Rasim Teodori, një emër në përmendoren e kujtesës së atdhedashurisë


Rasim Teodori


Nga Halil Teodori

E shkuara është rruga nëpër të cilën ka rendur fati ynë, është ajo e shkuar, ato vështirësi, ato përpjekje vetëmohuese, ai angazhim dhe ajo ndjenjë e lartë patriotizmi, e cila detyron sot mirënjohje dhe vlerësim prej secilit. Është kjo epope, kjo faqe e historisë së popullit shqiptar, që meriton vëmendje dhe rivlerësim, trajtim dhe konsideratë. Sepse çdo moment sakrifice dhe lavdie është skalitur me shkronja zjarri dhe gjaku. Të larta janë ngritur përmendoret, por më e lartëështë e ngritur brenda nesh shtatorja e kujtesës dhe mirënjohjes, më i fuqishme është admirimi ynë për këto vullnete të jashtëzakonshme, i cili na lejon sot të krenohemi dhe legjitim do të jetë për brezat e ardhshëm që të mburren me këtë vepër, me këtë frymë të lartë patriotizmi.

Kur flasim për luftën, ajo që përbën kryefjalën për këtë memuar dhe vlerësim është kujtesa për personazhet që janë pjesë e kësaj epopeje të lavdishme. Një prej atyre që e shkruan me gjak emrin në Historinë e Shqipërisë, është edhe Rasim Teodori.

Për akte trimerie është dekoruar nga Presidumi i Kuvendit Popullor te Shqipërisë, me vendim Nr. 25871 datë 4 Qershor1948  me medaljen e çlirimit me këtë motivacion:

“Ka marrë pjesë në rrjeshtat e Ushtris Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe me armë në dorë ka luftuar kundër okupatorit dhe tradhëtarve deri në çlirimin eplotë të atdheut dhe të popullit Shqiptar”.

Sekretari (Sami Baholli)

Presidenti (Dr. Omer Nishani)

 

***

Xha Rasimi!

Kështu e thërrisnin të gjithë në Dibër.

Lufta nacional çlirimtare, megjithse kishte marrë pjesë në moshë të re e kishte burrëruar para kohe. Xhaxhai im, Rasim Teodori u lind ne vitin 1925 në Smollik të Zerqanit,rrethi Dibër.

Po në fshatin e lindjesai mbaroi vitet e para të shkollësdhe si rezultat iLuftës së Dytë Botërore, ku vendi rënkonte nën pushtimin nazist, e la shkollën pa mbaruar dhe  ai i’u bashkua batalioneve partizanë në moshën 18 vjeçare, për të luftuar kundra fashizmit që kishte pushtuar vendin tone.

Fillimisht u inkuadrua në batalionin e Çermenikës dhe më vonë duke ardhur dhe duke u rritur numrii partizanëve të batalioneve në Dibër, më23 gusht 1944 u krijua brigade e 18 Sulmuese, ku xhaxhai ka pasur një rol të konsiderueshëm me pjesëmarrjen e tij në formimin e kësaj brigade si një  formacion i rëndësishëm luftarak.

Brigada e 18-tëSulmuese njihet për heroizmin e saj luftarak, mbasi përpjekjeve për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazist dhe shërbëtorëttë tyre, dhe më pas e shtriu aktivitetin e saj në mbështetje të vëllezërve kosovar ku dha një kontibut të rëndësishëm, jo vetëm brenda vendi por dhe jashtë kufijve të 1913, duke mos u pajtuar me  e Fuqive të Mëdha.Krismat e pushkëve për liri u dëgjuan në tërë trojet shqiptare.

Mbas çlirimit të vendit, Rasim Teodori u gradua deri në  detyrën, nënkolonel, detyrë të cilën e kreu me përkushtim dhe përgjegjësi deri në vitin 1960, vit kur si rezultat i mospasjes me arsimin përkatës, u detyrua ta lirojë vendin e punës dhe të kthehet në fshat e tijpër t’iu kushuar familjes.

