25 vjet “Oda Dibrane”


Në këto 25 vite jetë kanë marre pjesë mbi 130 grupe e shoqata artistike Kanë interpretuar mbi 8 000 artistë. Të gjithë emrat e shquar të artistëve popullorë të trevave shqiptare kanë marrë pjesë në këtë festival. Që nga i mirënjohuri, artisti dibran Hazis Ndreu e me radhe Ndue Shyti, Frok Haxhia, Bujar Qamili, Ilir Shaqiri, grupi çam, Arif Vladi, Liri Rasha, Vera Laçi; grupet polifonike shoqëritë artistike e kulturore nga Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati, Fieri; Korça, Kukësi, Puka, Lushnja, Elbasani, Shkodra, Kolonja, Prishtina, Gjakova, Prizreni, Shkupi, Kumanova, Tetova dhe e gjithe Maqedonia, Ulqini, Presheva, Medvegja e Bujanovci etj.

Oda Dibrane e ka zhvilluar edicionin e parë të saj në vitin 1994.

Ishte një iniciativë e përbashkët e artistëve dibranë dhe e Shoqatave Kulturore artistike të shqiptarëve të Maqedonisë që kishin nevoje për më shumë hapësira për jetën e tyre artistike. Ky festival, që nga ajo kohë, vazhdon pa ndërprerje. Edhe në vitin 1997, ky festival dha shprese në atë kohe se jeta vazhdonte.

Këtë vit, festivali Oda Dibrane zhvillon edicionin e 25-të. Kjo jetëgjatësi e vazhdueshmëri ka ardhur për shkak të vlerave që sjell.

Oda Dibrane në gjuhen popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë së shqiptarëve, ku bëheshin dasma e kuvende, ku shpalosej urtësia e mençuria e këtij populli.

Oda ka shërbyer ndërkohe dhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike e lirike, ku pritej e përcillej miku i shtëpisë, ku përdorej fjala e urte e dialogu alegorik.

Në këtë “Odë”, fjala kishte peshë shumë të rëndë. Jo më kot thuhej se: “kur të shkosh në odën e Dibrës duhet të marrësh me vete një metër, një kandar dhe një gjilpërë”.

“Unë kam mbaruar Universitetin e Oksfordit, por mbarova dhe një Universitet të dytë, atë të Dibrës”, ka shkruar studiuesi anglez Riginald Hibbert në gazetën “Albania Life”.

Festivali “Oda Dibrane” ka si qëllim të parë të bashkojë artistët shqiptarë, pavarësisht kufijve, me idenë që Oda Dibrane të jetë mikpritëse e Odës Shqiptare.

Është një takim specifik, origjinal në llojin e vet, jo vetëm në Shqipëri, por dhe me gjerë. Është takim i këngës e valles humoristike, riteve e lojërave popullore. Qëllimi është ti rizgjojë këto vlera të papërsëritshme të kulturës tonë, t’i sjellë në kohë e ti bëjë të të asimilueshme për publikun e kohës.

Specialistët më të mirë në këtë fushë e kanë quajtur këtë festival një zbulim dhe kontribut të çmuar në traditën e kulturën shqiptare, si festivali me i rëndësishëm në Shqipëri në fushën e traditës, pas atij të Gjirokastrës.

-Në shkallë kombëtare pasuron me origjinalitet larminë e evenimenteve artistike që zhvillohen në vendin tonë

-Bashkon në një festë të vërtetë artistike popullore, artistë e studiues nga të gjitha trevat shqiptare për të promovuar një mozaik të pasur të trashëgimisë kulturore, artistike, folklorike.

-Pasuron jetën kulturore artistike të qytetit të Peshkopisë, duke edukuar në brezat e rinj thellësinë e mendimit të “shkollës së Dibrës” mikpritjen, bujarinë, artin fin të fjalës, të këngës e valles dibrane.

Festivali “Oda Dibrane” për seriozitetin e organizimit dhe të zhvillimit gëzon statusin e respektuar të 25 viteve.

