Shembja e tunelit rrit koston e Rrugës së Arbrit


Pamje e tunelit në Rrugën e Arbri, mbyllur pas shembjes. Foto: B.Karoshi

Ahmetaj: Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesën. Balluku: Rruga e Arbrit pritet të jetë në funksion në mars të vitit 2021. Burime nga kompania: Deri më tani janë kryer rreth 50% e punimeve në volum. “Gjoka ‘87” mori në fillim të dhjetorit një pagesë nga qeveria shqiptare prej 630 milionë lekësh (rreth 5.16 milionë euro) për punimen e kryera.

Që nga mesi i Shtatorit, kur mes kompanisë Gjoka Konstruksion dhe drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar nisi një konflik në lidhje më një tender për një rrugë në jug të vendit, informacionet në lidhje me Rrugën e Arbrit janë ndërprere.
Kryeministri i Shqipërisë e kishte zakon cdo muaj të përecillte një foto apo videolajme mbi ecurinë e rrugës, por që nga 31 gushti, kur ishte postimi i tij i fundit, në murin në Facebook të tij nuk ka më lajme.
Lajme nuk ka as nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe as nga vetë kompania. Ndërsa një grup nga Prokuroria ka qenë në terren për të vërtetuar situacionet e punimeve të deklaruara, të cilat ishin përdorur edhe si fakte në tenderin për rrugën
“Rruga e Arbrit – investimi më i madh i qeverisë në infrastrukturë, është ëndrra që po realizohet, por është edhe sfida e madhe e dibranëve për të qenë të përgatitur përpara kësaj mundësie të jashtëzakonshme”, tha deputetja e Dibrës në parlament Almira Xhembulla më 28 tetor 2019, sikur donte të tregonte se interesi për rrugën nga ana e qeverisë nuk është shuar.
Televizioi Top Channel njoftoi në tetor se një grup nga prokuroria kanë qenë në terren duke verifikuar situacionet e punimeve, të cilat ishin përdorur si fakte në ternderin për tunelin e Kardhiqit.
Rezultatet e hetimit nuk janë bërë të ditura, ka gjasa që pretendimet e ARRSH të mos jenë të vërteta, pasi “GJoka ‘87”, kompania e re e cila po ndërton rrugan e Arbërit, mori një pagesë nga qeveria shqiptare prej 630 milionë lekësh (rreth 5.16 milionë euro) si pagesë të dytë punimen e kryera.
Një burim i tha kompanisë se deri më tani janë kryer në Rrugën e Arbrit rreth 50% e punimeve në volum.
“Monitor”, një revistë e specializuar ekonomike e cila botohet në Tiranë, njoftoi në fillim të nëntorit se Qeveria e ka rritur financimin për Rrugën e Arbërit me 45 %, duke e çuar investimin final në 560 milinë euro.
“Burimet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës pohuan se kjo shumë do të shkojë si kompensim për një shembje të madhe që ka ndodhur në rrugë vitin e kaluar, në tentativë për hapjen e një tuneli”, shkruante revista më 6 nëntor 2019.
Rruga e Arbrit ishte debat edhe në Komisionit e Ekonomisë dhe Financave, kur po diskutohej projektbuxheti i vitit 2020. “Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë”, tha Arben Ahmetaj, kryetar i komisionit.
Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, tha në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se “Rruga e Arbrit pritet të jetë në funksion në mars të vitit 2021”, ndërsa theksoi se “është një projekt që na bën krenarë të gjithëve”.
Ky vit u mbyll edhe me një vendim tjetër të Qeverisë Shqiptare, e cila vendosi të ndajë rreth 1.8 milionë lekë për pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, pasi pasuritë e tyre, “truall” dhe “tokë buke” preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rruga e Arbrit”. Pronarët që kompensohen pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Afati i mbylljes së kësaj procedure është tre muaj nga data e publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare.

