Skavica në defterin e Ramës së Dytë


Varianti 1 i Skavicës me 1 digë. Niveli 441 metra. Fuqia e instaluar: 193 MW. Prodhimi vjetor: 768 GWh. Investimi 662.4 milionë Euro. Sipërfaqja e përmbytur: 5861 Ha. Popullsia e zhvendosur: 10000 persona. (Burimi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë. “Shfrytezimi i Potencialit Hidro-Energjetik të lumit Drini i Zi”, Agim Bregasi, Shkurt 2016. Faqe 6.

Varianti 1 i Skavicës me 1 digë. Niveli 441 metra. Fuqia e instaluar: 193 MW. Prodhimi vjetor: 768 GWh. Investimi 662.4 milionë Euro. Sipërfaqja e përmbytur: 5861 Ha. Popullsia e zhvendosur: 10000 persona.

(Burimi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë. “Shfrytezimi i Potencialit Hidro-Energjetik të lumit Drini i Zi”, Agim Bregasi, Shkurt 2016. Faqe 6.)

Lajmi:

Kryeministri Rama nxori nga sirtari projektin -”HEC-i i Skavicës”, njeri prej pesë projekteve të pranuar në Samitin e Triestes. Projekti do të zbatohet sepse në Dibër NUK KA DIBRANË?!

 

Reagimet…

Petrit Lahi:  Dibranët ike dhe pijanecët ngelen aty, pse jo?

Arben Ismaili: Jo nuk ikën dibranët dhe as nuk ngelen aty pijanecët, por kanë vdekur ato që u larguan dhe e harruan Dibrën, ato që mbahen për dibranë Petrit Lahi!

Abdurahim Ashiku:  Kujdes Beni. Unë jam larguar nga Dibra me dhunë dhe nuk e kam harruar atë. Bëra edhe një libër me pensionin tim por ti si gazetar në atë kohë nuk të pashë të shkruaje qoftë edhe një rresht në fb (lere pastaj në shtypin qendror e në “Rruga e Arbërit” në përkrahje e jo më të organizoje në Peshkopi e Tiranë ndonjë promovim. Nisur nga kjo, në një far mase jam dakord me Petrit Lahin.  Unë nuk kam vdekur zotëri dhe nuk e kam harruar Dibrën.

Abdurahim Ashiku:  Dhe një shtesë: Nuk kam moshë që nga kodra e ugrades së prindërve të mi, ulur në ballkonin e shtëpisë time të ëndrrave, që sheh jugun, Çapin e Brezhdanit nën ujë të kujtoj të mbyturit…

Petrit Lahi:  Unë asnjëherë se kam harruar Dibrën dhe pse jam larguar që në vitin 1980 në Tiranë dhe në 1991 në emigrim e kam treguar veten si dibran duke vajtur çdo vit në vendlindje dhe në vitin2015 e tregova veten që jam atdhetar,

Arben Ismaili:  Por jo te ofendosh njerëz të ndershëm dibranë z. Petrit duke u thënë pijanec. Nuk mund të jesh dibran patriot duke ofenduar!

HajredinToca:  Unë do isha dakord të mos bëhej Skavica nëse lugina e Drinit do lulëzonte nga zhvillimi bujqësor e blegtoral.

