Një ditë çoban në Lurë


A keni menduar të qëndroni disa netë në stan? Imagjino peizazhet më të rralla malore… Imagjino qindra kafshë që të zgjojnë në mëngjes me zhurmat e tyre të bukura. Imagjino një ditë si çoban në mal. Imagjino një krevat të ngrohtë në bjeshkë, pranë zjarrit, me miliona yje mbi kokë. Pa lukse, pa teknologji, në thjeshtësinë e një stani.
Kjo është aventura që na pret së bashku në bjeshkët e Lurës në datat 8-9-10 Tetor 2021. Skuadra më e bukur e udhërrëfyesve të Lurës, barinjtë dhe bareshat, do na tregojnë shtigje dhe peizazhe që askush veç tyre nuk i di. Bashkë me ta do jetojmë si ta për 2 ditë. Rrethuar nga delet, dhitë , lopët, do shëtisim kullotave dhe livadheve të natyrës më të bukur shqiptare.
Çobenjtë do na çojnë krojeve, shpellave, majave, monumenteve më të bukura të natyrës lurase.
3 Ditë Aventura në Lurë:

– Një ditë me barinjtë në bjeshkë.
– Dy net në stanet e ëndrrave.
– Sport shtigjeve dhe krojeve të Lurës me biçikleta.
– Vizitë në Shpellat e Lurës: shpella e Zotajve, shpella e Kishzave, shpella e Erës, shpella e Sorrës.
– Shëtitje me kanoa në Liqene.
– 3 ditë ushqim bio: djathë, gjalpë, salcë, qumësht, kos i freskët stani, patatja më e rrallë e maleve, perime bio. Frutat plot vlera të Lurës: mollët, rrushi, manaferrat. Mjalti i Lurës dhe raki thane e kumbulle, me kafe stani.
Të gjitha ofruar nga barinjtë dhe bareshat tona me dashuri. FALAS!
Muzika është po bio: Tingujt më të bukur të natyrës janë falas, melodia e fyellit të barinjve do jetë me ne. Në darkë në zjarrin e miliona yjeve, me këngët e bareshave në kitarë.
Qëllimi: Turizmi i staneve synon të mbrojë traditën e barinjve, e cila po rrezikon të zhduket. Eko turizmi në stane është një nga mënyrat për të mbajtur ekonomitë e vogla të staneve, për të sjellë energji të reja në një traditë shekullore.
Aktiviteti organizohet nga skuadra Ecovolis dhe barinjtë e Lurës.
Transporti vajtje – ardhje kushton 2.000 Lekë. Çdo gjë tjetër është falas.
Datat 8-9-10 Tetor, (nisja ora 07:00, para pallatit të Kongreseve).
Te Stani në Majë të Malit, 2 mbrëmje të paharrueshme.

Linku:https://www.facebook.com/events/s/te-stani-ne-maje-te-malit/832965677263140/