Unë nuk isha në varrimin e babait tim*


Kur iku në përjetësi Sami ShehuIa kam lexuar shpirtin derdhur në vargje…

 Ia kam parë gazin dhe harenë kur udhëtoi nga Melburni në Athinë thjesht për të pi një kafe në shtëpinë time e për të më uruar për martesën e djalit.
Nuk ishte vetëm. Ishte edhe e ëma, Kumria, Kumrie Lahi siç e njoha për herë të parë në vitin 1954, bashkë, në një klasë në shkollën shtatëvjeçare të Peshkopisë, Kumrie Shehu…
Ishte një nder që mu bë…
Nuk ma bënë as gjaku im…
Pas tyre, pas Kumries dhe Mirandës, ishte Sami Shehu…
Desha ta them një fjalë të mençur për Samiun, mësuesin e fshatit tim, bashkëpunëtor në shumë veprimtari.
Ma “ndali” Miranda…
Më shumë se ajo, më shumë se vajza, askush nuk e gjen fjalën për babanë…
Një elegji, një vajtim dhe një buzëqeshje, dalë nga shpirti, qarkulluar në gjak nga zemra…
Po përcjell fjalët e saj, shkruar sa poetët e elegjive, njerëzit që e njohën Sami Shehun, ulen në gjunjë…
Kështu janë vajzat…
I PËRJETSHËM KUJTIMI I SAMI SHEHUT!