Revista Monitori/ 6 nëntor 2019:


Qeveria rrit me 45% financimin për PPP-në e Rrugës së Arbrit, e çon në 460 mln euro

Qeveria, në harkun kohor të një viti e gjysmë, nga momenti kur firmosi kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit ka rritur me 45% financimin, duke e çuar koston totale në 58 miliardë lekë (460 mln euro) nga 40 mld lekë (33,6 mld vlera e kontratës plus 6.5 miliardë lekë TVSH) të parashikuara në kontratën ligjore.
Vitin e kaluar, qeveria e kontraktoi ndërtimin e Rrugës së Arbrit nëpërmjet formës koncesionare me Partneritet Publik-Privat me kompaninë “Gjoka Konstruksion”. Sipas kontratës, që u miratua në mbledhjen e datës 28 mars 2018 të Këshillit të Ministrave, vlera e financimit të rrugës është 33.6 miliardë lekë, me të cilat do të financoheshin gjithsej 41 kilometra rrugë të kategorisë C , nga të cilat 26 do të bëheshin nga e para dhe 15 të tjera pjesërisht.
Në fillim të vitit 2018, në kuadër të projeksioneve në buxhetin afatmesëm, qeveria raportoi një tabelë shoqëruese të financimit të koncesioneve ndër vite, ku raportoi se financimet totale për Rrugën e Arbrit do të ishin 40 miliardë lekë. Burimet nga Ministria e Financave pohuan në atë kohë se kjo vlerë shtesë nga kontrata përfaqësonte TVSH, e cila nuk ishte raportuar në kontratën fillestare.
Këtë vit, gjithçka ka ndryshuar kryekëput, pasi Ministria e Financave ka riprogramuar financimin e Rrugës së Arbrit me 58 miliardë lekë. Burimet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës pohuan se kjo shumë do të shkojë si kompensim për një shembje të madhe që ka ndodhur në rrugë vitin e kaluar, në tentativë për hapjen e një tuneli.
Shembja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit. Inxhinierë të fushës që janë njohur me shembjen, i pohuan “Monitor” se ajo ka ndodhur si pasojë e një gabimi inxhinierik, ku një pjesë e tunelit është tentuar të shmanget, duke hapur trasenë e duke çarë malin në formë kove. Mirëpo vendimi i ka kushtuar kompanisë, pasi thellësia e madhe skarpateve ka krijuar shembjen, e cila gjithashtu kalon nëpërmjet një zgjidhje të vështirë inxhinierike dhe financiare.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një inspektim në terren pohoi se “pas investigimeve me mjete, me specialistë, rezulton që rrëshqitja është mbi 60 metër”. Dhe kjo pastaj na detyroi që ta ndalonim në hyrje, për të mos lënë ritmet këtej nga dalja. “Jemi në përfundim të investigimeve dhe besoj shumë shpejt, punë ditësh do t’i dalim Ministrisë me propozimin e një apo dy varianteve, të cilat do të vlerësohen sesi mund të zgjidhen”, bëri të ditur përfaqësuesi i kompanisë “Gjoka Konstruksion”
Rruga e Arbrit, me gjatësi mbi 70 kilometër, e cila lidh Tiranën me Maqedoninë, nëpërmjet Dibrës, nisi si ide në vitin 2008. Projekti i propozuar ishte një rrugë e tipit C, me gjerësi 7 metra, kostoja totale e të cilit fillimisht u llogarit 150 milionë euro, për shkak të punimeve të vështira në një terren malor me shumë tunele. Për shkak se të gjitha studimet e nxorën rrugën jo fizibël, qeveria nisi ndërtimin e saj me fondet e veta, mirëpo kriza e vitit 2008 dhe shpenzimet e larta për Rrugën e Kombit kufizuan mundësitë për të ndërtuar Rrugën e Arbrit, edhe pse disa segmente të saj rreth 20 kilometra, kanë përfunduar, ndërsa pjesa më e vështirë me tunelet brenda mbeti e papërfunduar.
I konsideruar si një projekt populist, Rruga e Arbrit u përfshi në paketën 1 miliard euro, me financim 250 milionë euro për rreth 50 kilometër. Vetëm një vit pasi është firmosur kontrata kostoja e rrugës është dyfishuar duke arritur në 460 mln euro.