Poezi nga Astrit Balliu


Astrit Balliu u lind në Muhurr të Dibrës më 5 maj 1973. Për shkak të varfërisë, në vitin e tretë gjimnaz, ndërpreu shkollën duke marrë rrugën e emigracionit, ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij. Prej 23 vitesh jeton e punon në Greqi.
Pasioni i tij për të shkruar ka lindur që në fëmijëri, por ai do bëhej i njohur për lexuesit me ardhjen e mediave të reja.
Ai është autori i vëllimeve poetike “Princesha ime” duke ia kushtuar vajzës së tij dhe vëllimi të fundit “Jeta nuk do gjurmë”.

TI S’SHKRUAN DOT FATE…!

S’di të qesh apo të qaj,
kujt t’i flas dhe kë të shaj?
S’di vërtet turp kush të ketë?
Por, lëndohem me këtë t’vërtetë.
Jo pra s’di se ç’duhet bërë?
Kur sheh është fëmijë akoma.
Ti i ngre pallate në rërë,
“n’llaç” ia fut ato duart e njoma.
E sheh dhe me vete thua,
-m’u rrit goca, u bë grua.
Kërkon t’i gjesh dhe burrë me lekë,
gjak s’ka parë ende në brekë…!
Ti kujton për t’mirë mundohesh,
i ndërton lumturinë gjoja.
Nis me mikun dhe krenohesh,
është mik leku, si nuk kujtohesh?
Ti mendon që gjithçka blihet,
sa turp që dhe dashurinë.
Përtej hundës s’sheh, kjo dihet,
se leku s’e bën njerinë…!
Dhe ndëton një jetë krejt boshe,
thua se e t’i je… zoti vetë!
I lë kaq ëndrra në një qoshe,
Se s’njeh dot një të vërtetë.
Dhe kur vjen problemet shtohen,
nga një, bëhen shumë më shumë!
sheh pasardhës të torturohen,
prapë thua -s’kam faj unë…!
Nis shan mik, dhe fatin shan,
ndoshta ndoshta dhe tët bijë.
Që ke faj vetë, dhe pse ta thanë,
“Egoja” jote s’do t’ia dijë!
S’kupton dot,-ti fate s’shkruan,
“mbyt” po vetë, tënden krijesë.
Ndaj me jetën kush mirë “s’luan”,
lumturi s’ka pse të presë…!

UNË KUJDESEM
PËR Ç’KA DUA!

Unë i ruaj këtu akoma,
të gjitha sa bëmë dhe thamë.
Dhëmbin shumë kujtimet tona,
sidomos premtimet,
kur në sy u pamë.
Unë i mbaj në zemër thellë,
gjithçka “lidh” dashurinë tonë.
Si një bimë që s’do të mbjellë,
veç kujdesem dhe mbin gjithmonë.
Unë, kujdesem për ç’ka dua
edhe kur “imja” s’mund të jetë.
Dashuri do të thotë për mua,
të shkojë atje ku e lumtur të jetë…!

BOTË E KALBUR!

Mund ti kesh “aty” të gjitha,
sa të duhen, e s’të duhen.
Po ja që prapë ti do të kërkosh,
gjëra që në fakt, as thuhen.
Mund të kesh plot materiale,
ndoshta shumë dhe njohuri.
Por s’kujtohesh kurrë që s’fale,
kjo sepse ti… je njeri!
Ndoshta po të fyej thua,
me të drejtë ndihesh i ofenduar.
Por as kjo s’më çudit mua,
se s’je human o i uruar!
Ndoshta…ndoshta,ku i dihet?
Ai i çmenduri të jem unë!
Por,dielli pas gishtit s’fshihet,
kjo botë është e kalbur shumë!

MË MJAFTON QË U KTHEVE TI…!

Ç’më vjen kështu me lotë në sy,
ç’ndihesh në faj e zënë?
Më thuaj në të tha kush ty,
fjalë të keqe që kam thënë!
Se ti nuk je jo për të qarë,
aq më shumë për t’u lënduar.
Mua sytë gati më ishin tharë,
se mos kthen duke përgjuar.
Se më mjafton që u ktheve pra,
sërish më dhe lumturinë.
Dhe të keqe jo, për mua s’ka,
të gjithë pra le t’a dinë.
Në qeshin tjerët o vajzë me mua,
as që më behet vonë.
Se e bëj jetën ashtu si unë dua
dhe ç’të duan le të thonë.
Sepse për veten jetoj unë,
kurrsesi jo për të tjerë.
Ty desha unë, asgjë më shumë,
e them për të fundit herë!

PSE VALLË ?

Dhe rri mendohem shpesh herë
pse fati mundëson të takohen.
Dy njerëz që ndjellin vetëm pranverë
ndërkohë, nuk i lejon që të bashkohen.
Dhe ashtu pa arsye, pa shkak
i zhyt të dy në stërmundime.
Mëshirë nuk tregon aspak,
i zhyt të dy në stërmundime.