Trego bukuritë e vendlindjes tënde

Më 8 dhe 9 prill zhvillohet në Tiranë, në sheshin e Pazarit të Ri, Ditët e Turizmit Dibran, ku marrin pjesë katër bashkitë e Qarkut të Dibrës. Agjensia e Zhvillimit të Rajoneve fton qytetarët të vizitojnë stendat e panairit si dhe hap konkursin e fotografisë dhe videos, me qëllim prezantimin e burimeve turistike të rajonit.
“Trego bukuritë e vendlindjes tënde” është konkursi i fotografisë dhe i videove, me qëllim prezantimin e burimeve turistike të Dibrës.…

Lexo më shumë

Uji derdhet, toka thahet

Liqenet e Kacnisë. (Foto e marrë nga Sektori i Bordit të Kullimit dhe Vaditjes, Peshkopi

Fermerët presin, në një pritje që nuk dihet sa zgjat. Pa ujin, të gjitha teknikat e teknologjitë shumëzohen me zero.
Janë 22 rezervuare që funksionojnë sot, me një kapacitet total 4,4 milion metër kub ujë. Këto liqene, vadisin mbi 12 mijë hektarë, kurse pjesa tjetër vaditet me kanale që e marrin ujin nga burime të caktuara uji.

Disa rezervuarë nuk funksionojnë më, si ai i Çernenës në Maqellarë dhe liqeni i Çetushit, për çështje pronësie; Liqeni i Vakufit ka të prishur saraçineskën dhe ushqyesi i tij është i dëmtuar, ai i Ndërshenës në Reç ka probleme me digën dhe ujëlëshuesin.

Lexo më shumë

Shkëlqim Canin e lamë vetëm

Muajt e fundit, një valë sulmesh ndaj Shkëlqim Canit janë publikuar në rrjetet sociale, duke e “kryqëzuar” atë si fajtorin kryesor për mosfillimin e punimeve në Rrugën e Arbrit dhe premtime të tjera që Partia Socialiste kishte dhënë katër vite më parë në Qarkun e Dibrës.
Shkëlqi Cani nuk është fajtori i vetëm për këtë. Ai është fajtor, po aq sa janë 2 deputetët e tjerë të majtë në parlament, si dhe 12 të tjerë deputetë të parlamentit nga Dibra apo me origjinë nga Dibra.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor

Pamje e liqenit të Dibrës dhe Grykës së Radikës. Foto © Gazmend Kërkuti.

Rruga e Arbrit i shërben jo vetëm zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit tonë dhe të trevave që do të përshkojë por si një nga rrugët më të bukura turistike, si rruga më e shkurtër që pret Shqipërinë nga perëndimi ne lindje do ti shërbejë edhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj rruge do të përshkohen vargmalet e Dajtit dhe Malit me Gropa për një orë nga Tirana, duke çuar në një zhvillim të shpejtë të turizmit malor në këtë zonë me bukuri të rralla turistike, duke shijuar në verë bukuritë e rralla të Malit me Gropa, Bizës, Ballejës e Kaptinës së Martaneshit, apo freskinë e burimeve të Murrizës, Gurit të Bardhë, Linosit, Bizës, Ballejës, Lenës, Kaptinës dhe liqeneve të bukur malorë të kësaj zone si liqeni i Sopeve, liqeni Zi, liqeni i Bardhë, etj.

Lexo më shumë
1 4 5 6