Arben Ismaili: Edhe unë ashtu siç thoni ju mendoja z.HajredinToca, por mendja më ka ndryshuar shume kohe qe Skavica do behet me 1 dige. Ishte koha kur unë punoja si gazetar (korrespondent) ne qarkun e Dibres ne një televizion kombëtarë kur shkoja te intervistoja banoret e fshatrave qe prekeshin nga projekti i Skavices. Ne intervistat qe merrja nga banoret e këtyre fshatrave qe prekeshin nga ky projekt shikoja dhe dëgjoja vendosmërinë qe ky projekt te mos behej. Ne interviste përveç dëmeve ekonomike qe u behej aty përmendej dhe demet e tjera kulturore dhe historike te patjetërsueshme qe kishte zona e pellgut te Drinit te Zi. Por zhgënjimi u be me i madh kur ne një takim qe u be ne ambientet e prefekturës se Dibrës, te gjithë këto banore dhe kryepleq si dhe kryetar komunash me stafin e tyre interesoheshin sesa do te ishte vlerësimi për metër katror?! Dhe sa për historinë e dibraneve po na plasin sytë nga Kalaja e Grezhdanit qe është mbi 2000 vjeçare me 14 kulla vrojtimi dhe as është marre mundimi për zbulim te mëtejshëm apo dhe pë rnjë restaurim thellesor e cilësor qe asnjë nga dibranet e brendshëm, as ato te larguar ne Tirane apo ne mërgim nuk e kane ngritur zërin për Kalanë e Grezhdanit.

Adem Bunguri: I dashur Abdurahim,

Tani që shoferi ynë trendi ka marrë timonin dhe tepsinë, kazanin dhe kusinë, tani gjithçka është e mundur! Tani u harruan premtimet për Rrugën e Arberit, dhe po i jepet kerrit me gaz të shfrënuar drejt Danubit, për t’i bërë Dibrës atë që nuk arriti shkau me luftë.

E more i dashur Abdurahim, si erdhën punët! Po synohet asgjësimi fizik i Dibrës, dhe kjo prej shqiptarëve që i kanë hipur kalit mbrapsht, që hanë në Tiranë dhe ëndrrat i shohin në Beograd!

Megjithatë, unë vazhdoj të besoj me zemër dhe me shpirt, se populli i Dibrës, nuk do ta lejojë të ndodhë kjo hata!

Abdurahim Ashiku:  Shpresa thonë se vdes e fundit por unë e kam humbur atë.

Vesel Hoxha:  Përshëndetje të gjithëve,

Edhe unë, shumë vite më parë, kam dhënë disa mendime nën titullin: “A duhet të ndërtohen H/C në Lumin e Drinit të Zi”.

Pata asokohe edhe një përballje në shtyp me z. A. Ashiku, në gazetën Rruga e Arbërit. Janë të njohura mendimet dhe këndvështrimet e dy palëve. Këtu dua do nënvizoj apo të sjellë në vëmendje vetëm një frazë:

“Ndërtimi i H/C të Skavicës, do të dalë në rend të ditës here-pas-here…..dhe, për fat të keq me variantin me një digë. Kjo, as më shumë e as me pak, është fundosja e Dibrës.” Gjithsesi tani, askush nuk e din saktë projektin qe bëhet fjalë. …por, nisur nga intervistat e disa “Luigjave..të moshuar…të kohës së monizmit.”, shumë kohë më parë, dyshoj përsëri se bëhet fjalë për një digë shumë të madhe, të frikshme”.

Çuditem…Vjosën kanë frikë ta “prekin”…e duan të virgjër. …kurse…..Drinin e Zi.. Jo, Setën.. Jo, Sopanikën.. Jo, Resnën..Jo.!!??

Shpetim Miftari:  Përshëndetje z Abdurahim ne një takim rastësor qe pata me znj. deputete Blerina Gjylameti para zgjedhjeve me dha dhe fletpalosje kur e lexova flitej se do te bëjmë Skavicën dhe jo Rrugën e Arberit pas një debati qe pata me të me tha qe është bere gabim se ne do bëjmë rrugën dhe jo Skavicën. I thash se Skavica e shkatërron Dibrën ndërsa rruga është zhvillimi i Dibrës.

Nazmi Bitri:  Të nderuar Dibranet e mi: Unë jam larguar por 52 vite te jetës time i kalova ne Dibër. Më deshën dhe më urryen marrëzisht për politikë se u bana familja më armike e Dibrës. Por unë edhe sot kam miq të mrekullueshëm që nga ish komunistet e ndershëm si vellai i Abdurahimit dhe babai i Arbenit. Nuk na ka hije të shigjetojmë njeri tjetrin. SKAVICA nuk duhet lejuar. Ajo Dibre duhet të mbrohet nga ne Dibranet qe kudo qe jemi duhet te jemi bashke kundër maskaradave

Selman Meziu: Pyetjet qe shtrohen ne këtë debat mendoj unë janë:

SA ASHT E VERTET QE NE MBLEDHJEN E TRIESTES QENKERKA APROVUAR KY PROJEKT?

