Beqir Gjoka, një nga 100 shqiptarët e suksesshëm në SHBA


Portret / shqiptari nga Tërnova e Dibrës në “Albanian American Success Story”

Për merita të veçanta në misione ushtarake Beqiri është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu. Në Irak, për merita dhe shërbime të rëndësisë së veçantë në misione speciale ushtarake, Beqiri dekorohet nga Komanda Amerikane me Flamurin e Nderit.
Beqir Gjoka u lind në Tërnovë me 19 Maj1974, në një familje patriotike. Babi i tij, Uke Gjoka, ishte nip i Hoxhë Hasan Moglicës. Shkollën 8-vjeçare e kreu në Tërnovë. Për arsye ekonomike dhe për t’ju gjendur pranë familjes për nevojat e përditshme, detyrohet të mos vazhdojë shkollën e mesme. Beqiri fillon punë në minierën e Tërnovës si seleksionues kromi për të ndihmuar familjen financiarisht.
Me hapjen e kufijve ne vitet 90-te, ai emigron në Greqi deri në 1999, kur lufta vazhdonte në Kosovë. I tronditur nga masakrat dhe vrasjet masive të makinerisë ushtarake serbe që ushtronte mbi popullsinë e Kosovës, ndërpret emigriminpër të dhënë kontributin e tij në Kosovë.
Në Tiranë takon shefin e shtabit të batalionit të artilierisë, Gëzim Çela, për t’u orientuar se si të mobilizohet për t’u mobilizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë se batalioni i forcave speciale ishte në preg të themelimit, Gëzimi e dërgon Beqirin në repartin e forcave speciale në Farkë, ku testoheshin kandidatët për forcat speciale. Beqiri arriti të kualifikohet ndër të parët dhe shërben në Forcat Specialeelitëtë Ushtrisë Shqiptare.
Në vitin 2000 Beqiri kualifikohet në kursin bazë të Forcave Speciale te Republikës së Shqipërisë, ku zë vendin e II-të nga 180 kandidatë, 35 të fituar në këtëkonkurs. Kursi u zhvillua nga Forcat Speciale të NATO-s, Beretat e Kuqe të Turqisë.
Mbas kursit bazë të Forcave Speciale, Beqiri ndjek një seri kursesh duke u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e duhura për të kryer misione të rëndësisë së veçantë si brenda Shqipërisë edhe jashtë saj.
Mbas sulmit të 11 Shtatorit 2001, Beqiri dhe grupi i tij, ngarkohen me mision nga shteti Shqiptar në Kabul, Afganistan, ku shërbeu krah për krah forcave të NATO-s. Ai shërbeu në këtë mision për një vit, 2 herë nga 6 muaj. Bashkë me grupin e tij, me komandant misioni Arben Kingjin, sot Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, kthehen në atdhe me kokën lart për kryerjen me sukses të këtij misioni shumë të vështirë. Në këtë mision Beqiri dekorohet me medalje nga komanda e ISAF.
Në vitin 2006, kur shpërtheu lufta në Irak, Beqiri u ngarkua në misionin e radhës “Liria e Irakut”. Atje, bashkë me grupin e tij, ju besua si detyrë siguria e Bazës Amerikane dhe patrullime në lagjet e qytetit.
Për merita të veçanta në misione ushtarake Beqiri është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu. Në Irak, për merita dhe shërbime të rëndësisë së veçantë në misione speciale ushtarake, Beqiri dekorohet nga Komanda Amerikane me Flamurin e Nderit.
Në misionin e fundit në Irak, Beqiri njihet me zonjën Samantha, e cila shërbente si koordinatore ushtarake midis qeverisë së Irakut dhe asaj Amerikane.
Në vitin 2010 emigron në Uashington, SHBA. Atje përfundon shkollën e mesme dhe pas shkollës së mesme, ai mbaron me sukses Institutin e Fizkulturës në Fare Fax, Virginia.
Kjo shkolle e përgatiti Beqirin me të gjitha njohuritë në fushën e fitnesit dhe këshillimin e dietave. Duke ushtruar këtë profesion, Beqiri ka krijuar miqësi me një komunitet të madh në Amerikë si dhe për punën e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë institucioneve dhe personaliteteve, duke u radhitur si një nga 100 shqiptarët më të suksesshëm në Amerikë.
Emri i tij zë vend në faqen 139 të librit “Albanian American Success Story”. Krahas biznesit që drejton, ai vazhdon dhe shkollën e lartë për Shkenca Politike. Ndërkohëmbështet edhe Departamentin e Shtetit si kontraktor me biznesin e tij.
(Marrë nga libri “Ternova e Dibrës”)