Mbrojtja e specieve endemike të rrezikuara të florës në rrethin e Bulqizës


Shoqata e Ekspertëve të Rinj Mjedisor (SHERM) në bashkëpunim me FKPKK gjatë periudhës Dhjetor 2015 – Nëntor 2016 ka zbatuar projektin me temë: “Mbrojtja e specieve endemike të rrezikuara të florës në rrethin e Bulqizës”, në kuadër të projektit Econord të zbatuar nga Fondacioni Shqipatar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe të financuar nga Delegacioni Evropian në Shqipëri.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është zhvillimi i të kuptuarit gjithëpërfshirës mbi mbrojtjen e natyrës përmes pjesëmarrjes së komunitetit, duke siguruar përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mirëqenie sociale. Zona e synyar e projektit ka qene Rrethi Bulqize ku janë përzgjedhur pesë zona specifike të synuara (Zerqan, Fushë Bulqizë, Ostren, Klenjë, Trebisht), fokusi tematik Biodiversiteti, Mjedisi, Lobimi dhe përfituesit janë: Komuniteti, burrat, gratë, të rinjtë, fëmijët, qeverisja vendore dhe qendrore.
SHERM në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale (FKPKK), organizoi më datë 23.11.2016 një Konferencë Rajonale “Mbrojtja e specieve endemike të rrezikuara të florës në rrethin e Bulqizës”, ku të pranishëm ishin palët e interesuara nga zonat e synuara të Projektit Eco-Nord (Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër). Morën pjesë përfaqësues të CNVP, të Federatave të Qarkut Lezhë, Dibër, përfaqësues të Inspektoriatit shtetëror të Pyjeve, përfaqësues të ARZM të qarkut Dibër, përfaqësues të Bashkisë Bulqizë, Shoqatat e Pyjeve dhe kullotave Bulqizë. Pjesëmarrësit u informuan për ecurinë e projektit Eco-Nord dhe gjetjet në terren nga ekspedita fushore, trajnimi i femerëve dhe edukimi mjedisor me nxënësit.
Gjatë diskutimeve u sollën në fokus shqetësimet për mangësitë në planifikim, avantazhet e bashkimit të fermerëve dhe bashkëpunimit për të cilin kërkohen forma të reja të organizimit shoqëror. Akoma nuk ka politika të qarta për Bimët Mjekësore dhe Aromatike (BMA), ka mbishfrytëzim e mbikullotje, nuk ka mbështetjen e duhur me investime për rritjen e zinxhirëve të vlerës, mungojnë qendrat e grumbullimit, kushtet për tharjen dhe përpunimin, ambalazhimin, e certifikimin etj.
Nga të pranishmit u propozua një strategji rajonale për BMA që është me rëndësi për të ardhmen, për të përmirësuar gjendjen. Bashkëpunimi mes aktorëve kryesorë është i rolit thelbësor për të siguruar mbrojtje, cilësi dhe qëndrueshmëri në aktivitetin e grumbullimit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike. Industria e grumbullimit të bimëve aromatike dhe mjekësore vuan nga cilësia e ulët dhe paqëndrueshmëria, kryesisht për shkak të organizimit të brendshëm të saj. Mungesa e kontratave paraprake në tërë zinxhirin e vlerës, importues – eksportues – grumbullues – vjelës, kryesisht për të mbajtur të ulur çmimin, ka sjellë marrdhenie tregtare sporadike, afatshkurtra, duke bërë të pamundur trajnimin e vjelësve për metodat e vjeljes, tharjes dhe ruajtjes, të cilat kryhen nga këta të fundit.
Fermeri e mbledh, e than dhe tregton bimën në kushte të këqija që bën të mundur uljen e cilësisë së bimës. Në Bashki nuk ka të ngritur nje sektor për bimët mjekësore ose kullotat që të trajtohen të ndara me pyjet.
Dy janë pronarët, Bashkia dhe Zonat e Mbrojtura, që pjesa e zbatimit të ligjeve është e nevojshme. Federata e Pyjeve Dibër vlerëson punën e SHERM dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe me ZM Dibër për Bimët Mjekësore dhe Aromatike.
CNVP falenderoi Shoqatën e Ekspertëve të Rinj Mjedisor (SHERM) për ndarjen e informacionit në faqet e sëj me publikime për punën që ka bërë dhe për ndërhyrjet në terren që e adresojnë çështjen që në themel, duke punuar me komunitetin dhe rininë që do jenë e ardhmja, duke i edukuar për ndjenjën e përgjegjësisë që ata kanë për mjedisin. Ky manual do t’i shërbejë më tej komunitetit, fermerëve, shkollave, dhe të gjithë rajoneve.
SHERM po ngre zërin për një Strategji Rajonale të BMA, duke marrë në konsideratë edhe potencialet e vështirësitë e zonës. Mbetet shqetesues bashkëpunimi me strukturat shtetërore për analizën dhe studimin e BMA dhe vështirësitë që hasin fermerët, kryesisht për mbështetjen me subvencione.
Nga mbledhja e bimëve 20% duhet të lihet për rigjenerim. Në Bulqizë u nda eksperienca e Kosovës dhe ne duhet të marrim modele nga vendet fqinje.
* Shoqata e Ekspertëve të Rinj Mjedisor (SHERM)