Perse vallë na u dashka akoma pa u formua qeveria te hidhet një vendim i tille, i pa studiuar dhe i pa debatuar i pa organizuar e ligjëruar?

A mendoni se Kryeministri RAMA te ndërmarrë një aventure te tille e cila pa as ma te voglin dyshim i kushton shume ne shume drejtime?

A nuk asht marre një vendim qeverie qe deri ne fundin e vitit 2018 nuk do te ndërtohet as një hidrocentral?

A thua ky kryeministër e harroi vendimin e bashkimit evropian për ndërtimin e hidrocentraleve ne VJOSE?

Naim Kukeli: Përshëndetje për te gjithë këto vëzhgues qe po shkruani dhe po i lexoni te gjithë paragrafët e njeri tjetrit. Te gjithë personat qe po shkruani për ketë problem te gjithë jeni koka qe pak a shume u njehe “Dibra” a e kuptoni qe hidrocentrali qe behet ne Skavajc behet për interes te kuadrove te mëdhenjve si Debutet e për njerëz qeveritar për ta mbizotërua vet dhe jo për popull se asnjë leverdi ska populli vetëm dëme nga toka ju pse nuk këmbëngulni për Rrugën e Arbrit qe sipas dokumenteve qe janë hapur projekti ka qene qe ne vitin 1939 shikoni sa kohe është zvarritur, a e kuponi se për Dibrën nuk interesohet kush pse nuk ngreni këtë problem Z. Hajredin shkruan shume bukur pse te behet Skavajca një gjë qe është vetëm ne dem te popullit por edhe Petrit Lahi ka shkruar shumo mire se kokat e Dibrës janë larguar vetëm kane mbet njerëzit e pa afte. Populli e pa Dibrën ne votime u shite populli për 50 mije leke te vjetra a kjo është dinjiteti i DIBRES…!

Flamur Bulku: Mendoj se Titi fjalën pijanec e ka për kuadrot e Dibrës dhe jo për popullin, se ai është i zgjuet. Persa i përket hecit me sa kam informacion ndertohet mbi uren e Katundit te ri me kuote 445 m mbi nivelin e detit.Tre metër poshte urës Topojanit. Kjo kuote zhvillon zonën ne te gjithë resurset.

Vesel Hoxha: Ok, Flamur. Por nga këshilltarja e kryeministrit u përmend Skavica. Katundi i Ri është tjetër gjë.

Pra Skavica eshte Skavica.. bile dhe pë rkëtë ka studime te cilat e lëvizin vend-ndërtimin e digës, por kjo eshte tjetër gjë.

Katundi i Ri eshte Katundi i Ri, njeri nga tre variantet e propozuara per te kundërshtuar Skavicen me një dige te madhe ku, ne Skavice apo 1-2 km me poshte… ne Ujemisht… propozohet nje dige me kuote max. 365 – 368 m. Kjo përkon me kuotën e Urës se Lushës.

Flamur Bulku: Kuota Katundit te ri është pjese e projektit me tre diga te Skavices. Diga Skavice 370. Diga Kodra Bitrit 390 dhe diga Katund i Ri 445 m. Ndërtohet ne fillim Katundi i Ri se këtu eshte interesi me i madh. Ky hec do te jete gjithmonë ne pune si i Dibres o ing.Veseli.

Vesel Hoxha: Përshëndetje Flamur,

Unë kam dijeni te plote për sa shkruani. Kam shkruar gjere e gjate ne gazeta per tre digat dhe kuptohet se bashku me nje koleg timin, nje profesor mjafte te degjuar, kemi bere dhe studimet përkatëse. Une thjesht bëra nje saktësim. Te fala dhe klm.