Në këto 25 vite jetë kanë marre pjesë mbi 130 grupe e shoqata artistike

Kanë interpretuar mbi 8 000 artistë.

Të gjithë emrat e shquar të artistëve popullorë të trevave shqiptare kanë marrë pjesë në këtë festival. Që nga i mirënjohuri, artisti dibran Hazis Ndreu e me radhe Ndue Shyti, Frok Haxhia, Bujar Qamili, Ilir Shaqiri, grupi çam, Arif Vladi, Liri Rasha, Vera Laçi; grupet polifonike shoqëritë artistike e kulturore nga Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati, Fieri; Korça, Kukësi, Puka, Lushnja, Elbasani, Shkodra, Kolonja, Prishtina, Gjakova, Prizreni, Shkupi, Kumanova,Tetova dhe e gjithe Maqedonia, Ulqini, Presheva, Medvegja e Bujanovci etj.

Nuk ka trevë nga Shqipëria apo trojet shqiptare përtej kufirit që nuk ka marrë pjesë të paktën një herë në “Odën Dibrane”.

Oda Dibrane ka qenë porta e parë hyrëse e shqiptarëve nga matanë kufijve për në Shqipëri.

Në festivalin “Oda Dibrane” drejtues të institucioneve të larta shtetërore, që nga Presidenti i Republikës e deri të ministra të kabinetit qeveritar. Në vitin 2017, në Peshkopi, me ditët e Odës Dibrane, qeveria shqiptare zhvilloi edhe një mbledhje të saj.

Në vitin 2014, në 20 vjetorin e saj, drejtuesi i këtij festivali, Veli Vraniçi, u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

GRUPET PJESËMARRËSE NË VITE

ANSAMBLI “FLUTURAT”, GJILAN

ANSAMBLI “JOSIP RELA”, PODUJEVË

ANSAMBLI “MATI”, BURREL

SH.K.A. “HIBE PALIKUQI”, SHKUP

ANSAMBLI “ SHOTE GALICA”, DRENAS, KOSOVË

QENDRA KULTURORE BULQIZË

ANSAMBLI “ZËRI I BILBILIT”, SARANDË

QENDRA KULTURORE “VËLLEZËRIT ÇETIRI”, GRAMSH

ANSAMBLI “GORA”, KORÇË

SH.K.A. “JEHONA E MALËSISË SË SHARRIT”, TETOVË

“LIDHJA E PRIZRENIT”, PRIZREN

SH.K.A. “AZEM BEJTA”, PRISHTINË

QENDRA KULTURORE LUSHNJE

SH.K.A. “DRITA E DERVENIT”, DERVEN, SHKUP

ANSAMBLI ARTISTIK “LUNXHERIA”

ANSAMBLI I KËNGËVE E VALLEVE “REXHEP MITROVICA”, MITROVICË

QENDRA KULTURORE PESHKOPI

SH.K.A. “JEHONA E MALËSISË”, TETOVË

SH.K.A. “VALËT E LIQENIT”, LADORISHT, STRUGË

ANSAMBLI “DERVISH SHAQJA”, DEÇAN

ANSAMBLI SHTETËROR I KËNGËVE E VALLEVE, TIRANË

ANSAMBLI ”SHOTA”, PRISHTINË

ANSAMBLI “KURBINI”, LAÇ

ANSAMBLI I KËNGËVE E VALLEVE “VAÇE ZELA”, LUSHNJE

ANSAMBLIT “MUHARREM E XHEVAT QENA”, ROMAJE,HAS,KOSOVE

GRUPI I KËNGËS QYTETARE FIERAKE

ANSAMBLI “JETA E RE”, SLLUPÇAN, KUMANOVË, MAQEDONI

SH.K.A. “JAHI HASANI”, ÇEGRAN, GOSTIVAR

ANSAMBLI I VALLEVE “GERNEC”, VLORË

SH.K.A. “JEHONA E MALËSISË SË SHARRIT”, TETOVË

ANSAMBLI “SHQIPONJAT”, SARAJ, SHKUP

ANSAMBLI “GIURGIU”, RUMANI