Profesor Shaban Sinani zgjidhet me vota maksimale si anëtar i Akademisë së Shkencave


Në foto: Akademik Shaban Sinani dhe shkrimtari Ismail Kadare

Shaban Sinani, më 21 shkurt 2020, përmes një procesi votimi nga anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave, u zgjodh Akademik me të drejta të plota.
Ky zgjedhje kaloi përmes një procesi të fshehtë votimi, ku ai mori 34 vota pro, një kundër dhe një abstenim.
Disa ditë më parë ai zgjodh edhe në detyrën e Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave.
Për lexuesit tanë, ne po sjellim disa nga botimet kryesore si dhe vlerësime për akademik Shaban Sinanin nga personalitete të shquara brenda e jashtë vendit.

komente në rrjetin social Facebook, pas zgjedhjes:

Helena Eni: Shaban Sinani – një jetë me dije! Një pasuri kaq e çmuar për albanologjinë! Nder për Akademinë e Shkencave që e ka pjesë të saj!
Gerta Bandilli: Urimet më të mira janë pak për punën tuaj të palodhur dhe sukseset tuaja. Mbetem një lexuese modeste që gjithmonë mëson nga ajo që ju përcillni përmes librave tuaj. Ju falenderoj!
Defrim Baku: Në këtë kohë që injoranca ka zaptuar çdo hapësirë, ju dhe librat e tu jeni një shpresë për të nesërmen.
Sashenka Kamberi: I palodhur profesor Shaban Sinani! I paarritshëm në punën e tij! Frymëzon respekt!
Fehmi Neziri: Shaban Sinani është arkiv që ecën…
Mira Luca: Fisniku Sinani është shumë larg atij që fugon e vetëm kritikon. Urime profesorit të nderuar!
Dervishi Jonada: Profesori është më i miri!
Bajram Peçi: Një historian e personalitet që i bën nder Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Urimet më të mira e mbarësi Shaban Sinani!
Mariglena Meminaj: Ka ca ca njerëz të rrallë që mbështeten vetëm në Vlera, Punë e Mirësi. Ka shume të tjerë që flasin vetëm për të kritikuar këdo që u del para, të paaftë të kthejnë në vepër fjalën.
Fatmir Sulejmani: Urimet më të përzemërta për Prof. Shabanin!
Ermira Ymeraj: Lajmi më i bukur dhe i merituar.
Kopi Kyçyku: Urime të përzemërta kolosit shtatvogël e mendjendritur, profesor Shaban Sinanit!
Natasha Lako: Urime akademikut në dyert e rezultateve të reja !
Zaim Elezi: Një shpërblesë për punën voluminoze e të shkëlqyer të Shaban Sinanit. Realisht këtë titull e ka pasur prej kohësh; ky është thjesht akti formal.
Holta Sina: Urimet më të mira për akademikun ekselent Shaban Sinani! Edhe mendja më diabolike hesht para një njeriu të shkëlqyer e profesionisti të jashtëzakonshëm si ai! Titullin akademik e ka merituar me kohë, ky i sotmi është thjesht formalitet! Është në nder të Akademisë së Shkencave që të ketë një njeri e personalitet të përmasave të tilla! Sikur çdo njeri të kishte kapacitetin intelektual e njerëzor të akademik Sh. Sinani, ky vend do ishte ndryshe!
Andrea Liko: Urime për punëmadhin e nderuar!
Agron Tufa: Suksese prof. Shabanit! Zgjedhje ideale dhe merituar!
Albert Shala: Urime, Shaban! Si plot të tjerë, kam pas rastin të të çmoj që në hapat e parë në të përpjetat e jetës.
Mujo Buçpapaj: Shumë urime për prof. Shabanin! Një titull i merituar dhe i vonuar. Prof. Shaban Sinani është një personalitet i padiskutueshëm i studimeve tona letrare.
Albert Habazaj: Urimet më të mira për Profesorin! Akademik Shaban Sinani është Bleta punëtore e mendimit albanologjik, fatmirësisht pedagog në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
Ardian Doka: Lajm shumë i mirë! Mundi e puna u shpërblekan edhe ndër ne. Urime të përzemërta profesorit që e nderon Akademinë tonë.