Punoi në zonën kufitare tëKonispolit, Gjirokastër, Përmet e deri në Kolonjë, duke dhënë kështu një kontribut të çmuar për mbrojtjen e kufirit.

Në kujtimet e tij, Rasim Teodoridëshmon për njëimazh pozitiv në popull, gjithashtu edhe në vlerësimin sesi dibranët e kanë kontribuar nëLuftën Nacional Çlirimtare, dhe sesi populli po priste me padurim çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj.

Rasim Teodori, vdiq në vitin 2005. Trupi i tij prehet paqësisht në varrezat e Qytetit të  Lezhës.

Më poshtë, në këtë përvjetor e kam si obligim të jap disa imazhe të kujtimeve të tij të pabotuara, të cilat do të japin një panoramë të qartë dhe korrekte të asaj që në vlërësimin e tij, Rasim Teodori, kishte për atë kohë.

 

Pyetje:

– Xhaxha a mundesh me më tregua diçka për luftën Nacional Çlirimtare, pasi edhe ju vetë keni qenë pjesë e kësaj epopeje të luftës për liri?.

Merr frymë thellë dhe para se të fillojnë ndez një cigare duhan.

Luftë thotë luftë, dhe kur themi luftë nuk është shaka fëmijësh.Në luftë jeton më ndjenjën e hakmarrjes.Fillimisht  partizanët  pushtoheshin nga ndjenja e frikës, por sapo kriste pushka frika nuk ishte më pjesë e asaj përballje, e cila na kishte shtyrë në sakrificat për liri. Në vëmendjen e secilit, kjo ishte njëhakmarrje. Vendi ishte i pushtuar, fëmijë, gra, pleq, dhe populli i pafajshëm, vriteshin çdo ditë nga pushtuesit dhe mercenarët e tyre. Kjo kishte bërë që jo vetëm tek partizanët, por te i gjithë populli ekzistonte një ndjenjë e fuqishme kryengritjes, e dalëzotjes së vetes dhe vatanit. Kishte ardhur momenti që atdheu, liria, flamuri, nderi, toka dhe amaneti i të parave, të kërkonin sakrifica sublime.

Në luftë nuk është problem kur vritesh vetë se çdo gjë merr fund por problem është kur të vritet shoku.Është ky moment që sheh se si brenda vetes zien një zjarr i fuqishëm, një energji e papërballueshme të shtyn në caqet e të pamundurës. Në atë moment është vetja dhe armiku.

 

– Si e përshkruani atmosferën në popull në atë periudh zjarri lufte?

Me dështimin që pësoi okupatori nazist në dy operacionet e mëdha që ndërmori kundër Lëvizjes e Nacional Çlirimtare, në dhjetor 1943 dhe janar 1944, Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare, me mbështetjen e fortë të popullit, filloi kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e gjithë krahinave e qyteteve te atdheut. Beteja të shumta të suksesshme afronin ditën e madhe e të gëzuar të lirisë, çlirimin e gjithë Shqipërisë.

Situata ndërkombëtare ishte inkurajuese me fitoret e vazhdueshme të ushtrisë sovjetike në të gjitha frontet e Lindjes dhe me zbarkimin anglo-amerikan në Itali.

Fitoret vendimtare të aleatëve anglo-sovjeto-amerikanë dhe lufta çlirimtare e pandërprerë e popujve të shtypur kundër nazifashizmit, ku dallohej dhe lufta e shqiptarëve, shpartalluan Gjermaninë hitleriane. Të njëjtin fund pati dhe Japonia militariste në Lindjen e Largët. Fitorja e madhe botërore kundër forcave agresive e shkatërrimtare fashisto-militariste, bëri që njerëzimi të merrte frymë lirisht dhe të gëzonte paqen e sigurisë aq shumë të dëshiruar, të fituar me shumë gjak e sakrifica.

