Botime / “Katër kongreset kombëtare për alfabetin e shqipes”

Është një kontribut me vlera të veçanta në fushen e historishkruarjes, libri i Prof.dr. Arjan Kadiut, “Katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes” pasi vjen në një kohë kur historishkruarja shqiptare, krahas arritjeve të pamohueshme, po përjeton edhe probleme të cilat po cënojnë objektivitetin e besueshmërinë në vërtetësinë shkencore të saj.
Orientimi permanent i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare i përcaktuar nga rilindasit tanë ka qenë dhe mbetet zgjidhja përfundimtare e çeshtjes kombëtare mbarë shqiptare.…

Lexo më shumë

Tregim / Tinguj qe thyhen

Në kuadër të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2016”, organizuar nga Botimet Toena, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Tiranës, Alban Tufa fitoi çmimin e dytë në prozë. Për lexuesit tanë po sjellim këtë numër tregimin me të cilin Albani u nderua me çmim.
Festivali Letrat për të rinj është nje veprimtari e përvitshme që synon evidentimin e talenteve në fusha të ndryshme të artit: prozë, poezi, ese, video-art, fotografi, art-grafik, etj.

Lexo më shumë

Dibër e Madhe, dashuria për atdheun kalon nga Gjuha shqipe

Te të gjithë këta pishtarë të arsimit dibran mbeti e pastër dashuria për atdheun, gjuhën dhe kulturën shqiptare, të cilën e promovuan dhe e mbollën te nxënësit që i kaluan nëpër duar.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe fillimin e shek. XX, edhe në Dibër, ashtu si në disa treva shqiptare, mori hov lëvizja arsimore dhe kulturore, duke e përcaktuar Dibrën si qendër të përhapjes së arsimit shqip në Shqipërinë Veriore dhe viset tjera shqiptare.…

Lexo më shumë

Ese / Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

Bashkia Dibër me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Suedisë në bashkëpunim me Qendrën Agritra Vizion dhe AZHR me datë 9 dhjetor 2016 zhvilluan para Pallatit të Kulturës Peshkopi mbylljen e fushatës ndërgjegjësuese: “16 Ditë Aktivizim kundër dhunës ndaj gruaj dhe dhunës në familje”. Me këtë rast, Zamira Gjeleshi, një nga organizatoret e veprimtarisë, përzgjodhi për gazetën disa krijime në poezi dhe prozë të nxënësve, të cilat kanë në qendër dhunën në familje.

Lexo më shumë

Gjeneralët e Skënderbeut Nikollë dhe Dhimitër Berisha 

Nga sakip cami 

Marin Barleti në veprën e tij madhore “Histori e Skënderbeut” faqe 314, 315 shkruan “Ndër fisnikët më të mirë të atij vendi (në Dibër) ka qenë familja e lashtë e Berishëve. Dy vëllezërit gjeneralë të Skënderbeut dhe njëherësh kryetrima të rinisë dibrane, Dhimitri dhe Nikolla, ndihmën e të cilëve Skënderbeu e kishte të dëndur dhe të shënuar, kur dëgjuan për fatkeqësinë e ushtrisë sonë dhe për përfundimin e rrethimit të Beratit, kur morën pastaj vesh për rrebelimin dhe pabesinë e Moisiut, nuk u vonuan aspak, por vrapuan fluturimthi për tek roja dhe kryeporta e mbretërisë , të trembur se mos roja atje shpërndahej nga frika apo ngaqë s’kishte kush e frenonte dhe se mos vendi mbetej pa mbrojtës, sidomos kur vinin lajmet se Sebalia ndodhej ende në Epir.”…

Lexo më shumë

“Ngritje pa krye”, komedia ku shfaqin talentin dy vajzat nga Dibra

Gjithçka filloi aty ku duhej të mbaronte. Në një fabrikë këpucësh ndodh një protestë me tonet e një kryengritje, ose më mirë diçka më pak se kryengritje…një ngritje pa krye. Përse pa krye? Sepse nuk i jep zgjidhje përfundimtare asnjë problemi. Pasqyron vetëm gjendje. Një gjendje e vështirë e cila të dikton nevojën e ngritjes së zërit për rritje rroge, për kushte më të mira pune, për të drejta, për dinjitet.…

Lexo më shumë
1 53 54 55