Kthim në vendlindje … i një kolegu

Në orën 9.30 u nisëm nga Tirana në drejtim të Kukësit. Organizatori i këtij eventi, miku ynë Dëfrim Methasani, na propozoi, që për të shkuar drejt Peshkopisë, në mungesë të rrugës së Arbrit ku ende po vazhdojnë punimet, do të ishte më mirë të merrnim rrugën nga Kukësi, e cila edhe pse nja 40 kilometra më e gjatë nga ajo e Bulqizës, do të na shpëtonte nga troshitjet e gropave të asfaltit.…

Lexo më shumë

Turi i Luginës së Shërimit

Përshkrimi i shtegut turistik të Luginës së Shërimit

Lugina e ka marrë këtë emër për vlerat kurative nga shfrytëzimi i burimeve termale të Llixhave të Peshkopisë dhe pjesës malore e bjeshkës së Skërtecit, pjesë e vargmalit të Korabit.
Udhëtimi në këtë tur është 3 ditor, por mund të organizohen edhe ture një ditore. Udhëtimi ëhstë shumë interesant, ku gërshetohet bukuria natyrore kuruese e ujërave të ngrohta termale, ajri i pastër i malit, gojëdhënat dhe vendbanimet historike të vjetra dhe të reja.…

Lexo më shumë

Kthimi i Musait

Prej gati 25 vitesh, ndërsa propagandonim nevojën e një rruge të re për Dibër, njëra nga pyetjet që na lodhte më shumë ishte: A ka fuqi ekonomike Dibra që ta justifikojë ndërtimin e një rruge të re?
Atëherë, kur fjala “ndihma” përmendej më shpesh se fjala “punë”, përgjigjja e kësaj pyetje nuk mund të thuhej me dy fjalë. Kërkonte argumente, fakte, statistika e shifra që edhe një ekonomist do ta kishte të vështirë t’i përpunonte.…

Lexo më shumë

Muharrem Gjoka, burri i mirë i Dardhës dhe Dibrës

Njëri prej djemve të mirë të Dardhës dhe Dibrës, quhet Muharrem Gjoka, njeriu që edhe pse iku shpejt nga vendlindja e tij Zall-Dardha, kthen koken pas shpeshhere dhe gjindet pranë njerëzve dhe vendit të tij. Por nuk thonë kot që mbi vështirësi, ndodh që njeriu ndërton edhe një lumturi dhe si duket rrugëtimi i tij i kahershëm, i shërbeu si një shkollë e dytë, por edhe si një trampolinë për njeriun e mirë, fisnik dhe human i cili sot gëzon respektin e të gjithëve.…

Lexo më shumë

Detaji artistik

Detaji në gjuhën shqipe ka kuptimin «hollësi», në sferën e ligjërimit të përditshëm. Në përdorime të tjera kjo fjalë mund të marrë edhe kuptime të ndryshme. Ne do ta përdorim në sferën e letërsisë artistike ose dokumentare kur për një ngjarje, personazh ose protagonist jetësor jepen detaje artistike, që rritin shkallën e emocioneve. Në veprat letrare, në biografitë e njerëzve të shquar gjejmë mjaft detaje.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre

Këtë muaj po e nisim nga fundi: Jemi të mërzitur shumë që kryeministri na refuzoi titullin Qytetar Nderi. Por ne do t’ia “fusim” prapë: Do t’i bëjmë një bust e do t’ia vendosim te Tuneli i Murrizit, një në Qafë të Buallit dhe një te Ura e Drinit… Që, sa herë të kalojmë, ta kujtojmë e ta urojmë që na bëri Rrugën e Arbrit.…

Lexo më shumë

“Kronike e jeteve te humbura” nga dr. Orhan Sakiqi

Ditët e fundit, doli në qarkullim nga shtëpia Botuese M&B,  botimi më i ri,   me titull:”Kronikë e Jetëve të Humbura”, me autor  Dr. Ing. Orhan Akil Sakiqi.
Libri përmban ngjarje të jetuara nga jeta e autorit Sakiqi, pjesë e kujtimeve të jetuara  ndër vite, që nga fëmijëria e deri më sot. Autori, ngjatjet më të spikatura, së bashku me gëzimet dhe hidhërimet e jetës, të gërshetuara edhe me hapësirat kohore,  i ka sintetizuar në këtë botim.…

Lexo më shumë

Sali Jakup Hoxha – njeriu i kontributeve dhe sakrificave

 

Krahina e Matit, përveç veçorive dalluese fiziko-gjeografike, përbën dhe veçorinë dalluese të familjes së madhe patriarkale me shumë frymë. E tillë familje ka qenë dhe ajo e Jakup Hoxhës në fshatin Gërman në rrethin e Matit, me mbi 40 frymë. Në gjirin e kësaj famije bën pjesë edhe Saliu, i cili ishte djali i parafundit i Jakupit (Pas Hamitit, Mehmetit, Isufit, vetë Saliu dhe i fundmi, Xhemali) si dhe i tri motrave (Zela, Fatimja dhe Lutfija), gjithsej 8 fëmijë që përbënin këtë familje të madhe.…

Lexo më shumë

Kur populli të ngre këngë, veprat dhe emri nuk shuhen kurrë

Nëse ndodhesh në fshatin Urxallë, të Njësisë Administrative Macukull, Bashkia Mat dhe kërkon të njohësh figurë të historisë si atdhetar e patriot, menjëherë bashkëbiseduesi vendas të prezanton emrin e Shahin Toçit. Kjo situatë të ndodh edhe në fshatin tradicional, Macukull, ku dikur fshati Urxallë administrativisht ka qenë lagje e tij. Sigurisht, lista e atdhetarëve dhe e patriotëve të dëgjuar në këto fshatra është e gjatë, por ajo “shkurtohet” në një ku në memorien popullore ekziston emri i Shahin Toçit.…

Lexo më shumë
1 2 3