Botime / “Katër kongreset kombëtare për alfabetin e shqipes”


Është një kontribut me vlera të veçanta në fushen e historishkruarjes, libri i Prof.dr. Arjan Kadiut, “Katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes” pasi vjen në një kohë kur historishkruarja shqiptare, krahas arritjeve të pamohueshme, po përjeton edhe probleme të cilat po cënojnë objektivitetin e besueshmërinë në vërtetësinë shkencore të saj.
Orientimi permanent i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare i përcaktuar nga rilindasit tanë ka qenë dhe mbetet zgjidhja përfundimtare e çeshtjes kombëtare mbarë shqiptare. Kjo ka qenë, është dhe mbetet edhe pika e referimit mbi të cilën gjykohet serioziteti dhe vlera e punimeve shkencore historike në vlersimin apo rivlersimin e ngjarjeve historike, e personaliteteve drejtues e pjesmarrës në këto ngjarje si dhe produktin kombëtar e shoqëror që ato kanë sjellur.
Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes që u mbajtën njëri pas tjetrit në një hark të ngushtë kohor në pragun e shpalljes së Pavarsisë kombëtare, ishin ngjarje të rëndësishme për historinë e popullit tonë. Vendimet historike të tyre kanë ndikuar dhe do të ndikojnë në shekuj në rrethet arsimore e kolturore të kombit shqiptar. Për rëndësinë dhe vlerat atdhetare, shkencore e kulturore të Kongreseve Kombëtare për alfabetin e gjuhës shqipe janë kryer punime të mirefillta shkencore deri nga Akademia e Shkencave të Republikës ku kanë hulumtuar edhe personalitete me emër si Shaban Demiraj, Kristaq Prifti, Gazmend Shpuza, Qazim Xhelili, Naum Prifti, Gjovalin Shkurtaj, Qenan Manastiri, Sejfi Vllamasi, si dhe mjaft personalitete të botës akademike e klubeve kulturore, në një shtrirje kohore shekullore, por këkimi historik ësht i hapur dhe nuk mund të themi se ky proçes ka përfunduar.
Historishkruarja për rëndësinë, vlerat dhe produktin kombëtar e shoqëror të sejcilit nga këto kongrese në fuksion të orientimit permanent, zgjidhjes përfundimtare të çeshtjes kombëtare mbarëshqiptare, ka patur edhe dukuri që i kanë shpëtuar normalitetit duke mos pasqyruar me vërtetësi historike zhvillimin e ngjarjeve, madje në vitet e diktaturës, përveç ideologjizmit e politizimit të tejskajshëm ka patur edhe seleksionim të materialit lëndor historik që ka sjellur njëanshmëri, tjetërsim, mohim, mbulim e shtrëmbim faktesh, denigrime figurash e lartësime të pabazuara, dukuri këto të pseudohistorisë që kan sjellur edhe mbrapështi në zgjidhjen e çeshtjes kombëtare.
Dr.Prof. Arjan Kadiu, “për të shkundur e pastruar këtë pluhur të mbishtresizuar që historia jonë kombëtae e mbartë me dhimbje prej shumë vitesh”(siç shprehet autori i librit) dhe për të sjellur në normalitet vërtetësinë historike në zhvillimin e këtyre ngjarjeve tepër të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar, duke u bazuar në rregullat e parimet shkencore të historishkruarjes na dhuronë sot në prag të festave të nëntorit, librin “Katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes”. Ky libër me trajtime e synime historike e gjuhësore të një akademiku ma aftësi të admirueshme argumenton e mbështet por edhe rishikon, plotëson e saktëson duke shvleresuar e hedhur poshtë qëndrime e vlersime të njëanëshme të shprehura në botime të ndryshme kushtuar kongreseve të alfabetit të gjuhës shqipe.
Cilat janë disa aspekte të refleksioneve dhe thellimit të Arianit për sjelljen në normalitet të vërtetave historike mbi zhvillimin e këtyre ngjarjeve të rëndësishme dhe produktin historik që ato sollën në hullinë e Orientimit Strategjik të lëvizjes kombëtare mbarëshqiptare?