Botimet më të rëndësishme të akademik Shaban Sinani

(Vetëm librat e publikuar; nuk janë përfshirë artikujt shkencorë)


1997: Pengu i moskuptimit, studime letrare.
1998: Sipërore, studime letrare.
1998: Kosova në gjeopolitikë, analiza dhe publicistikë.
1999: Kosova në syrin e ciklonit, analiza dhe publicistikë.
1999: Kosova, një vështrim enciklopedik, botim studimor i Akademisë së Shkencave, bashkautor (tre kapituj).
2000 (bis 2001, 2002, 2012): Albania – a Patrimony of European Values, botim i UNDP, bashkautor (shtatë kapituj).
2000: Letërsia bashkëkohore shqiptare, tekst mësimor alternativ, bashkautor, ribot. 2001-2012.
2000: Mitologji në eposin e kreshnikëve, studim monografik (tezë e doktoratës në antropologji kulturore), ribot.: 2006, 2011, 2015.
2001: Kështjella e virtytit, studime, antropologji kulturore.
2002: Arkiva të hapur në shoqëri të hapur, përmbledhje studimesh.
2004: Beratinus, studim monografik, antropologji kulturore.
2005: Një dosje për Kadarenë, studim dhe dokumente.
2005: Himara në shekuj, botim i ASH, bashkautor (një kapitull).
2005: Një dosje për Kadarenë II, botim me plotësime në pjesën studimore dhe dokumentare, Tetovë.
2006: Le Dossier Kadaré, bot. Éditions Odile Jacob, Paris; ribot. eBook 2014.
2006: Ura dhe kështjella, studime, antropologji kulturore.
2006: Një Shqipëri tjetër, studime etnologjike dhe ndërdisiplinare.
2007: Përveçime, studime historike-letrare, Prishtinë.
2007: Prurje kulturore orientale, studime, antropologji kulturore, Tetovë.
2009: Për prozën e Kadaresë, studime letrare.
2009: Hebrenjtë në Shqipëri – prania dhe shpëtimi, studim monografik, antropologji kulturore.
2010: Për letërsinë shqipe në shekullin e 20-të, botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, studime për letërsinë.
2010: Midis dy Rilindjesh, botim i Universitetit të Elbasanit, studime ndërdisiplinare, në fushën e antropologjisë.
2010: Kodikët e Shqipërisë në “Kujtesën e Botës“, studim monografik, antropologji kulturore, bot. i Akademisë së Shkencave. Ribot. Naimi.
2011: Etnos në epos, studim monografik, antropologji kulturore.
2011: Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K.”, studim monografik dhe dokumente.
2011: Camaj i paskajuar, studim monografik, botim i QSA. Ribot. Naimi.
2012: “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, studim monografik.
2012: Tradita gojore si etnotekst, studim monografik, antropologji kulturore.
2013: Pyetje në albanologji, studime ndërdisiplinare.
2013: Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe, monografi.
2013: Hebrenjtë dhe shqiptarët: mbrojtja dhe shpëtimi, monografi, antropologji kulturore.
2014: Albanians and Jews: The Protection and Salvation, monograph study, cultural anthropology.
2014: Kodikët kronografikë të Shqipërisë, monografi, antropologji kulturore.
2015: Berat, Beratinus, Buhara, studime, antropologji kulturore.
2015: Historia e letërsisë shqipe: çështje të hapura, studim në fushën e historisë së letërsisë.
2016: Mite dhe demonë në veprën e Kadaresë, monografi, vështrim antropologjik.
2017: Pyetje të tjera në albanologji; Vol. 2., studime ndërdisiplinare.
2017: Hieronymi: në botën arbëreshe, monografi, vështrim antropologjik, botim i Akademisë së Shkencave.
2018: Antropologji e identitetit (Studime në antropologji kulturore – Pjesa e parë).
2018: Studime krahasimtare në letërsinë shqipe, studime.
2019: Antropologji etno-juridike (Studime në antropologji kulturore – Pjesa e dytë).
2019: Migjeni dhe Shkrimet, monografi.
2019: Vepra e D. Agollit dhe Brezi i viteve 1960, monografi, botim i Akademisë së Shkencave.

 

Sa vite pune, aq vepra

Naim Zoto, botues:

Teza e doktoratës në fushën e antropologjisë kulturore me titull “Mitologji në eposin e kreshnikëve” është mbrojtur nga Shaban Sinani në vitin 1998. Kjo tezë e përpunuar dhe e zhvilluar më tej si libër ka njohur disa botime dhe ribotime, duke shërbyer si tekst bazë për degën përkatëse në universitetet shqiptare.
Rruga e formimit dhe vetëformimit të Shaban Sinanit në antropologji rezulton me studime për etnicitetin në trashëgiminë joshkrimore të shqiptarëve (tri monografi të botuara); me studime për traditën e dorëshkrimeve dhe shkrimeve parashqipe në kulturën e vendit (tri monografi të botuara); me studime për praninë kulturore dhe mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri përgjatë dy mijëvjeçarëve (tri monografi të botuara); disa studime të tjera për shtresime, nënshtresime e mbishtresime të kulturave joshqiptare në pasurinë shpirtërore kombëtare (tre libra). Paralelisht më këto, prof. dr. Shaban Sinani ka vijuar kërkimet në historinë e letërsisë, me pesë monografi të botuara dhe disa përmbledhje studimesh, që kritika i ka cilësuar shqyrtime antropologjike.
Cilësi e studimeve të Sh. Sinani është ndërdisiplinoriteti. Etnosi shqiptar në trashëgiminë gojore, kodikët e Shqipërisë dhe vendi i tyre në traditën botërore të shkrimeve, sjelljet etnotipike të shqiptarëve ndaj të huajve (hebrenjtë, kulturat e vendeve fqinje, kulturat e ardhura me perandoritë ku është përfshirë populli shqiptar), letërsia në periudhën totalitare dhe kushtëzimet e saj me traditat dhe autorët më të rëndësishëm të mëhershëm, janë disa prej fushave në të cilat janë ndërthurur dije të albanologjisë nga antropologjia, etnokultura, gjuhësia, historia, burimologjia dhe letërsia.
Janë mbi 35 libra të botuar nga Shaban Sinani deri tani (po aq sa janë vitet në librezën e tij të punës), prej të cilëve mbi 20 janë studime monografike. Disa prej tyre janë botuar e ribotuar disa herë, dy prej tyre edhe në gjuhë të huaja.
Prof. dr. Shaban Sinani ka drejtuar projekte shkencore ndërqeveritare, qeveritare dhe institucionale, duke përfshirë projekte të BE-së. Ai është hartues programesh universitare për ciklin master e doktoratë për lëndët: histori shkrimesh e dorëshkrimesh, folkloristikë e krahasuar, mitologji, trashëgimi arkivistike, etnokulturë, histori e thelluar dhe problemore e letërsisë.
www.botimenaimi.com

Studiuesi i Kadaresë

Dr. Nerimane Kamberi, Prishtinë:

Shaban Sinani sjell në studimet letrare të sotme shqiptare një mënyrë “ndryshe”, të veçantë, të të qasurit ndaj një vepre dhe autorit të saj: përmes gjuhës së dokumentit, në formë letrash dhe raportesh të ruajtur në arkiva shtetërore, si dëshmi e një kohe pa kohë, ku të ishe shkrimtar nuk ishte gjë e lehtë dhe ku të ishe Kadare kishte një peshë të rëndë: letërsi dokumentuese, siç e quan poeti Visar Zhiti. Ky cilësim, pra, përbën veçantinë e studimit të Sh. Sinanit për veprën e Kadaresë. Studiuesi e rivendos veprën dhe autorin në historinë e letërsisë shqipe, si dhe në historinë e Shqipërisë. Ai zhvillon këtë pyetje: çfarë janë raportet e letërsisë dhe diktaturës, raportet e shkrimtarit me pushtetin totalitar.
( Sipas: Akte të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare; Prishtinë 2012, nr. 31, vëllimi II, f. 215-218)

“Një monument shkrimor për kombin shqiptar”

Dr. Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë:

Libri i Shaban Sinanit shquhet kundruall sprovave tona të sotme historiografike për faktin se ofron të dhëna të shumta dokumentare lidhur me materien që e trajton, sikundër që, në këtë drejtim, nuk lë anash as kontributet e autorëve të tjerë. Dokumentet e shumta shoqërohen me konstatime të qëndrueshme, me sinteza që vënë në pah faktin e pamohueshëm se si një popull i përndjekur gjeti te shqiptarët dhe te strukturat e tyre shtetërore strehën e shpëtimit. Mund të thuhet me gojën plot se autori, me librin e tij, e ka ngritur një monument shkrimor për kombin shqiptar, gurët e të cilit janë dokumentet arkivore dhe të dhënat e përdorura nga burime të ndryshme. Monografia për hebrenjtë në Shqipëri hedh drite mbi të vërtetën e plotë, mbi një të vërtetë që, parë në kontekstin e zhvillimeve të kohës, është unike; e cila, përveçse është dokumentuar gjithanshëm, mund të thuhet se, në saje të elokuencës që i karakterizon përgjithësisht shkrimet e Shaban Sinanit, është interpretuar mjeshtërisht.
(botuar në gazetën “Shqip”, 30 janar 2012)