 Abdurahim Ashiku

Athinë, 21 mars 2022

Kur binte fjala për vdekjen, thoshte se e kishte frike vdekjen në agoni.
Im atë vdiq në gjumë.
Para pesë vitesh, duke qeshur e duke folur me zë të lartë siç e kishte zakon, im atë me pati thënë:
“Se mos bësh gabim të vish në varrimin tim! Unë nuk e kam ndërmend të hap sytë se vjen ti. Kështu që, behu e mençur, çoja paratë e biletës Edlirës të bëjë njat mort e rri rehat aty, baba shifet vetëm për së gjalli”.
Kur u fejova në 1994, me pati marre mënjanë e me pati pyetur:
E ke menduar mirë se ku shkon?
E ke idenë ti sa larg është Australia?
E pashe njëherë me ato sytë e te sapofejuarës me ëndrra te mëdha e mendova: epo përse do qe të ma prishe këtë ditë im atë?
Im atë i dinte të gjitha, kohë përpara se të ndodhnin, pak përpara se të ndodhnin, kur ndodhnin dhe se çfarë do të sillnin pas.
Të gjitha.
E urreja për këtë.
Ai urrente aeroportet, vendet ku i humbisnin nga sytë dy nga vajzat e tij.
Ai kishte lindur të jetonte…
Ishte ku ishte fjala, ku qahej miku e shoku, ku pihej me opingë, ku thirrej, ku recitohej e këndohej, ku shkruhej e diskutohej.
Ishte shpirti i festes e i tavolinës, egzagjerues e manovrues i tmerrshëm, hiperbolik e cinik, kërkues e i ashpër, i dashur, i dhembshur e zemërmadh, i këndshëm, sharmant.
I mprehte, brisk!
I talentuar, punëtor.
Lis i gjatë e zogu në majë të degës se atij lisi.
Im atë ishte njeriu me kompleks që kam njohur në jetë.
Mësova ta manipuloj që në moshë shumë të vogël sepse ishte aq i paparashikueshëm sa duhet të kisha një plan te kontrolloja situatën. Vetëm një shpullë ballit më pati dhënë…
Me shpinën e dorës së djathtë, kur isha vetëm 6 vjeçe, rreth tavolinës, kur po hanim dreke një dite vere dhe na kishte kapur një e qeshur me Lidën dhe Eden sa na doli ushqimi nga hundët.
Marrëdhëniet me volatile i kishte me motrën time të dyte, Lidën, sepse ishin njësoj. Ziheshin bashkë, duheshin bashkë, pinin e këndonin bashkë, shaheshin bashkë, ishin kopje karboni te njeri tjetrit.
Krenari kishte Eden,”bashkëpunëtore artistike” më kishte mua.
Nuk me kujtohet kush i pati përkthyer shumicën e poeteve franceze të shekullit të 19-te (Baudelaire, Hugo, Verlaine, Poe etj.) por di qe kishim një antologji të mrekullueshme në bibliotekën tone, te cilën e lexonim shtate here nga nëntë dhe kishim mësuarpërmendëshshumicën e poezive përfshirë në të. Darkave, luanim një lojë ku ai recitonte një varg e unë duhet të gjeja cila poezi ishte dhe kush ishte autori. Në shtëpinë tonë vetëm lexohej, ditë e natë.
Im atë nuk mësoi gjermanisht, paçka se Horst e Lida e ftonin herë pashere ne Hasbergen por shoqëria e tyre e njohin Mimin si recituesi pasionant i Gëtes!
Nëmemorie si prind kishte te fiksuar një ftohje te hershme te Edës, fliste shpesh për atë ankth prej prindi dhe sa here kollitej Eda thoshte: e ka një ftohje te vjetër. Ne qeshnim. Eda ishte sportiste e fizikun e saj nuk e kishim unë e Lida. Eda e Shpëtimi jetuan me te gjithëjetën.
Im atë e kthente çdo sfide në një eksperiencë, diçka qe do te mbahej mend. Nuk kishte rëndësinëse ishte një mesues i thjeshte a drejtor, libretist apo kaligraf, synimi i tij ishte suksesi.
Pasi gjyshi im, babai i tij, Jonuz Shehu, u lirua nga burgu (5 vjet për agjitacion e propaganda), prindërit e mi, te dy mesues, i degdisen ne nje nga zonat me te largëta te Dibres: Katër Gryket, me qender Qafmurren. Unë isha vetëm 14 muajshe, ndaj me lanë pas te me rriste gjyshja por Eden e Lidën i morën me vete. Banoret e Qafmurres jepnin jetënpër tim atë: ai e ngriti ne këmbëzonën, energjia e tij u përqendruamenjëherë ne jetën artistike te zonës, ngriti një trupe estrade, organizoi gratë, përgatiste materialin e humorit e sigurisht ekzekutonteçdo projekt. Po ta kërkosh, ka talent kudo, thoshte.
Ata njerëz u bene familja jone e dyte, miq te përjetshëm. Partia pastaj te afronte pak: në Brezhdan, i adhuronte nxënësit e tij. Ishte varfëri e tmerrshme, nuk kishte drithë e sapun, fëmijët vinin ne shkolle me një dru nen sqetull. Por nxënësit e tij ishin te lumtur. I studionte personalitetet e tyre, karakteret, iu bënte fotografi artistike dhe na i prezantonte ne shtëpi, iu përshtaste mënyrën e te nxënit. Një ditë, pasi kishte bere kontrollin e pastërtisë, i kishte vene ne rresht per një djemtë dhe i kishte dërguar tek berberi i fshatit: i kishte qethur, i kishte dërguar tek çezma e fshatit, iu kishte lare këmbë e duar me ujë e sapun te sjelle nga shtëpia dhe i kishte kthyer ne klase.
Çdo gjë e bënte me pasion, madje edhe parullat e partisë komuniste qe shkruanin me Dash Alliun! Ishte një kaligrafist i shkëlqyer dhe mbaj mend qe një here, i kishin komisionar te dy te freskonin te gjitha parullat e qytetit. Im ate e Dashi ishin antikomuniste te lindur…te qeshurat e tyre tek kthenin penelat me mjeshtëri ne letër, shakatë e tyre, tregoheshin te nesërmen neper tavolina. Dashi vdiq shume i ri. Samiu qau me zë. Bajram Mata, piktor i madh e njeri i mrekullueshëm, mik i ngushte, vdiq i ri. Samiu e qau si fëmijë. Im atë nuk qe kurrë me si me pare pas vdekjes se xhaxhit Bajram. Hysen Lala, mik e shok, bashkëpunëtor qe ne Qafmurre, vdiq shume i ri, i ishte zbardhur fytyra e zeshket kur na dha lajmin. Mirush Mati, mik i një jete, shok e vëlla, vdiq i ri, Samiu e solli kujën ne shtëpi. Im atë jepte jetën per shoqërinë.
Por treshja qe mban mend Peshkopia besoj ishin Samiu, Shpresa dhe Bardhi. Kjo treshe janë protagonistët e tregimit tim: “Gruaja ime ka nevoje per kostum”. Miqtë e tim eti ishin miqtë e shtëpisë…ne çdo kohe, ne çdo ore te ditës dhe kur ndonjëherë ime ëmë gjendej e papërgatitur e trishtohej ne fytyre kur shikonte miq tek dera, im atë ia priste: Kumrie, e zonja e shtëpisë e nderon burrin kur i pret mysafiret me buzëqeshje! Ç ‘rëndësi ka nëse nuk ke kafe e raki e dashur! Dhe aty fillonte humori e vazhdonte me ore te tera.
Im atë ishte gjuetar thëllëzash e lepujsh, derrash e rosash. Im atë ishte peshkatar, vinte bast se zinte aq e kaq peshq dhe e fitonte. Im atë gatuante çomlekun me te shijshëm ne bote: dy këmbë te pasme lepuri te egër, një kilogram qepe te vogla, një gote ujë, një gote vere e kuqe, një gote vaj ulliri, kripe e piper i zi dhe gjethe dafine, ne tenxhere me presion!! Im atëbënte raki! Double distilled! Dhe pastaj gatuante kukurecin me te mire ne bote!
Im atë kishte trupin me te drejte e fizikun me te forte ne bote, hapin me te gjate e ecjen me te shpejte. I kam ngjare ne shume gjera.
Im atë, ati i Edes dhe Lides, bashkëshorti i një jete i Kumries, djali i Jonuzit e Hafizes, vëllai i Sabahut dhe i Dritës, gjyshi i Bores, Erblinit, Elmes, Mariusit e Kodit, xhaxhi i Nerit e Gezimit, daja i Letes, Besit e Benit, ishte i vetmi Mim qe kishim. Mimi nuk është më.
Nga e ëma, Mimi vinte nga një familje jetegjatesh. Por kur iu fiken shokët e humbi dëshirën per jetën. Miqtë e tij ishin jeta e tij.
Shpesh i thonim me shaka: po si nuk vdiqe o burrë i dheut!!
Na e kthente: qe te tëvdesë baba, duhet me e dashtë fort. Duhet të lerë pas njerëz qëpikëllohen për të, duhet me i shkretu njerëzit e vet. Duameni fort që të vdes!
PS: unë nuk ia kam dërguarparatë e biletës Edes për funeralin e tim ati. Per të u kujdesën mami dhe Eda. Këto tre javët e fundit Lida preu një bilete vetëm për të shkuar dhe i qëndroipranë gjer në momentin e fundit.

*Ky post feston jetën e tij. Nëse mbani mend një anekdote a histori të treguar nga im atë, ju lutem ta postoni në komente.