Dibranët si gjithmonë e kishin filluar luftën partizane me çeta. Në krye të çetës së Dibrës ishte Haxhi Lleshi.

Me pjesëmarrje gjithnjë e më shumë të popullsisë së krahinave e qyteteve në frontin Antifashist Nacional Çlirimtare dhe me aksione të guximshme të njësive luftarake që shtoheshin e zmadhoheshin, u ngushtua shumë sundimi i okupatorit dhe me kapitullimin e Italisë fashiste në Shtator 1943, shqiptarët çdo ditë e më shumë po ndjenin se dita e fitores po afronte.

Okupacioni italian që pasoi atë gjerman, me gjithë prepotencën e ashpërsinë e luftës që bënte në të gjitha frontet, si edhe në gjithë Shqipërinë, mundi të shtrinte okupimin në mjaft krahina te Dibrës dhe në Zerqan, Diber e madhe, Peshkopi,Okshtun, Ternovë, Smollik, Lejçan, Lubalesh, Kojovec, etj.

I shtrënguar nga lufta në rritje me vendosmëri të madhe që bënte Ushtria Nacional Çlirimtare, mbështetur fuqimisht nga populli, okupatori i egër nazist e kufizoi sundimin e tij në zonat më të domosdoshme për qëllimet e tij strategjike, si rrugët dhe komunikacioni në Dibër të Madhe dhe në akset kryesore që lidhnin Dibrën me Ohrin, Shkupin e Tiranën.

Në atë prag çlirimi, qytetet si Dibra, Bulqiza dhe Peshkopia kishin mbetur të shkëputura edhe nga fshatrat më të afërta, kur këto zona filluan të punonin nën drejtimin e pushtetit te ri të këshillave nacionalçlirimtare.

Ishte fakt, popullsia jetonte e izoluar nën një regjim të egër dhe terrorist që kishte vendosur okupatori në bashkëpunim me kolaboracionistët e tradhtarët shqiptarë, që ishin strukur nënë mbrojtjen e topave e tankeve gjermane, duke e kthyer jetën e  banorëve që kishin mbetur në gjendje të paduruar. Ishin boshatisur qytetet nga djemtë dhe vajzat, që kishin dalë në mal për të luftuar, familje të tëra të varfra e të pasuara, intelektuale e profesionistë, bujq e tregtarë, që nuk ishin larguar në asnjë kohë nga qyteti i tyre, të tmerruar e të terrorizuar nga rreziku, apo të shpëtonin prej tij, kishin braktisur shtëpi e pasuri, nga që netët e ditët nuk duroheshin nga egërsia naziste dhe jeta bëhej e padurueshme nga urrejtja bastarde dhe kriminale e padëshirueshme e mercenarëve që me bajonetat gjermane mbanin pushtetin dhe bënin ligjin.

 

***

Forcat pushtuese gjermane,  ishin të çakorduara dhe të shqetësuara, lëviznin të pasigurta në rrugët e komunikacionit që u kishin mbetur dhe kalonin ditë e netët në alarm të vazhdueshëm në qytetet akoma të okupuara. Ata ndjenin dhe vuanin armiqësinë  e një populli të bashkuar për të fituar lirinë, që nga zonat e çliruara, entuziast e plot guxim, me armë në dorë, sulmonte bashkë me partizanët e batalioneve dhe brigadave për të zhdukur nga toka shqiptare edhe okupatorin e fundit dhe bashkë çdo shqiptar, që kishte tradhtuar atdheun dhe kauzën e shtrenjtë të lirisë. Kishin sakrifikuar e vuajtur shumë shqiptarët, por ndjeheshin të gëzuar dhe ishin krenarë, se po e fitonin lirinë me dinjitet e trimëri, me luftën që po bënin.

Sulmi vendimtarë i Ushtrisë Sovjetike, që përparonte me shpejtësi në front të gjerë, duke asgjësuar hordhitë e rraskapitura e të dëshpëruara gjermane, të cilat synonte fitoren e padiskutueshme ndaj Gjermanisë fashiste.