Me librin “Katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes” Dr. Prof. Arian Kadiut vjenë me një qasje të re në fushën e historishkruarjes. Nëpërmjet sintezës së rrugës kongresore, me trajtime e synime historike të pandara nga ato gjuhësore atdhetare e kombëtare, argumenton, qartëson e saktëson se katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes që u mbajtën në harkun kohorë të dy vjetëve, nga nëntori i vitit 1908 deri në prill të vitit 1910, ishin kuvende, mbarëkombëtare shqiptare, dhe jo krahinore e fetare siç janë konsideruar nga pseudopatriot e perfaqësues të interesave grabiqare të monarkive fqinje të ballkanit.
Nisur nga fakti se historishkruarja si shkenca e pasqyrimit të vertetave historike nuk pranon shtrëbrime e zbukurime e aq më tepër plotësime të hamendësuara e të paqena. Për të siguruar besim dhe bindje në vertetësinë historike të zhvillimit të ngjarjeve të paraqitura në këtë studim, Ariani është bazuar në radhë të parë në dekumentet autentike arkivore, duke marrë në përparsi, dëshmitë e pjesmarrësve në këto ngjarje. Këto dëshmi të interpretuara me përgjegjësi shkencore e çojnë lexuesin në mjediset kohore të zhvillimit të këtyre ngjarjeve duke krijuar besim në të vërtetat historike kohore të zhvillimit në këto ngjarje, por edhe duke davaritur pasaktësitë e keqinformimet e akumuluara.
Meritë e Arianit është edhe fakti se edhe nga dëshmitë e pjesmarrësve në këto ngjarje ka hulumtuar me përparsi dëshmit e atyre personave që kanë patur pozita të rëndësishme në proçesin e organizimit dhe drejtimit në këto ngjarje, por jo vetëm kaq, duke gjykuar edhe nga niveli dhe aftësitë e tyre intelektuale e kulturore. Një nga dëshmitë që autori i këti libri i referohet me shumë besim dhe që i ka dhënë besim të pa dyshimtë edhe pasqyrimit të ngjarjeve në këtë libër është relacioni i hartuar me të dhënat e mbledhjes me dyer të mbyllura të komisionit të alfabetit nga Gjergj Qirjazi,antar i këtij komisjoni dhe nënkryetar i kongresit të Manastit, pjesmarrës dhe figurë kryesore edhe në kongresin e Dibrës. Ky relacion prej 20 faqesh të datës 20 janar 1909, në gjuhën angleze,që autori i librit “Katër Kongreset Kombëtare të alfabetit të shqipes”, thote se është i vetmi burim i drejtpërdrejt, sot për sot, i komisionit të alfabetit shkruan:”Po të mos përfillnim njërën apo tjetrën anë, do të shkaktohej pengesë e madhe për përparimin e Kombit dhe meqë këto (alfabete) qënë përdorur në shkolla, njëri në Gegëri dhe tjetri në Toskëri, ne vendosëm me vota të plota të adaptojme dy alfabetet.” Dhe përse e bënë këtë; sepse detyra kryesore ishte ruajtja e unitetit kombëtar pa të cilin edhe po të vendosej në Kongresin e Manastirit, ai nuk do të zbatohej kurrë në jetë;.ndërsa ruajtja e këtij uniteti solli atë që pa kaluar as një vit, u krijuan kushtet që në Kongresin mbarkombëtar të Dibrës u vendos njësimi i alfabetit shqip më shkronjat latine.
Në kapitullin mendime të kundërta për dy alfabetet, autori i këti libri na bën të ditur edhe paknaqësinë e disa patriotve; si të alfabetit latin edhe të alfabetit të Stambollit por thjeshtë shprehnin paknaqësi. Kurse historjani dhe studjuesi H.Myziri paknaqësinë për njësimin e alfabetit e shpreh : ”Komisioni nuk pati vullnet të hekurt që ta mbaroi e t’i jap fund njësimit të alfabetit.”
A nuk ishin këta rilindas të shquar, Atë Gjergj Fishta, kryetar i komisionit të alfabetit dhe Mithat Frashri, kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i komisionit të alfabetit, Gjergj Qirjazi,Vehbi Dibra,etj; që për mënjanimin e përçarjes në radhët kongresistëve dhe të vetë Lëvizjes Kombëtare patën aftësinë, për të marrur vendime të tilla historike.Vetëm popujt me zhvillim kulturorë e vetëdije të lartë kombëtare nxjerrin udhëheqës të aftë për vendime historike. Por në mijra faqe për studimin e kongreseve gjuhësor për alfabetin emri i këtyre burrave është fshirë e zëvendësuar me të tjerë. Këtë të vërtetë historike na e sjell Arjani, si tepër të denjë për tu rregjistruar në memorjen historike të kombit.
