Tregim / Prova e besës

Nga XHELAL ROÇI

VRASJA E DIKËS

Rrëzë malit me dru ahu, në fund të një shullëri, në fund të
një lëndine që të krijon përshtypjen e një stadiumi të madh, rrethuar nga të gjitha anët me kodra, gjendet Katundi i Epërm. Përrenjtë që zbresin nga mali grumbullojnë ujin dhe në fund të fshatit. Ata bashkohen në një të vetëm, duke formuar një kanion, në mes të dy kodrave, që, nga banorët e atjeshëm, quhet Gjurra.…

Lexo më shumë

“Hazis Ndreu me nëntë fusha”

Karrikaturë nga Bujar Kapexhiu

Hazis Ndreu ishte njëri ndër njohësit më të mirë të trevës dibrane, meqë është autor i disa studimeve historike.

Hazis Ndreu është një figurë e madhe e artit dhe historisë sonë kombëtare. Talenti i tij, qysh në fëmijëri ka reflektuar bindshëm në disa fusha artistike, ndaj jo më kot artisti ynë i talentuar Bujar Kapexhiu, tha: Dibra me nëntë male, Hazis Ndreu me nëntë fusha!…

Lexo më shumë

Reka e Epërme në Festivalin e Odës Dibrane

Më datë 19.11.2019 në natën e tretë të Edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombëtar ODA DIBRANE 2016 të mbajtur në Peshkopi, grupi i SHK Reka e Epërme nga Gostivari për herë të parë mori pjesë në një festival me 40 të rinj të udhëhequr me Emin Xhaferin, Adnan Aliu dhe Qefli Ismaili.
Me ritëm darsme, melodi me kafal e gajde të përkrahur me harmonikë si dhe vallet e bukura të darsmës së Rekës së Epërme, juria profesionale e vlerësoi me dy çmime edhe atë për ritin e darsmës së Rekës dhe kostumet popullore dhe si e dyta në festival u shpërblye me Diplomë dhe pllakatë të festivalit.…

Lexo më shumë

Poezia si derdhje e lirë imazhesh

Nga Qazim SHEHU

Poezia e Erviolës vjen përmes dlirësisë së shpirtit të saj vajzëror në një derdhje imazhesh transcedentale, të cilat përvijojnë pamjet e ditës, shqetësimet dhe kujtesën vizuale, ashtu si dhe kujtesën emocionale për gjërat që e rrethojnë dhe kalojnë me reflekset e tyre nëpër shpirtin e saj të butë dhe të ndjeshëm.
Kështu, kjo poezi bëhet e prekshme aq edhe frymore, e rrjedhshme me varg tëçliruar që përcjell impresione e digresione, shpreh shqetësimet e femrës në botën e trazuar maskiliste dhe e rrethon hapësirën me dashurinë e nënës për fëmijtë.…

Lexo më shumë

Poeti që vjen me zërin e tij në pallatin e poetëve 

Prenci

Prenci

Nga mexhit prençi 

Me librin poetik “udhë në pasqyrë” ahmet Prençi vjen pa trokitur në portën e pallatit të poetëve, me një poezi të freskët dhe origjinale, në qendër të së cilës është njeriu, vendlindja, natyra dhe fenomenet e saj. vjen si bir i Reçit, i dibrës dhe shqipërisë, vjen me aromën e fushës dhe të malit, të tokës dhe qiellit, të udhës së shkelur e të pashkelur.…

Lexo më shumë

Kontributi i hoxhallarëve dibranë në arsimin shqip

Shkolla dhe laiciteti

130 vjet pas hapjes së shkollës së parë shqipe ka nisur të diskutohet mbi laicitetin e shkollës. Duhet apo jo të mësohet feja në shkollë?
Kryeministri Rama ka shprehur idenë e futjes së edukatës fetare në shkolla, e cila
meriton një përshëndetje, sepse nxënësit për herë të parë do të kenë mundësi të informohen mbi religjionet fetare, dhe, normalisht, kjo do të ndihmojë jo pak në punën edukative të mësuesve, sepse feja në themelin e saj ka moralin e lartë dhe edukatën.…

Lexo më shumë

Marko Alia, kënaqësi e madhe në shtëpinë e Lacios

Foto: De Cesaris / gazzettaregionale.it

Marko Alia, 17 vjeçari dibran, është njëri nga talentet e rinj të Lacios. Alia luan si portier me ekipin e U17 të Lacios dhe në mbyllje të fazës së parë të kampionatit për këtë moshë u shpall njëri nga 11 lojtarët më të mirë.
“Gjatë pjesës së parë të sezonit djaloshi bardhekaltër ka pasur ditë të vështira, por ai nuk është dorëzuar dhe ka arritur paraqitje shumë pozitive.…

Lexo më shumë

Rrëfenjë / Dhjetë pako kafe…

Nga ABDURAHIM ASHIKU

Atë ditë e mbaj mend mirë. Sapo kishin kaluar plakat e marsit dhe dëbora e freskët e një nate më parë pikte shtëllunga-shtëllunga e binte si varbeca të vrarë nga degët lakuriq të blirëve, mburrja dhe krenaria e qytetit tonë të vogël. Një shtëllungë më ra kokës e stërkalat e ngopura me ujë më hynë në qafë e u shkrinë lugthit të kurrizit duke ma ngjeth mishtë.…

Lexo më shumë

Hamit Hodo, profesori i Bujqësores së Peshkopisë…

Ato fletë letre, shkruar me makinë, i gjeta një ditë mes fletëve të zverdhura që kisha marrë me vete “nëntë male kaptuar”. Ishin konkluzionet e një eksperimenti për një bimë foragjere që ai, me përkushtim e disiplinë shkencore, kishte mbjellë dhe e rekomandonte për shtrirje të gjerë jo vetëm në kushtet e luginës së gjerë të Drinit të Zi por edhe më në lartësi…
Kishte ardhur nga larg, nga Rradhima e bukur e Vlorës për tu bërë dibran e për të ikur larg, shumë larg si dibran…
Kishte ardhur, si edhe shumë të tjerë nga veriu në jug të Shqipërisë për “pak kohë” e për tu bërë kohë e Dibrës…
Hamit Hodon, me ato fije letre e kisha dokumentisht me vete, ashtu siç e kisha në fotografi e mbi të gjitha në kujtesën e një miqësie që vetëm “dhuna” e kohës mundi të na ndajë…
Ishte dhe mbeti njeriu më i afërt shpirtëror imi, shok e vëlla, byrazer gjaku rrjedhë e ushqimit në gojën e njeri-tjetrit…
U njoha, ose më saktë e lidha deri në koncentrim njohjen, në Shkollën e Mesme Bujqësore “Nazmi Rushiti”, atë universitet të bujqësisë së Veriut të Shqipërisë nga kanë dalë njerëz të dijes e të kulturës, shkrimtarë e poetë, shkencëtarë e dijetarë jo vetëm të bujqësisë.…

Lexo më shumë

Sonete nga Naim Berisha

UJI I MURRËS SHKON I QETË

Uji i Murrës shkon i qetë
Dalëngadalë derdhet në Drin
Ah, sikur të isha vetë
Sall, një gjethe që fëshfërin

Sall një gjethe, deg’z a fletë
E kësaj vjeshte të verdhë si ftua
Të mbytesha unë në Drin e det
Për inat t’vashës që dua

Dhe të dilte të kërkonte
Djalin që preu në besë
Qiell’ i vjeshtës ta tmerronte
Me gjëmimet e rrufesë

Ujë i Murrës rrjedh i qetë
Dalëngadalë mbytet në det.…

Lexo më shumë
1 51 52 53 54 55