Armata e Rajhut duke parë zhvillimet e betejave, që bënin të pasuksesshëm çdo rezistencë hitleriane në qendër dhe në jug të Evropës Lindore, u  vunë në tërheqje të menjëhershme, për të shpëtuar nga rreziku i rrethimit e asgjësimit, forcat që ndodheshin në Gadishullin Ballkanik.

Në një situatë të pafavorshme u gjendën dhe forcat gjermane që kishin pushtuar vendin tonë. Forcat partizane, në këtë periudhë të luftimeve vendimtare ishin shtuar dhe vazhdonin të rriteshin radhët, të cilat me entuziazëm, vendosmëri e guxim ua ngushtuan fushën e veprimtarisë luftarake gjermanëve dhe gjithë atyre që bashkëpunonin me pushtuesin.

Pushka partizane në Dibër, Peshkopi, Gollobordë, Zerqan, Bulqizë e gjithë zonat përreth nuk e ndali vërshimin e vet në çdo qendër të fortifikuar që mbahej nga pushtuesi.

Humbje e armikut ishin të mëdha dhe populli priste me entuziazëm çlirimin e Dibrës nga pushtuesit.

Më 25 majë 1943 ishte krijua çeta antifashiste nacionalçlirimtare e Gollobordës me komandant,dëshmorin Ahmet Cami dhe komisarë dëshmorin, Spiro Velko.

Dy  vite  më parë, në prill të vitit 1941 pikërisht në vendin e quajtur, “Fusha e Thatë” në vendin ku Mustafa Shehu i Zerqanit bëri një nga luftimet më të lavdishme në historinë e Dibrës, mbas atij kur legjendari Gjergj Kastrioti -Skënderbeut shkatërroi Hajredin Pashën me gjithë taborët, po aty Ejup Cami dhe Sefer Cami hapën zjarr dhe rrëzuan një aeroplan italian në Fushë të Gjoricës.

Kryengritja e datës 7 prill 1941 zgjati deri me 9 prill 1941 ku mbetën të vrarë rreth 50 ushtarë italian dhe  mësuesi, ish-studenti i normales Fasli Cami.

Në Miresh është ngritur një lapidarë në përkujtim të dëshmorëve të rënë në këtë fushëbetejë. Fillimisht çeta u zbeh si rezultat i dënimeve dhe pushkatimeve që ndërmorën pushtuesit, por më 25 maji të vitit 1943 u riorganizua nën drejtimin e komandës së përgjithshme të ushtrisë nacionalçlirimtare.

Në Sofraçan është bërë një betejëtjetër e madhe, ku kanë marrë pjesë çeta e Grykës së Madhe, çeta e Grykës së Vogël dhe çeta e Gollobordës. U zhvilluan luftime te përgjakshme nga ku mbetën të vrarë, Kamber Xhafa dhe Mexhit Tola.

Si i gjithë vendi, Dibra ka përjetuar ditë, orë e çaste të vështira. Me frikën e madhe të shkatërrimit, nga sulmet e kundrasulmet që linin të vrarë e të plagosur.

Të tmerruar gjermanët dhe  bashkëpunëtorët e tyreluftonin dhe pasi ndeshnin në rezistencën e forcave partizane tërhiqeshin drejt Dibrës së Madhe për t’u mbrojtur nga ku mbroheshin nga topat e mitralozat që nuk pushonin as ditë e as natë së vjelluri zjarr.

 

***

Dibra prej shekujsh ka qenë kryeqendër historike e lidhur organikisht me interesa politike, ekonomike, sociale e kulturore në gjithë krahinat e qytetet e tjera të vendit.

Brigada e Tetëmbëdhjetë,  u organizua menjëherë mbas dështimit të operacioneve gjermane, duke përfshirë në radhët e tyre partizanë të vjetër e të rinj, që ishin të organizuara në çetat e batalionet e  Dibrës.

