Shpifja si fjalë e randë që s’e mban kandari


Shpifja asht nji veprim i ulët; burri me dy gishta nder në ballë nuk shpif kurrë. Me vra dikush shpifësin, gjakun ja ka, po të gjithë i thonë: “Të lumtë pushka”
(Kanuni i Dibrës 2512)
Populli e ka mat kurdoherë fjalën që ajo të mos vrasë. Në popull has rëndom, në biseda të përditshme e në kanune shumë shprehjetëmençura qëlidhen me fjalën e dalë nga gjuha që siç thotë Ezopi, “ështëgjëja mëe mirënëbotësepse me gjuhëmund tëflasësh përdashurinë, përlumturinë, përnatyrëne bukur, përshoqërinëe mirë… por njëkohësisht gjuha është gjëja më e keqe në botë. Gjuha shpall luftërat, gjuha ndan njerëzit. Me ndihmën e saj shumë njerëz gjithë kohën flasin veç marrëzira. Këta njerëz të bardhën e bëjnë të zezë, të drejtën të shtrembër, të mirën të keqe…”
E para po bëhet gjithnjë e më e rrallë në shoqërinë e kohës që jetojmë, kurse e dyta ka pushtuar kuvendin, median, llapën politike majtas e djathtas. Ajo ka hedhë rrënjë në foltoren e kuvendit, në gazeta, portale,nërubrika televizive “opinion”… duke vrarë pa mëshirë njeriun pa mburojë.
Populli, më shumë se për gjithçka në kulturën e tij historike, për fjalën e rëndë, shpifjen, ka vendosë kanune që e kanë mbajtur në këmbë në rrjedhën e historisë duke mos u asimiluar…
Ai thotë:
Fjalën mate shtatë herë, dhe preje njëherë…
Mos shti kurrë pa e vu për syri…
Bëje rob fjalën mos me të bë rob ajo ty…
Kafshatën e madhe haje, fjalën e madhe mos e fol…
Nëna e çdo belaje, është fjala…
Fjala është si bleta: ka mjaltin, por ka edhe zeherin…
Pushka vret një, fjala vret njëmijë…
Plaga e pushkës shërohet, plaga e fjalës nuk shërohet kurrë…
Fjalën e keqe edhe me e mbyllë në dyzet dryna, del…
Fjalën e keqe nuk e mbyt deti, nuk e vret rrufeja, e nuk e djeg zjarri…

* * *
Kryeministri Rama doli në publik me idenë e një projektligjipërtëdënuar penalisht tëgjithëata qëshpifin. Reagimet menjëherë mbinë siç mbinë grami e talla në arë për ta marrë e tharë misrin.
Të djathtët si gjithnjë dolën menjëherë ta kundërshtojnë. Doli edhe një aktor në një rol që të bënte të tundje kokën e të kujtoje italianin Malombranëromanin “Qyteti i fundit” të Petro Markos tek përsëriste pa pushim: “povero noi!” Doli edhe një shkrimtar, ish ministër, diplomat “pa portofol” e tha: (citoj)
“Është një përpjekje e kryeministrit për të larguar vëmendjen e medias, opinionit publik, ndërkombëtarëve nga skandali i madh. Nuk mund ta përfshijë në kodin penal shpifjen. Është e qartë dhe e padiskutueshme….”
Tjerrja mbi furkë pa bashkë vazhdon…
Pyes: A duhet të ketë një ligj që të dënojë penalisht të gjithë ata që shpifin, të gjithë ata që e hedhin fjalën e rëndë, pa mend në kokë?
Thuhet që Gjermania e ka një ligj të tillë, ligj që të dënon deri në tre vjet privim lirie po qe se shpif, po qe se nuk e mban llapën brenda zgavrës së gojës dhe nuk e nxjerr “pa e matur shtatë herë”. Përgjigjen gjykoj që të mos e kërkojmë tek fjalët “pa kandar” të politikanëve shati i të cilëve tërheq gjithnjë nga vetja, as median e shkruar e televizive me lopatë për të varros gjithçka.
Ta kërkojmë në urtësinë që i ka dhënë në shekuj e mijëravjeçarë populli, me fjalën monument. Shtjefën Gjeçovi në mbledhjen dhe kodifikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit duke folurpërnderin ku “secili e ka përvedi e nuk mund tëpërzihet kush”thotë: “Dy gisht nderë ka seicili në lule të ballit. Seicili mbahet i mirë dhe i thotë vedit “Jam burrë” e i thonë “A je burrë”.
“Ndera, vijon Gjeçovi, i merret burrit me i thanë kush se rrenë faqe burrave të mbledhun në kuvend. Me e pshty, me iu matë ( E matmja si e ramja, e ramja si e vramja)… ( E drejta zakonore shqiptare f. 105)
Në Kanunin e Dibrës (Xhafer Martini) “Fjalë e randë” (faqe 555) nuk quhet vetëm ajo që thuhet syndërsy, por edhe ajo pas shpine”. “Shpifja është një veprim i ulët: burri me dy gisht nder në ballë nuk shpif kurrë. Me vra dikush shpifësin, gjakun ja ka po të gjithë i thonë “të lumtë pushka” “Për shpifje të randa që bajnë me fjalë krejt katundin, shpifësi ndahet “Për mort e për dasëm”.
“Në kuvend fjala e randë nuk falet kurrë. Kuvendi të shamit i ve nderin në vend: fjalërandit i mba armën e e përzë prej kuvendit: Në ndonjë rast i djeg edhe shpinë”.
Me shembujt e mësipërm, shembuj që i gjen në të gjithë kanunet ( Kanuni i Dukagjinit, i Dibrës, i Skënderbeut, i Labërisë…) populli me mënyrat e veta i ka vënë fre fjalës së rëndë, llapës së nxjerrë një pashë, shpifjes deri në përzënie nga fshati e djegie shtëpie.
E quaj me vlerë që para se të hartojmë ligje (çfarëdo ligji),tëlexojmëdhe reflektojnëme fjalënshekullore tëpopullit, fjalëqëe ka mbajt nëkëmbëduke i dhënëkrah e mend nëbetejënpërmbijetesë.
Një ligj për t’i thënë ndal shpifjes, ndal fjalës së rëndë në Kuvendin e Shqipërisë, në gazeta e televizione e quaj të domosdoshëm ashtu siç quaj të domosdoshëm një nen për gjakmarrjen me dënim kapital çka do të hapte dyert e shtëpive ku ngujohen fëmijë e vajza të reja.
Evropa është shekuj para nesh (vetëm 61 vjet universitet kemi) e rruga drejt saj duhet matur me hapin tonë e jo me hapin e saj.
Athinë, 5 tetor 2018