Poezia si derdhje e lirë imazhesh


Nga Qazim SHEHU

Poezia e Erviolës vjen përmes dlirësisë së shpirtit të saj vajzëror në një derdhje imazhesh transcedentale, të cilat përvijojnë pamjet e ditës, shqetësimet dhe kujtesën vizuale, ashtu si dhe kujtesën emocionale për gjërat që e rrethojnë dhe kalojnë me reflekset e tyre nëpër shpirtin e saj të butë dhe të ndjeshëm.
Kështu, kjo poezi bëhet e prekshme aq edhe frymore, e rrjedhshme me varg tëçliruar që përcjell impresione e digresione, shpreh shqetësimet e femrës në botën e trazuar maskiliste dhe e rrethon hapësirën me dashurinë e nënës për fëmijtë. Po kështu në këtë lloj poezie, tematika degëzohet dhe merr krahë në kujtime për gjyshen, babain, vendet e lindjes, dhe gjithçka ajo e thotë me mall e dhimbje, me një dëlirësi të prekshme që të frymëzon dhe të shpie larg. Kjo është një poezi që nuk sajohet, po ngrihet në tonalitete të përditshmërisë dhe përmes tyre zbret në thellësi të ndjenjave, duke qenë kështu në shtratin e vetvetes krejtësisht e pangjashme dhe e përcjellë nëpër shqetësime dhe e trasuar në ide që shpalosin këto shqetësime. Kështu, mesazhi bëhet i kapshëm dhe troket në vetëdijen e çdo lexuesi që e do jetënpoezinë, që ndjenjën nuk e topit nëskajshmërinë e indiferencës.
Poezia e saj nxit dhe të merr me vete përfytyrimeve të saj. Në raportin midis motivit dhe transhendencës, Erviola herë zgjedh në përparësi motivin e herëi kushton më tepër vëmendje frymës, gjendjeve shpirtërore që dalin dhe krijojnë atmosferën e përjetimeve të brendshme dhe të hapura. Kështu, motivet përdtitësohen dhe gjendja (frymëzimi, brenga, malli, dhimbja, dashuria, lumturia, harresa dhe kujtesa) u vesh atyre rroben e duhur të hijeshisë dhe bukurisë së paraqitjeve. Është një poezi që të rrëmben pikërisht për këto çaste të përditësisë njerëzore shikuar me syri n e një femre të kulturuar dhe të shqetësuar, ku filtri intelektual dhe ndiesor shkrihen e njenjtësohen bashkë, përmes këndvështrimeve të ndryshme poetikë.
Kjo poezi e mbart ngarkesën e figurës në mënyrë të natyrshme dhe synon të shprehurit intelegjent, e, këtu ftillohet e jetësohet toni i filozofimit dhe meditacionit, sepse poetja është një grua që kërkon në jetë;vetënisja e udhës poetike është kërkimi mëi pastër për ta rritur shtatin dhe profilin e personalitetit të vet si aspekt integrues në shoqëri dhe në rrafshe më të gjëra kulturore. Ky tentim shpreh gjithashtu arritjen një suksesi që në librin e parë, sepse ne shohim një dorë të stërvitur në shkrimin e poezisë, organizimin e strukturës së vjershës, kujdesin për fjalën dhe kumbimin e saj, sensin e masës dhe të shprehurit elokuent, jashtë sloganeve të mërzitshme. Poezia e saj bëhet një kredo e fortë morale në udhë të ngjitjes, po edhe një kredo ndiesore që poezia ndikon sadopak për të zbutur shpirtrat e vrazhdë të kësaj bote të murrme.
Duke iu rikthyer fillimit, mund të përsërisim pa drojë se poezia e saj e shpreh pikërisht këtë dhe kjo derdhje e lirë e imazheve dhe ngulitje e figurave vjen si veçori e stilit të saj dhe e shqetësimit poetik për botën, jetën, të ardhmen. Kjo derdhje e lirë imazhesh është shenjë talenti dhe jo spazmash për të krijuar poezi, dhe është e rëndësishme se ajo e nis dhe e shpalos këtë veçori që në librin e parë, tregues se do ta vazhdojë udhën e bukur të poezisë.
Derdhja e lirë e imazheve shpreh forcën e fjalës përmes kufijve realë dhe irealë të përfytyrimit, përmes trazimit të ndjenjave, dhimbjes, mërzisë, vemisë, po edhe dashurisë për fëmijën dhe fëmijët, për të afërmit dhe gjithçka të mirë në këtë botë, të cilën e shohim me sy kritik, po gjithësesi ajo mbetet e bukur dhe na afron shumë gjëra, të cilat duhet jo vetëm t`ia duam, po edhe t`ia rrisim. Fraza e fundit, mendoj se është mesazhi qëndror i vëllimit “Pres mëngjeset e mia”, një vëllim që mund të lexohet me një frymë dhe mund të marrësh prej tij aromën e ndjenjave të pastra, të cilat, mbeten larg çdo sofistikimi dhe dukje hipokrite. Ky vëllim përmbush më së miri këto aspekte të analizës së sipërpërmendur dhe vjen si një buqetë lulesh të freskëta në duart e kujtdo që e do të bukurën. Udhë të mbarë autores në rrugën e gjatë të poezisë.

BASHKË ME SHIUN

Qenka errur, pikat e shiut mërmërisin
Mbi çadrën time,
Si mijëra gishta trokasin,
Pika shiu…
Shi vezullues vetëtimash
Nga gojë të çliruar të qiellit
Që i flasin njeriut
Gishta rrezesh të ndezura,
Imagjinatash qiellore,
Bashkë me shiun balerin
Hidhem dhe ndjej,
Trokitjen e tij njerëzore…

POEZIA IME

Tokën pjellore të fjalës
E lëroj me dlirësi,
Dhe nga vargjet si livadhet
Çelin lule hijeshi.
Dhe vetes i kam premtuar
Vetullat kurrë mos i ngrys,
Se vjen vargu i bekuar
Si dallëndyshe poshtëçatisë.
Dhe në mua ngre fole
Si dallëndyshje fole ngre,
Ndaj do mbetet kaq e re,
Kjo poezi që më mbërthe…

BABAI

Ti je dashuria ime e parë
I bukur si atëherë dhe tani,
Mbret të ka çdo vajzë
Zemrën tënde pasuri.
Ti babai im,
Prania jote gjithnjë,
Një bekim.