Merit e veçantë e Arjanit është pasqyrimi i kontributit të familjeve të mëdha shqiptare, të djemve të tyre patriot, të ditur e të pasur, të klerit fetar e intelektualve që drejtonin shoqëri patriotike e shtypin e kohës, të cilët krijuan lidhje e marrdhënje edhe me faktor relevent të botës dhe organizuan, udhëhoqën e morën vendime të guximshme, edhe në këto ngjarje të mëdha, duke mos kursyer as pasurinë e as jetën e tyre. Ndërsa, historishkruarja e kësaj periudhe jo vetëm që i kishte fshirë nga faqet e saj por edhe i kishte denigruar për arsye klasore por edhe se kanë bashkëpunuar me pushtuesin.
Bashkëpunimi me pushtuesit dhe përbërja klasore ka qenë “arsyeja “ jo vetëm e fshirjes nga faqet e historishkruarjes dhe denigrimit të organizatorve dhe drejtuesve klerik e pashallarë, por edhe fshehja e tjetërsimi i produktit që kanë sjellur këto ngjarje, e në veçanti produkti i kongresit mbarë kombetar të Dibrës vendimet e të cilt sollën përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e gjuhës shqipe dhe mësimin e gjuhës shqipe në shkolla.
Po kush ishin Xhonturqit, pushtuesit, me të cilët thuhet se bashkëpunuan drejtuesit e kongresit të Dibrës ,për shkak të cileve u mohua dhe u tjetërsua produkti historik kombëtar që ky kongres solli?
Turqit e ri(xhonturqit) ishin intelektual përparimtarë turq.,shkruhet në historinë e shqipërisë. Të ndihmuar nga 20 mijë shqiptar të armatosur, të Dibrës, Pollogut e Kosovës me 23 korrik 1908 ata detyruan Sulltan Abdyl Hamitin e II. të shpalli Kushtetutën duke rrëzuar regjimin absolut të Sulltanit. Turqit e Ri premtuan se do të njihnin të drejtat kombëtare të popujve të perandorisë. Për kohën ky qe një lajm i mirë edhe për .patriotët dhe atdhetarët shqiptarë të cilët u hodhën në veprim për realizimin vetë të këtyre të drejtave, mes të cilave ishte edhe mësimi e përhapja e gjuhës shqipe. Në këtë hulli veprimesh u zhvilluan edhe Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes, mes të cilëve edhe Kongresi i Dibrës, vendimet e të cilit shkonin plotësisht në hullinë e orientimit të Lëvizjes Kombëtare mbarë shqiptare duke mos patur asgjë të përbashkët me qëllimet e pushtuesve xhonturq , numri i të cileve nuk përbënte as 5% të pjesmarrësve në kongres u përdor per zhvillimin legal të tij.
Motivi i bashkëpunimit me pushtuesit ka bërë që të fshihen nga faqët e historisë sonë kombetare edhe produkti i ngjarjeve të rëndësishme, siç ishte bashkimi në vitin 1941 deri më1945 i tokave shqiptare të lëna padrejtësishtë, jashë kufirit shtetëror më 1913, i cili ishte jo vetëm realizim i orientimit strategjik të Lëvizjes Kombëtare, por edhe një ristart në ndëgjegjen kulturore kombëtare të popullit tonë, ku u hapën shkollat shqipe e u vendos administrata shtetërore shqiptare. Shtrohet pyetja; a duhet që historia jonë të studjoi e pasqyroi produktin e bashkëpunimit me komunistët Jugosllav gjatë luftës nacional çlirimtare, që solli rikthimi i pushtuesve serb dhe vrasjen e shpërguljen me forcë të mijra shqiptarve me preteksin se kishin bashkëpunuar me fashizmin.
Trajtimi në një libër si punim shkencor i Katër Kongreseve për alfabetin e gjuhës shqipe duke ju referuar mbi 100 titujve studimor që kanë shkruar për këto kongrese dhe dhjetra dokumenteve të gjetura dhe kohët e fundit, mund të themi se Prof.Ariani jo vetëm që ka ” sjellur në normalitet” historishkruarjen për këto ngjarje të rëndësishme në historinë e popullit tonë por edhe na ka dhënë një ndihmë të vyer metodike shkencore për hulumtime të mëtejshme në fushën e historishkruarjes, pasi ajo mbetet gjithmonë e hapur.