Çetat ishin këto organizime të vogla në fillim, por që më vonë morën përmasa të batalioneve, deri sa më në fund u krijua brigada e 18 sulmuese në Sllatinë të Sllovës me 20 Gusht 1944.

Ata u vunë në ballë të luftës të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën  për lirinë e atdheut e të popullit duke bërë shumë sakrifica, pranuar shumë, vuajtje të shumta dhe po kështu dhe viktimat ishin jo të vogla. Liria fitohet me sakrifica e gjak, ky është mësimi që u kishte dhënë historia dibranëve dhe fitorja ishte e atyre që s’i kursyen ato, ishte e çlirimtarëve, që  e detyruan armikun e egër të largohet më së fundi edhe nga Peshkopia, ditën e 23 gushtit 1944. Gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre u larguan nga Dibra në panik, të tmerruar e të shpartalluar. Ata dhe bashibozuku i tyre nuk kishin më vend në Dibër. Ata bashkëpunëtorët e fashizmit që kishin qenë armiq të lirisë,kishin luftuar kundër popullit shqiptar dhe kishin  bërë masakra nga më ç’njerëzoret ishin në prag të disfatës së madhe..

 

***

Çlirimi i Shqipërisë përbënte fitoren e madhe historike së popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore. Ishte fitore e merituar, e arritur me forcat e veta, pa ndërhyrje nga jashtë, që nxori Shqipërinë në dritë, të vlerësuar e nderuar për pjesëmarrje aktive e të shquar në Frontin e Madh Antifashist Botëror në krye të të cilit qenë Aleatët e mëdhenj, Britani e Madhe, Bashkimi Sovjetik e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sakrificat e mëdha dhe gjaku i derdhur bënë që atdheu dhe shqiptarët të gjenin në idealet e qëllimet e larta të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dëshirat dhe aspiratat e një populli të bashkuar pa dallim feje e ideje, krahine e kombësie, për një jetë të re, më të mirë e të begatë, në liri e drejtësi të përparuar e humane, që me pushtetin e ri demokratik e popullor të ndjeheshin të qetë e të sigurt dhe të barabartë para ligjeve. Këto kishin qenë në shekuj dëshira e aspirate, për të cilat shqiptarët kishin luftuar e sakrifikuar, por nuk kishin mundur ti realizonin. Populli shqiptar si rezultat i pushtimit shumë shekullorë otoman, kishte mbetur i paditur e i prapambetur, plot varfëri e sëmundje, që për historinë e cilësitë e tij nuk i meritonte.

 

***

Më të ndërgjegjësuar e të vendosur, si asnjë herë tjetër, shqiptarët bënë që lufta për çlirim të shpërthente me madhështinë e një revolucioni popullor, ku të rinj e të moshuar, meshkuj e femra ta ndjenin veten veprimtarë e luftëtarë të kauzës së madhe të përbashkët, Shqipërisë së lirë, demokratike e popullore. Të gjithë dhanë mundësitë e energjitë, bënë sakrifica dhe shpresuan e besuan në të ardhmen, ku jeta nuk mund të shkonte pa liri dhe liria nuk kishte kuptim e vlerë pa dinjitet dhe pa qëndrime e veprime morale e njerëzore. E ardhmja e Shqipërisë të ishte me një shoqëri të drejtë humane, me një pushtet që përfaqësonte e mbronte interesat e popullit, ku çdo shqiptar të ndjehej njeri i vërtetë, zot i vetvetes dhe i atdheut. Këto ishin idealet. Për një të ardhme të tillë shpresonin e besonin shqiptarët, që ishin të vendosur si antifashistë për lirinë kombëtare, dhe për një jetë të denjë njerëzore në një shoqëri të begatë e të përparuar.