Vesel Hoxha: Nuk duhet te thuhet pjese e projektit Skavica me tre diga. Ketu eshte gabimi. Secili ka specifikat dhe emrin e vete.

Mendu Damzi: Dibranet janë veç për hallvë. Dibranet e vërtetikën, kanë ngele ata qe nuk duan tja dine sec behet, shesin votën per dy kg. mish dhe për katër vjet qajnë se nuk kanë kujt ti kërkojnë drejtësi se blerësi nuk e qas as te oborri i institucionit, pasi i bleri nuk kate drejte te kërkojnë atë qe shiti. Te shesësh votën eshte te shesësh te drejtën tende,te shesësh lirinë, te shitesh për katër vite te blerësit, te japish veten me koncesion te koncesionari. Edhe Skavica per pak vite siguron vende pune, por pas ndërtimit nuk ka me vende pune por humbasin dhjetëra mijëra vende pune për fermerët dibranë, pasi token me te mire te Dibrës e mbulon uji i liqenit, kjo do jete dhe nji katastrofe ekologjike.

Lulzim Hoxha: Përshëndetje te gjithë komentuesve!

Se pari ju kërkoj ndjese se nuk dua te luaj me ndjenjat dhe nostalgjitë qe kane komentuesit me HECIN e Skavices, se dyti dua dhe unë te jap opinionin tim ne lidhje me ndërtimin e këtij projekti!

Unë mendoj se gjithë lugina e Drinit te Zi qe permbytet nuk ka lidhje me ndërtimet arkeologjike pasi te paret tone ishin te zgjuar duke ndërtuan ne kodra!

Tokat pjellore te Dibrës qe mund te përmbyten nuk janë me pjellore si me pare pasi plehëruat, plugimet dhe tregu i prodhimeve kane kosto dhe do vazhdojnë te kenë kosto dhe ne dekadat e ardhshme.

Ne lidhje me ndryshimet e ekositemit nuk di ç’te them pasi nuk di nese ndonjeri di te na thote se ç’dëme sjell?!

Rruga e Arbrit do lidhet me Peshkopinë por do te izoloje vijën e fshatrave nga Luznia deri ne Skavice por dhe ato do mund te shfrytëzohen nga krahu I Burrelit.

Por lind pyetja -Çdo te jete Peshkopia pa fushën e Luginës se Drinit ??Atëherë unë do te them se do jete siç eshte tani me fushën e luginës se Drinit!

Popullsia qe ka mbetur ne ato zona flas per vijen gjeografike Luzni-Skavice (se ato njoh me mire) ka nevoje per projekte shtetërore te rigrupohet dhe tu shërbehet diku se ka dendësi shume te vogël per km katror.

Nëse Skavica ndërtohet ate per 100 vite do ta mbuloje llumi dhe shpejt do te kthehet në moçal e pastaj te thahet si Terbufi dhe Malici.

Unë mendoj qe popullsia e zonës ku përmbyten te grupohen dhe te bëjnë Kontrata te zgjuara me ndërtuesin e Skavices!

Ju kërkoj ndjese për mendimin ndryshe!

Abdurahim Ashiku: Më fal por nuk e paske idenë fare dhe flet si nga maja e Korabit. Po të pyes: Sikur në Cangonj të Korcës të ngrihej një digë e madhe sa ajo e Skavicës mbi lumin Devoll a do ta pranonin korçaret mbytjen e fushës së tyre, a do të bënin “Kontrata te zgjuara” me mbytësit e fushës së Korçës? Pse ti dhe unë kemi ikur mos vallë duhet të ikë edhe Dibra ?

Lulzim Hoxha: I nderuar Profesor !

Përveç ekosistemit qe ndryshon, asgjë tjetër nuk do ndryshoje mbase Muhurri do zhduket nga faqja e dheut e ca fshatra te tjera me fushore, mbase Brezhdani do jete ne mjegull 6 muaj te vitit por fundja le te ndodhi dhe kjo.

