, Kukavec dhe Buzallakovë. Në disa fshatra, rekalinjtë emigruan atje si krishterë, për shembull në Lukovica, dhe më pas ndryshuan fenë në Islam. Ndërsa në Patishka Reka, ata mbetën ortodoksë dhe shqipfolës deri në Luftën e Dytë Botërore, para se të zhvendosen në Shkup. Disa banorë rekalinj prej Vërbjani kanë migruar në dekadat e fundit në fshatin fqinje musliman maqedonas Zheranicë, me shërbimet komunale në Rekën e Poshtme dhe ata numërohen rreth 258 njerëz. Ndërsa të krishterët ortodoksë emigruan prej vitet 1950-të në kryeqytetin jugosllav, atëherë Beograd, qytete të tjera, si në Shkup dhe në qytetin e afërt të Gostivarit, ku ata formojnë popullsinë kryesore të lagjes Durtllok. Për shkak të kryengritjes së vitit 2001 në Maqedoni veriore, fshati Tanushaj është prekur nga lufta dhe bëri që disa banorë të migrojnë më pas në vende të tjera. Rekalinjtë të rinj, kohët e fundit kanë emigruar edhe në vendet e Europës perëndimore, ndërsa disa banorë të moshuar kthehen në shtëpitë e tyre në Rekën e Epërme gjatë periudhës së verës.
– Sa mendoni se kjo do ta ndihmojë zhvillimin e turizmit në zonë?
– Në territorin e Rekës së Epërme ndodhen një numër i madh e shtigjeve, të cilat mund të shfrytëzohen për ecje dhe për çiklizëm malor. Ata janë me përdorshmëri, vështirësi, gjatësi dhe shkallë të ndryshme të përdorimit. Shumica e shtigjeve janë për turizmin malor, çlodhje dhe argëtim. Ato janë të standardizuara dhe të kategorizuara nga ana e Asociacionit të Maqedonisë, një udhëheqës profesional nëpër male, në bazë të kritereve ndërkombëtare. Këto shtigje janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe civilizuese të Republikës së Maqedonisë. Për mirëmbajtjen e tyre dhe rregullimin e infrastrukturës kujdeset Parku Nacional i Mavrovës, me asistencë të udhërrëfyesve profesionist. Ujëvara e Proit të thellë dhe Maja më e lart e Korabit janë tërheqës të veçantë për turistët në këtë zonë. Peizazhet e bukura të natyrës së bashku me rrjedhjen e ujit të pastër të lumit Radika, janë një magnet tërheqës për çdo turist vendas dhe të huaj. Peshkimi dhe zhvillimi i sporteve ekstreme i tërheqin turistët e shteteve të Europës perëndimore, me kamping në vende tërheqëse në bjeshkët e Korabit dhe të Bistrës. Intervistoi përmes emailit: