Nezir Selita, njeriu i mençur i Matit
Nga Mevlud Buci

Të urtët popullorë u ngjajnë thesareve, sikur rilindin e jetojnë nëpër brezni. Ata lënë gjurmë mençurie, dritë mendje e zemre, dritë shpirti. Sot e kësaj dite si i thonë kur ndizen bisedat e odave në Mat, Dibër e më gjerë thonë më të moshuarit: Ka pas thënë Zirë Selita… Mendja e ndritur, kultura e odave, “akademia” e filozofisë matjane, dibrane e kombëtare u bë pronë e Nezir Haxhi Selitës, së Vinjollit të Matit.…

Lexo më shumë

Njeriu që zgjonte shatërvanë…
Në kujtim të Bajram Stojkut, njeriut - NJERI...

Nga fotoarkivi i gazetarit

Ai iku duke lënë pas një emër me germa të mëdha: BAJRAM STOJKU.
Mbase, në nderin e tij, Këshilli Bashkiak i Dibrës, Rrugën e Stojkeve, siç emërtohet në gjeografinë e përditshme të banorëve të qytetit të Peshkopisë, autoktone me histori brezash trimërie e përkushtimi atdhetarë do ta përjetësojë me emrin “RRUGA BAJRAM STOJKU”…


<br>Do të shkrihen në NJË e kaluara dhe e sotmja…
Unë e propozoj, nga larg në mërgim…
E kërkova në arkivin tim fotografik:
Të pasur në ato që kam fiksuar ndër vite…
Të varfër në ato që në udhëtimin tim larg e larg humbën për të mos u bashkuar kurrë…
Kërkova shumë…
E gjeta në një portret të 9 tetorit 2007…
E gjeta në një duet fotografik të po asaj dite…
Unë dhe Ai…
Ishim ulur në një lokal në hollin e ish Shtëpisë së Kulturës.…

Lexo më shumë

Dr. Ahmet Alliu
(1933 – 2019)

Ditët e fundit te Marsit, familjarët, shokët dhe miqtë nga Dibra, Tirana dhe e gjithë Shqipëria  i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej mjekëve më të shquar të Dibrës, shokut, mikut, kolegut, prindit dhe familjarit shembullor, njeriut tonë të dashur, Dr. Ahmet Alliut.
Do të duhej atë ditë të ishim mbledhur për ditëlindjen e tij, pasi ai u lind me  25 mars të vitit 1933, plot 86 vjet më parë, në familjen e Ramadan Alliut në fshatin Strikçan të Dibrës.…

Lexo më shumë
1 2 3