Për të arritur, këto qëllime, gjatë luftës janë mbajtur qëndrime mjaft të rëndësishme dhe është bërë veprimtari e gjerë e suksesshme nga Fronti Antifashist  Nacional Çlirimtar. Këshillat Nacional Çlirimtare, që nga fshatrat e lagjet e deri ne qark kanë ushtruar autoritetin e veprimtarinë politike e pushtetare për të arritur sa më shpejt fitoren. Si rezultat i luftërave të gjata populli ishte varfërua shumë dhe po përballej me probleme ekonomike dhe të tjera vështirësi që diktoheshin po nga lufta.

 

***

Në udhëheqje të gjithë kësaj veprimtarie ishin këshillat nacionalçlirimtare me organizatat e tyre që funksiononin në të gjithë zonat e lira e të okupuara, në  fshat e qytet. Në Okshtun të madh ka funksionuar këshilli i fshatit me Hamit Hoxhën.

Në Prodan ka funksionuar këshilli nacionalçlirimtarë i Prodanit me Limon Briçin e Zyber Koçin. Në Muglicë ka funksionur këshilli me Sadik Cakën. Në Ternovë ka funksionuar këshilli nacionalçlirimtarë i fshatit me drejtues, veprimtarin e flaktë, Asllan Zenelin. Në Smollik ka funksionuar me Selman Qylhanin. Në Lubalesh ka drejtuar sipas Haki Stermillit, Hoxh Murgu, etj.

 

***

Roli i këshilltarëve ishte parësor, nga vendosmëria e vetëmohimi që tregonin në luftë, nga aktiviteti i palodhur midis masave popullore, me të gjitha shtresat e shoqërisë, për organizim e drejtim dhe nga shembulli personal, të parët në sakrifica dhe të fundit në pretendime. Ata ishin të ndërgjegjshëm se fitorja në luftë shtronte para tyre detyra e përgjegjësi po aq të mëdha e të vështira në paqe pas çlirimit, kur angazhimet e pretendimet duhet të bëheshin realitet.

Kur partizanët rrezikonin akoma jetën, priste që gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre të kapitullonin dhe të iknin të shpartalluar. Çdo familje brenda rrethimit barbar gjerman dhe të humburve të pashpresë, jetonte çaste të paharruara tragjike, kur dëshirën e madhe për të gëzuar lirinë e mbyste frika e veprimeve terroriste që ishin të papritura. Kur liria çan midis pasigurisë e frikës është e madhërishme për fitimtarët dhe e tmerrshme për të mundurit. Ato ditë lufte, populli i Dibrës i priste partizanët fitimtarë si çlirimtarë që e kthyen Dibrën në traditë.

Fitorja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare nuk ishte fundi i asaj që ishte kthyer në një epokë të patriotizmit shqiptar. Populli shqiptar, mbas largimit të okupatorëve e bashkëpunëtorëve të tyre, do ta gëzonte lirinë, por liria bëhej realitet, kur bashkë me paqen do të sigurohej një jetë e re të cilën shqiptarët do të përballonin e ndërtonin bashkërisht, duke vënë në vend të parë interesat e popullit e të atdheut. Shqipëria do të bëhej më e mirë, e begatë dhe e përparuar e humane, kur shpresat e besimi me të cilat u mundën armiqtë dhe do fitohej lufta, do të ktheheshin në realitet që do të plotësonte angazhimet e premtimet që ishin dhe dëshirat e aspiratat e popullit shqiptar.

 

