Ndërtimi i HEC-it Seta 4 në Dibër, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë rrëzoi të premten padinë e 11 banorëve të fshatit Çidhën në Dibër, për shfuqizimin e pjesshëm të kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit SETA 4.
Kjo çështje kishte si relator gjyqtarin Avni Sejdi, ndërsa vendimi u mor me shumicë votash. Gjykata u shpreh se banorët nuk i kishin provuar pretendimet e tyre se HEC cënonte zonat e mbrojtura.…

Lexo më shumë

Syri i një mjellme në Korab

Ka rrugë të cilat nuk maten me kilometra e orë udhëtimi, por me mori emocionesh. Ndaj, kur rrugëton, ashtu si uji që rrjedh e gurgullon në shtratin e vet duke lenë pas brigjet, ato nuk të tradhëtojnë kurrë. Sidomos kur e panjohura mes bukurive magjike të bën mik shpirtëror duke i shfletuar. Ndaj sa here nisem në rrugë të largëta me padurimin për të arritur sa më parë në destinacion, i shpreh emocionet frymëzuese për t’i bërë pjesë në krijimtari, biseda miqsh e të njohur.…

Lexo më shumë

Shën Gjergji, festa e gjelbërimit

Një thënie e stërpërsëritur është se jeta shkruan romane. Mirëpo, kundruar nga prizmi i jetës së rëndomtë, jeta duket se “shkruan” më së shumti për veprimtarinë e popullit. Derisa te popujt e tjerë për emancipimin dhe edukimin e popullatës janë kujdesur institucionet arsimore, kulturore, shkencore e administrative, ndër ne “ligjet e jetës” janë krijuar pothuajse gjithandej ku është zhvilluar jeta nën sisteme të ndryshme pushtuese.…

Lexo më shumë

BORA E SHKURTIT “FLORIRI I BARDHË” I BUJKUT

 

Bardhësia e dëborës ka mbuluar thuajse gjithë Shqipërinë, nga Veriu në Jug, maleve, madje edhe fushave…

Mjetet e komunikimit masiv e kanë fiksuar objektivin rrugëve të zëna e rrugëve me “kujdes në qarkullim”.

E natyrshme. Në kohë të tilla njeriu është i pari. Si fëmija në rrugën për në shkollë e kthim në shtëpi ashtu edhe ai që del nga shtëpia për në punë, që udhëton me automjet, që është në shërbim të njerëzve në spitale, polic në rrugë e kudo ku është e nevojshme për ndihmë.

Lexo më shumë

Qeveria Rama ka edhe pak kohë të dëshmojë se nuk po mashtron me Rrugën e Arbrit 

Pas debatit të zhvilluar në seancën plenare të datës 9 qershor në Kuvendin e Shqipërisë me objekt “Rrugën e Arbrit”, vërejmë me shqetësim se Qeveria Shqiptare nuk e ka marrë seriozisht çështjen e Rrugës, ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës elektorale në vitin 2013 dhe gjatë miratimit të programit të qeverisë. Seanca e 9 qershorit 2016 ishte një kopje e shëmtuar e debatit parlamentar të zhvilluar për këtë çështje së paku në 10 vitet e fundit; njëra për të fituar kredo politike në kurriz të çështjes dhe tjetra në përpjekje për të justifikuar vonesat.…

Lexo më shumë
1 2 3