Dita e Verës

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Kjo festë konsiderohet si arbëreshe dhe në thelbin e vet, pagane. Festimi kryhet në nderim të tokës dhe natyrës së bukur shqiptare, bimësisë që merr jetë në këtë këtë periudhë kohore, pas një dimri të fortë dhe të acartë . Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi, duke i dhënë kështu rëndësinë dhe hapsirën e duhur.…

Lexo më shumë

Koha e triskave

Hamdi Dizdari ishte komshiu ynë. Kishte qenë tregtar i suksesshëm me dyqane e shtëpi, sigurisht të shtetëzuara. Tani ishte kthyer në karrocier që na sillte drutë e zjarrit. I jepnim triskat e druve dhe ai me karrocën e tij, na i sillte në shtëpi. Kjo na kursente kohen për të shkuar në fushën e baltosur të druve. Z. Hamdiu, siç i thërriste nëna ime, ishte një burrë i gjatë, i shëndoshë, faqekuq.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta biznesmeni i familjes Doçi të Lurës, Preng Llesh Doçi

Më 6 shkurt të vitit 2017 u nda nga jeta njeri nga shokët më të mirë të Gjeologjisë së Tiranës, biznesmeni i familjes Doçi të Lurës, Preng Llesh Doçi. Me ndarjen nga jeta të Prengës familja Doçi, humbi njeriun më të shtrenjtë të familjes së tyre, kushurinjtë, të afërmit, miqtë e shokët e punës humbën kushuririn, mikun e shokun e tyre më të mirë, Preng Llesh Doçin.…

Lexo më shumë

Dibër e Madhe, dashuria për atdheun kalon nga Gjuha shqipe

Te të gjithë këta pishtarë të arsimit dibran mbeti e pastër dashuria për atdheun, gjuhën dhe kulturën shqiptare, të cilën e promovuan dhe e mbollën te nxënësit që i kaluan nëpër duar.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe fillimin e shek. XX, edhe në Dibër, ashtu si në disa treva shqiptare, mori hov lëvizja arsimore dhe kulturore, duke e përcaktuar Dibrën si qendër të përhapjes së arsimit shqip në Shqipërinë Veriore dhe viset tjera shqiptare.…

Lexo më shumë

Tre nga misionarët e arsimit në Maqellarë

Maqellara është ndër krahinat më të bukura të rrethit të Dibrës. Aty prej shekujsh jeton një popull patriot, punëtor e arsimdashës. Nga gjiri i tij kanë dalë luftëtarë e burra shteti si Iljas Pashë Dibra, Riza Tefiku,
Ismail Strazimiri, Xhelil Gjoni etj.
Të shumtë ishin bijtë e Maqellarës që i dolën zot profesionit të mësuesit dhe shërbyen si misionarë të arsimit, si Haki Pahumi, Emin Jashari, Tosum Xhemali, Pëllumb Qosja, Muntaz Nasufi, Neki Osmani, Mitat Agolli, Besim Stafa, Shahin Lazri, Baudin Strazimiri, Qemal Kërkuti, Boge Postoli, Demir Osmani, Ramazan Ilnica, Ramazan Piku, Hekuran Dida, Avni Gjoni, Rruzhdi Keshi, Ali Liça, Rasim Xholi etj.

Lexo më shumë

Shemsi Manjani – njeriu universal i sportit

Pasioni për sportin ka sfiduar vitet mbi supe, duke shënuar rekorde të jetës, si pjesëmarrës i turneve kombëtare dhe ndërkombëtare në moshën madhore…

Në vitin 1957 Shemsi Manjani pasi mbyll me sukses studimet e shkollës së lartë, rikthehet në vendlindje në qytetin e Peshkopisë.
Në vitin 1958, ai nis të riluajë me Korabin e atyre viteve, duke koleksionuar edhe suksesin e parë, pasi skuadra shpallet kampione duke fituar në Himarë dhe fiton të drejtën të luaj në kategorinë e dytë.

Lexo më shumë
1 2