Unë e di se Dibrën e do shume se s’ka se si te mos e doje nje fotoreporter ku i ruan kujtimet e saj ne foto si gjene me te vyer.

Dibra i dashur Profesor ka ndryshuar shume ka koha qe ti e fotografoje, kur ne bujqësi aso kohe zbatoheshin zhvillimet teknologjike dhe shkenca e institutit bujqësor.

Sot ajo vuan dhe me sa duket do te vuaje e lëngojë gjate nga ky realitet.

Pyeti njëherë banoret e zonave malore çdo te te thonë, se si e përjetojnë ankthin e dimrit?!

Nëse ka ndonjë emergjence nga zonat malore gjate dimrit do te jete jetëgjate te i sëmuri nese arrin te Shkoje ne Peshkopi për ndihmën e pare!

Dibrën dhe une e dua por mbase me nje menyre tjeter, ndoshta e dua me fatalizëm por them se do te përmirësohet me shume ne këndvështrimin tim!

Ju e keni dashur Dibren se e keni fotgrafuar ne kohen kur blici ishte nje mekanizemi rralle ne duart e Dibrat dhe e keni dashur shume biles se e keni ruajtur ne arkiv.

Besoj se do ta duash me shume duke e lene te zhvillohet me HECE dhe projekte tjera por do ta duash shume me shume nese do te sjellesh ide te reja nga atje ku ti Jeton qe ti furnizosh intelektualet dibrane (nese ata do mblidhen per te mbrojtur Dibrën nga Shitje per 5 leke nese do ti behet nese do te ndertohet HECI) me ide te novatore!

Nazmi Bitri: Duhet ngritur dhe ndalur kjo masakër e Dibrës. Te gjithë po e shesin token ame. Mos te behet Edi Rama i katërti qe shet trojet shqiptare pas dajës se Zogut, Zogut vet, Sali Rame Berishes qe shiti detin. Por populli do te ngrihet dhe do te dje te ju vere flaken maskarenjve

Thanas Llangozi: Mos shani dhe mallkoni kur një pune behet e mire për ndërtimin e vendit.

Abdurahim Ashiku: Thanas, korrigjoje pak fjalën. Bëhet fjalë për përmbytjen e 65 kilometrave katrorë tokë të fushës më të madhe në Luginën e Drinit të Zi, fusha e dytë nga madhësia sa edhe Fusha e Korçës dhe për shpërnguljen e 40 mijë banorëve. Kjo punë nuk bëhet e mirë për ndërtimin e vendit por për shkatërrimin e një treve historike që ka përballuar 18 nga 25 betejat fitimtare të Skënderbeut dhe pasurimin e kapitalistëve të rinj shqiptarë e botëror. Kësaj në Dibër i thonë “Mos pre mbi kalli” i nderuar.

Perparim Markja: Përshëndetje Abdurahim. Pas digave fshihen frikshëm interesa te kompanive dhe njerëz te fuqishëm ne bote, (fitime marramendëse) bëhen pazare te renda qe vetëm nje mosbindje civile e madhe nuk di ne mund ti ndaloje….

Ju përshëndes te gjithëve per shqetësimin.

Xhevat Bushi: Ju qe mendoni për “DIBREN” jeni shërbëtore te komunizmit. Ju e harroni historinë e Dibres para interesit. Lumi Drin përshkon shume vende,por ne Dibër eshte shkruajtur historia. Mendojeni Dibrën me liqenin ne mes?Gjysma e Dibrës do quhen maqedonas, e gjysma tjetër do quhen matjane. Prandaj te gjithë bashke duhet ti themi jo digës. Dhe një jo te forte dëshirave te shfrenuara te zotit Rama. Boll,nuk mjaftojnë tere këta hidrocentrale mbi lumin Drin, nuk mjafton gjithë kjo energji qe prodhon ky lum, apo duhet te shpërngulen edhe mijëra familje te tjera dhe te ngelen ne qiell te hapur,se e pame si i dëmshpërbleu edhe diktatori Hoxha. Jo kaskades….