Krijimtari nga Anisa Tufa


BOSH

E di se asgjë-ja ndodhet kudo
madje edhe në thellësinë e sinqeritetit
E di se edhe boshllëku ngjason me asgjë-në,
me hic-in.
Shumë gjera di për asgjë-në…
sa sirtaret e shpirtit nuk pranojnë dosje bosh, dosje me asgjë.
Ia di kuptimin deri në rrenjë këtij dreqi boshi, bosh…
e ndiej deri në pikën e fundit të qenies time
të cilën shkatërron dita ditës me asgjë-në e tij.
Bosh hapësirë e mbushur plot bosh,
vec bosh…
edhe pse-ja më ngelet bosh e mendimi me ngelet një hic,
një lëmsh që nuk ka njeri që e zgjidh…
zaten boshin kurre asnje nuk e ka kuptuar,
as hic-in,
as asgje-në.
Fundja një ndjesi mbartin e përcjellin të gjitha.
***
Rrekem të gjej një rrugë
në sosje të saj një fund si përrallë,
por rrugës rrekem më shumë të humb shtegun:
çdo ditë si kungull mbi dallgë
TETË MARS
(tregim)

Sapo kisha mbaruar mësimin e së premtes me plot shtatë orë rresht. Zhurmat e gjysmës së ditës më vinin në vesh njëra pas tjetrës si me dashtë mos më braktisin trurin tim tashmë të bërë lëmsh prej shtatë orësh thuajse ferr. Teksa ecja për të shkuar në stacion, vëreja fytyra nga më të ndryshmet, fytyra që shprehnin moskokecarje për të ardhmen (kryesisht të rinj), të tjera ishin që si në jerm, thua se nuk e dinin se ku ishin as kush ishin. Kishte madje fytyra të lëna pas dore nga lumturia. Kishin kaluar në fazën e merzisë (halleve) që realisht askujt nuk i mungonjnë. Qoftë dhe një fëmijë shqetësohet për lodrën që luan çdo ditë, e jo më një i rritur mos shqetësohet për lojën që do i sjellin ditët e jetës.
Stacioni është pak larg nga shkolla dhe si rrjedhojë mund të zbuloja kështu shumë ndjesi njerëzish. Veç me një të parë në fytyrë, dalloja qartë mes syve të një plaku vuajtet e mërzitë e tij të vorbullës së jetes së padrejtë që i kish pas siguruar, mendoj, komunizmi, të cilin as nuk e kam njohur e as përjetuar.
I krahasoja me sytë e një të riu ato te plakut dhe kishin diferencë kënaqësie pavarësisht se e favorizonte mosha situatën. Plaku duhet të ketë pasur shpresë për një ditë të ngrohtë dielli në të ardhmen, biles me bindje e them se edhe ka punuar për këtë (durim), kurse sytë e të riut kërkonin argëtim duke e ditur mire se dhe vete argëtimin nuk e siguronte ai. Kurrë nuk e kam kuptuar pse ky vend është i tillë dhe me njerëz të tillë. Madje as veten nuk e kuptoj.
Pa kuptuar kisha mbërritur në stacion. Ishte makina e fundit, një makinë lloji FORD 8+1 ngjyre të kuqe. Shoferi ishte indiferent me pasagjerët madje dhe me kolegët, shkurt zëre se nuk egzistonte. Vendi i vetëm bosh ishte në fund të fugonit, afer një gruaje aty te të dyzetat. Ishte i vetmi njeri të cilit nuk u mundova ta lexoj në sy biles as nuk mora mundimin t’i flas pasi kisha kaluar një dite thuajse ferri shtatë-orëshe. U ula pranë saj me asnjë mendim verifikimi për sytë dhe hallet që mund të kishte ajo. Në dorë mbaja dhuratën që kisha blerë për mamanë time me rastin e 8 Marsit. Edhe pse ajo nuk dukej si dhuratë, e tille ish. Në pamje të parë të jepte përshtypjen se në qesen ngjyrë blu të errët me bulza shiu kishte përbrenda peceta tavoline. Nuk vonoi shumë dhe ajo pyeti:
– Sa ishte një letër tavoline moj?
-Nuk e di.- i thasheë.
– Pse, a nuk janë letra tavoline ato që ke ne dorë?!
-Jo, është dhuratë për 8 Marsin.
-Aaaa dhuratë për 8 Mars! Epo miiire! Unë thash se ç’ke aty ti.- më tha, tërë qesendi.
-Letrat më duket se kushtojnë… Nuk me la të mbaroj:
– Jo jo vec doja të dija se çfarë ke aty. Po unë e dija sa kushtojnë-sosi ajo.
E lash me kaq dhe nuk e zgjata më. Dukej që ishte tepër kureshtare si çdo grua këtu në Dibër. Makina u nis dhe deri në gjysmën e rrugës nuk pipëtiu. Kur përsëri më pyeti:
– Si ta quajnë babin ty, se fytyrë e parë më dukesh?
Une i thashe:
-Fatmir Quka.
– Jo nuk njoh njeri me atë emër. Po shkollën pse nuk e bën në fshat po në qytet?
Kjo pyetja e fundit më kish ngacmuar deri atëherë në cdo vajtje-ardhje dhe atë dië më tingëlloi ndryshe. Ndjeja dëshiren të mos shkoja në shkolle veç prej kësaj pyetjeje. Justifikohesha gjithmonë se stafi mësimor është më i mirë dhe çdokush bënte sikur e besonte. Gjatë cdo pergjigjeje që i jepja sytë e saj me shikonin gjithe dyshim. Dhe ne kulmin e dyshimit bëri perseri nje pyetje pergjigjen e së cilës nuk ia kurseva.
-Po ti vetëm vjen e shkon në shkollë? Nuk ke asnjë shoqe me të cilëën shkon dhe vjen nga shkolla?
-Jo nuk kam. Pse ca problemi ka?!
Pergjigjja ime kishte nje ton zeri si asnjëherë më parë, thua ti që kisha bërë vetëm orën e parë të asaj dite e jo shtatë të tilla. Ajo tha me një zë të mundur nga i imi duke më parë shtrembër me sytë e saj të bërë zi nga lapsi e rimeli të vënë kushedi se kur:
– Jo-jo kot pyta.
Dhe ktheu kokën në anën tjetër me një inat mushke dhe nuk foli derisa zbriti nga makina. Pas gjithë atyre përshtypjesh që njerezit më dhanë me një të parë në sy pershtypja më e madhe për mua ishte kureshtja e tepërt e gruas. Se sa shumë dhe sa pak interesohej ajo për mua. Në përgjithësi njerëzit jo vetëm që nuk shohin hallet e tyre për të parë një mënyrë zgjidhje në ta, por të shtojne ty një hall tjetër duke folur për ty gjera që nuk të përkasin. Thjesht hamendësojnë mbi jetën tënde, ta bëjnë jetën një thashethemnajë sipas qejfit të tyre kur në fakt nuk dinë asgjë.
Kam dëgjuar shume herë frazen “Kur nuk mundesh me fol mirë, hesht” dhe realisht është për t’u praktikuar nga kushdo, madje dhe nga unë që mundohem të zbërthej ndjenjat veç me një shikim në sy. Në shumë raste ne nuk shohim në brendi dhe kjo na bën gjithmonë paragjykues para çdo situate. Ndoshta gruaja kushedi çe ka shtyrë, fundja une per here te parë po e shihja.
Prill 2018