400 mijë dollarë ndihma për Spitalin e Bulqizës

Projekti C.U.R.E., një organizatë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dorëzoi në spitalin e Bulqizës një konteiner me mbi 400 mijë dollarë ndihma në pajisje spitalore.
Transporti i ndihmave tejet i shtrenjtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Bulqizë u pagua falë një fushate për të mbledhur fonde nga Vëllezërit Keta me fondacionin Keta4kids. Kësaj fushate ju bashkuan shumë donator, nga Bulqiza dhe jo vetëm të cilët dhuruan për të mbuluar koston e transportit dhe të shpenzimeve të tjera doganore.…

Lexo më shumë

Elegji për një mik, një shok, një vëlla, një njeri që se tret dheu.

Eh, more Nexh Tomçini ç’na bëre…
Ai iku…
Nexh Tomçini sot nuk merr më frymë…
Nuk flet…
Nuk qesh…
Nuk përgjigjet në telefon…
Shoku im…
Miku im…
Vëllai im…
Njeriu që për mirësinë që përcolli…
S’e tret dheu…
Nuk e di ku do të prehet…
Në Pollozhan pranë Hasanit të Tomçineve…
Në Tiranë pranë Merzes…
Të mirës Merze…
“Nënë Terezës” Merze…
Pranë Sefedinit që iku duke fluturuar…
Nuk e di…
E pse ta di tash kur nuk do të më vijë më zëri…
Gushteve të nxehta kur bisedonim gjatë në telefon…
Unë nga Mali i Robit…
Ai nga Tirana…
Çdo vit…
Edhe këtë vit…
Këtë gusht që iku për të mos u kthyer më në biseda…
Zëra plot mall…
Eh mor Nexh ç’më bëre…
Eh mor Sulë ç’më hidhërove…
Pelin për mua germat që shkrove…
Pelin…
Pelin…
Pelin…
Nexhë !…

Lexo më shumë

“Ne jemi me Agronin”

Në fillim të Dhjetorit, poeti, shkrimtari, studiuesi e profesor Agron Tufa, së bashku me familjen e tij kërkoi azil politik në Zvicër.
Agron Tufa mbante detyrën e Drejtorit të Instituti të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Ky institut është miratuar nga Parlamenti shqiptar që në shkurt të vitit 2010 dhe ka për detyrë detyrë të studiojë dhe të vlerësojë objektivisht krimet dhe dëmet e komunizmit në Shqipëri, t’i zbardhë dhe t’i dëshmojë ato në mënyrë të dokumentuar dhe të pakontestueshme.…

Lexo më shumë

Agron Tufa, pasqyra ku diktatura nuk sheh dot veten

Agron Tufa, në këtë sfidë pas 30 vitesh të rrëzimit të komunizmit, mendoj se ishte krejt i vetëm nga përkrahja shtetërore. U ndje i vetëm, i pambrojtur, i pa mbështetur, ndaj dhe u largua. Mbështetja më e mire ishte hetimi i shpejtë, i plotë dhe i gjithanshëm i rasteve të kërcënimeve të tij. Vendosja e autorëve para drejtësisë nuk do kishte sjellë këtë veprim të Z.

Lexo më shumë

Nuk ka ikur Agron Tufa, por ju të gjithë

Nuk ka ikur një individ, por ka ikur shkrimtari që shihte çdo ditë batakun në të cilin klikat uzurpatore të artit e kulturës zhysin shpirtin e një kombi.

Ikja e Agronit ka 30 vjet që ka filluar. Nuk ndodhi sot. Ka ndodhur ditën kur na bënë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë.

Ikja e Agron Tufës është me e rëndë se ikja e Kadaresë në kohën kur diktatura numëronte ditët e fundit të saj dhe e kishte marrë rrugën e varrit.…

Lexo më shumë

Zëri dramatik i ndërgjegjes ose i përkulem flijimit tënd dhe dhembjes sate

Agron i dashur,
Ka gjysmë qindvjetshi që merrem kryesisht me punën studimore dhe me hartimin e veprave letrare poetike dhe kam qenë “larg” politikës dhe zhurmës që e kushtëzon përditshmëria. Kjo ka ndodhur sidomos në 23 vjetët kur kam punuar si ligjërues në Universitetin e Kalabrisë në Itali (nga nëntori i vitit 1993). Shpesh ajo që ka ndodhur në jetën tonë kulturore dhe politike në Kosovë dhe në Shqipëri, veçmas në dy dekadat e fundit, kur kanë ndodhur ngjarje e dukuri me rëndësi të madhe (lufta, shpallja e pavarësisë së Kosovës, qeverisja e saj nga vetë shqiptarët, hapja e Shqipërisë përballë demokracisë dhe botës, futja e saj në disa organe përfaqësuese të Evropës etj.)…

Lexo më shumë

“Bota është bërë e vogël, por të bëhet i madh njeriu”

Puna Juaj e madhe si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit mbetet e rëndësishme, plot me nxjerrje dëshmish tronditëse nga jeta, nga antijeta jonë infernale në burgje, ku me ne ishte dhe ati juaj, në kampet shfarosëse aushviciane, etj., nga epoka e diktaturës më të egër në Europë dhe e gjitha kjo u shndërrua dhe në një akuzë të hapur, vazhdim i duhur i ofshamave dhe akuzave tona ndaj sundimtarëve, krimi shtetëror i të cilëve kishte nisur që gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku fitimtarët, nga çlirimtarë të vendit, u shndërruan menjëherë në pushtues të tij, u çlirua Shqipëria dhe shqiptarët u robëruan më keq se kurrë.

Lexo më shumë

Një tërmet intelektual në Shqipëri

Mbrëmë nga disa portale mora vesh që shkrimtari Agron Tufa me familje, pas një persekutimi të gjatë nga pushteti i keq dhe shoqëria e kuqe, ka kërkuar azil politik në Zvicër. Edhe pse isha i sigurt që kjo herët a vonë do të ndodhte, mbrëmë nuk doja t’u besoja lajmeve, por këtë e konfirmova shpejt nëpërmjet komunikimit direkt me familjen e persekutuar.…

Lexo më shumë
1 15 16 17 18 19 30