Sheh Sula i  Zerqanit, kleriku patriot, pjesëmarrës në të gjitha lëvizjet kombëtare të kohës
Nga Hysen Likdisha

Me dëshirën dhe përkushtimin personal, për të hedhur sadopak dritë, mbi figurat klerikale e atdhetare, me bëma për fe e atdhe, të Teqes së Zerqanit, mora guximin të sjell për lexuesin, veprimtarinë fetare e atdhetare, të njërit prej pinjollëve të kësaj teqeje, Sheh Sulë Zerqanit.  Një ndërmarrje kjo, jo e lehtë, për arsye se sado të shkruash, përsëri do ndjehesh i mangët në atë që do mund të thuash.…

Lexo më shumë

Zgjuarsia lindi në Shkodër, hëngri drekë në Mirditë
Tregim alegorik

Tregohet ndër dibranë se Hoxhollët e Dibrës përbënin një fis të madh e të dëgjuar në ato anë, të cilët në kohën e pushtimit osman i kishin kërkuar Vezirit të Shkodrës vajzën për nuse në fisin e tyre. Kishin shkuar disa muaj që ishte rënë në ujdi dhe kishin bërë adetet e rastit që i takonin një fejese. Pritej vetëm fjala e Vezirit si babai i vajzës për të caktuar ditën e dasmës.…

Lexo më shumë

Agron Strazimiri, mjeshtri që mban gjallë cirkun në Dibër
Nga Osman Xhili

Ekisha të vështirë të shkruaja për Agron Strazimirin, mjeshtrin e cirkut dibran. Ai kishte lënë gjurmë kudo, në gazeta të ndryshme, në emisione televizive, pse jo dhe në libra që i kushtoheshin këtij sporti të bukur dhe këtij mjeshtri të madh. A do të shtoja ndonjë gjë interesante, apo do të përsërisja të tjerët para meje? Nuk u tërhoqa. Në historinë e një mjeshtri të madh si ai gjen plot vlera, që flenë si minerale të pazbuluara akoma, apo të tjera spektakle që ai na dhuron për çdo ditë, javë e muaj.…

Lexo më shumë

Mësuesi MENSUR LELA, gjithnjë i lidhur ngushtë me mësimdhënien dhe nxënësit
Nga Mevlud Buci

Zakonisht apo më troç, që në krye të herës të themi, shkruhet për të dekoruar, për intelektualë që shuhen nga jeta apo shtetarë të lartë. Sigurisht edhe kjo duhet, nuk mund të quhet e gabuar. Por e vërteta, provat e punës e të jetës dëshmojnë se edhe në bazë, edhe larg kryeqytetit apo qyteteve “të mëdha” ka plot intelektualë, bij e bija që jetojnë me kohën, që kanë dëshmi përkushtimi e përvoja, që rrezatojnë kulturë e kanë plot gjurmë diturie e tradite, plot prova që u rrezatojnë kohës edhe brezave.…

Lexo më shumë

Në Bulqizë ka rënë dëborë e madhe
Tregimet e Drinit | Nga Dionis Xhafa

Pamje nga Bulqiza. Foto Sami Curri / Facebook / Bulqizaime

Bulqiza është qyteti më interesant, jo vetëm në qarkun e Dibrës, por në mbarë Shqipërinë e më gjerë. Me siguri që, po të ishte gjallë shkrimtari i njohur Dostojevski do të kishte plot material për qytetin minator, që vazhdon të lëngojë nga plagët e saj, që njohin vetëm tmerre e vuajtje. Kjo është Bulqiza dhe për sa kohë ky qytet të jetë në këmbë, përherë do të ketë lajme, përherë do të ketë jetë, përherë do të ketë histori, ku brenda saj patjetër që do të jetë edhe kromi, floriri i qytezës, minatorë më në zë të Veriut.…

Lexo më shumë
1 2