Kujtesë / Lamtumirë i dashur Xhevat SPAHIU


Me hidherim te thelle, percjellim Xhevatin tone te shtrenje per ne banesen fundit ate te Zotit.
Xhevati yne u lind dhe u rrit ne gjirin e familjes Spahiu, nje familje tregtare me tradita te shkelqyera qytetare e ardhur ne Tirane nga Dibra e Madhe 85 vjet me pare.
Ai u edukua dhe u shkollua ne familjen e tij, prane Rruges se Dibres, si si biri i pare i saj, u be shtylla dhe shembulli i njeriut te mire ne Familje.
Xhevati studioj ne Tirane, shkencat ekonomike dhe kontriboi me profesionin e tij, te Ekonomistit si nje nenpunes i perkushtuar, dhe njohes i mire i profesionit te tij, duke punuar me ndershmeri, me zell, dhe vullnet ne Institucionet me ne ze te vendit ne fushen e arsimit dhe te shkences.
Per nje periudhe per rreth 35 vjecare ai drejtoi Zyren e Planifikimit Financiar te Universitetit Shteteror te Tiranes, gjithashtu drejtoi dhe Zyren e Planifikimit Financiar te Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise, ku u shqua per nje pune shume korrekte dhe mardhenie te shkelqyera me figura te rendesishme te Arsimit dhe Shkences Shqiptare.
Xhevati ishte nje bir i ralle per prinderit e tij, nje vella dinjitoz por gjithashtu ai ishte nje bashkeshort shembullor per zonjen e tij Zeliha, dhe nje prind model per vajzat e tij Elida dhe Shpresa si dhe djalin e tij Alban.
Me virtutet e ralla te njeriut si urtesia, qetesia, mencuria, paqja, ai diti te ndertoje mardhenie te shkelqyera kudo, ne familjen e tij, me te afermit e tij, si dhe me te gjithe shoket e miqte e rrethit te tij miqesor e shoqeror.
Xhevati le pas nje familje te madhe plot niper, mbesa e sterniper e stermbesa, te cilet nderohen me emrin e nderuar te Xhevat SPAHIUT.
Femijet e tij, bashkeshortja, niper e mbesa, te cilet kane ardhur nga larg sot, te aferm miq e dashamires te tij, ardhur nga Dibra e madhe, Tirana, e familjes Spahiu perkulen me respect sot, per t’i dhene lamtumiren e fundit, njeriut te tyre te dashur dhe shume te shtrenjte Xhevat Spahiu,
Trupi i Xhevatit do te prehet ne varrin e babait te tij te ndritur Muharrem Spahiu.
Shoqata “Bashkesia Dibrane”, Komuniteti Dibrane ne Tirane, si dhe “Keshilli i te Urteve” i shprehin ngushellimet e sinqerta familjes Spahiu dhe te aferme te tij.
Shpirti i tij u prehte ne paqen e perjetshme.
Qofte i Xhenetit, qofte per jete i kujtuar.
Lamtumire Xhevati yne i shtrenjte.