***

Ky ishte ideali e qëllimi i fitimtarëve, që  i organizuan e i udhëhoqën në luftën patriotike për çlirimin e Dibrës dhe të Shqipërisë dhe, që si fitimtarë, mbanin përgjegjësinë e madhe për ndërtimin e një jete të re. Suksesi i madh në luftë, duhet të siguronte një sukses të madh në paqen mbas çlirimit. Fitimtarët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare duhet t’i dilnin krye bashkimit të gjithë shqiptarëve në një jetë të qetë e të sigurt, me përpjekje e sakrifica të përbashkëta të rindërtonin e ndërtonin vendin e prapambetur dhe të shkatërruar nga lufta, të ndërtonin jetën e re, në liri e drejtësi dhe me ligje të barabartë për të gjithë, ku çdo shqiptar të gjente vetveten denjësisht dhe të gjithë bashkë të gëzonin. Pushteti i ri, demokratik e popullor të siguronte një Shqipëri të re të pavarur dhe me dinjitet midis fqinjëve dhe me mbarë botën, të ndërtonte një shoqëri të re, të lirë e të drejtë, ku do të kishte suksese e përparime në të gjitha fushat e jetës dhe mirëqenie e lumturi për shqiptarët. Synohej progresi, që nuk mund të mbetej pre e divergjencave e ndarjeve, e armiqësive e hakmarrjeve të së kaluarës dhe që nuk do të rrezikohej nga keqkuptimet, paramendimet e prapamendimet. E ardhmja duhej të ishte vepër e përbashkët e të gjithëve. Mendimi e veprimi do të mbështeteshin në ndershmërinë e sinqeritetin, interesi i secilit nuk do të qe kundra dhe as do të ndahej nga interesi i përgjithshëm i  atdheut e shoqërisë. Të bashkuar të gjithë për një dhe një për të gjithë, do të përballoheshin detyrat e mëdha për të shpëtuar nga prapambetja dhe çdo shfaqje negative e së kaluarës dhe do të grumbulloheshin e bashkërendoheshin në një vullnet, qëllim e veprim të përbashkët të gjitha fuqitë mendore, shpirtërore e fizike të popullit shqiptar.

 

***

Në kohën e paqes dhe të lirisë, ditët dhe jeta e trishtuar dhe të dhimbshme do ti përkiste luftës, kurse me vendosjen e marrëdhënieve vëllazërore do të krijohej një vullnet e forcë e re, më e fuqishme se pushka dhe më e mprehtë se shpata, me anë të mendimit e veprimit të lirë, me kushtetutë e ligje të drejta, shprehje të dëshirave e interesave të përgjithshme, të cilat do të ishin edhe shprehje e ndershme dhe qytetëruar e kulturës të qytetarëve e fshatarëve shqiptarë. E drejta e fitimtarëve që siguroi lirinë, i ngarkonte ata me detyra e përgjegjësi, që tregonin po ato cilësi e aftësi edhe për të realizuar e siguruar një tranzicion nga e kaluara e lufta në paqe e liri me mençuri e aftësi të dalluara dhe qetësi e siguri shembullore, që do të ishte kënaqësi e nder për të gjithë. Do të krijonin prestigj e garanci për shtetin e ri shqiptar që të mbështetej e bashkëjetonte me miq të sigurt në botë mbi baza mirëkuptimi, respekti e interesi reciprok. Drejtuesit e rinj që mendohej se  do zgjidheshin drejtpërsëdrejti nga populli, do të kishin rol të madh e të përgjegjshëm derisa do të organizonin dhe do të udhëhiqnin këtë tranzicion reformator. Duhet të tregonin aftësi e mençuri, zgjuarsi e vendosmëri dhe ndjenjë të madhe përgjegjësie që të realizohej drejt e denjësisht, me shkallë të lartë kulture e humanizmi, të ishte konsekuent në idetë patriotike e antifashiste, çlirimtare e përparimtare të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të perspektivave të Demokracisë Popullore që do të bashkonte gjithë shqiptarët me pushtetin e ri, për realizimin e objektivave  madhështore të rindërtimit e ndërtimit të Shqipërisë së re, që do ta bënin pjesë të botës së qytetëruar.

 

Referencat:

– Lufta nacionalçlirimtareshqiptare

– Haki Stermilli

-Gazeta “Dibra”

-Gazeta “Rruga e Arbrit”

– P. Kagjini mbi luftën nacional çlirimtare.

-Gazeta “Veterani”

-Gazeta “Bulqiza”