Një kodik i kodikëve, por edhe i disa kodeve të Shqiptarisë

Prof. dr. Ardian Kyçyku

Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është “Kodikët kronografikë të Shqipërisë” (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare) i profesorit Shaban Sinani, shkencëtar i përkushtuar dhe i pajisur jo vetëm me vullnet të pazakontë, por edhe me një paanësi, të cilën do të duhej t’ia kishin zili, në mos po t’ia përvetësonin mjaft shkencëtarë tanët, fqinjë e më tej. Pas një përvoje shumëvjeçare në botën e hulumtimeve shkencore dhe pas mbi dhjetë vitesh punë me librin e mësipërm, kur shtrohet çështja e ecurisë dhe fatit të (dorë)shkrimeve me vlerë, autori e shpreh qartë mendimin e vet: “Zhvillimet kulturore dhe mendore, edhe në periudhat më të rrepta, i tejkalojnë kufijtë gjeografikë, krahinorë, shtetërorë”.
Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje. Ai ka punuar në heshtje dhe përkushtim, njëlloj sikur të mbante një Kodik të Kodikëve të Shqipërisë, ku gjenden të dhëna shpesh vegimtare për Kishën si ruajtëse të Kujtesës, për vendin që zënë letërsia, historia dhe tekstologjia në kulturën e një kombi, për mënyrën si duhen hartuar e zbatuar rregullat e qeverisjes së qyteteve, nenet e vllazërive të tipit esnafor, për historinë se si një komb, shpesh i mbajtur peng mes padijës dhe idealizmit, hyn në Shkrim falë gjuhës së vet – dhe në vëmendjen e botës falë shkrimit, për rolin e pazakontë të Mërgatës në mbrujtjen dhe mbrojtjen e letërsisë, për një riperiodizim të drejtë të kësaj të fundit pas kaq kohësh etj.
Lexuesi gjendet para një vepre shkencore shumëplanëshe e të shumëfishtë, që jo vetëm fton, por edhe çon më tej paqen e hershme të paktën ndërballkanike (mes popujsh, gjuhësh, shkencash), dhe mirëkuptimin. Si ca dijetarë të sprovuar me bojën dhe gjakun e kulturës, faktet nuk bërtasin asnjëherë.
Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është “Kodikët kronografikë të Shqipërisë” (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare) i profesorit Shaban Sinani, shkencëtar i përkushtuar dhe i pajisur jo vetëm me vullnet të pazakontë, por edhe me një paanësi, të cilën do të duhej t’ia kishin zili, në mos po t’ia përvetësonin mjaft shkencëtarë tanët, fqinjë e më tej
Bukuresht, shtator 2014

“Ndër zërat më të njohur të luftës për Kosovën”

Bedri Islami, kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), themeluese e UÇK

Personalitete të shquara të jetës intelektuale në Shqipëri kanë më tepër se sa hisen e tyre në luftën e Kosovës. Shaban Sinani është ndër zërat më të njohur të luftës për Kosovën. Për më tepër, është ndër të parët dhe më i fuqishmi. Analisti më i mirë që kishte Shqipëria, njeriu që refuzonte vendet e ofruara me kushtin që të hiqte dorë nga mbështetja e UÇK-së…
Profesor Shaban Sinani, e gjithë familja e tij, pa asnjë mëdyshje, që shumë vite para fillimit të luftës do të ishte njëri nga figurat prominente të paraqitjes së luftës, mbështetjes së saj dhe, tashmë duhet thënë, shtëpia e tij e vogël në katin e katërt do të ishte njëra nga bazat më të rëndësishme. Në të cilën, jo rrallë herë, jo vetëm zhvilloheshin takime të rëndësishme, por edhe strehoheshin mjete moderne të logjistikës luftarake. Banesa e tij ishte strehë për të gjithë ilegalët, që nga luftëtarët e orëve të para e deri tek pjesëtarët e afërt të familjes së Adem Jasharit. Dhe kjo është bërë duke sakrifikuar nga vetja, pa asnjë lloj shpërblimi si mund të mendohet padenjësisht sot.
Gazeta “Dita”, 27 prill 2015 / Sipas: http://www.gazetadita.al/27-prill-2015/

“Sprovë shkencore e analizës dhe vlerësimit”

Prof. dr. Aleksandër Meksi :

Është një fakt tashmë i njohur dhe i pranuar nga të gjithë se në tërësinë e dëshmive të trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve një vend me rëndësi zënë dhe kodikët e kultit të krishterë, të cilët, për nga numri, koha e shkrimit, vlerat dhe faktin e ruajtjes së tyre nga besimtarët mund të bëjnë çdo popull të krenohet. Pikërisht ky evidentim dhe vlerësim i gjithanshëm i kësaj pasurie është dhe përmbajtja e monografisë së Shaban Sinanit, e cila është sprovë shkencore e paraqitjes, analizës dhe vlerësimit të përbashkët të veprave të kësaj gjinie që janë ruajtur deri sot.