Nostalgji per socializmin

Eh, cfare begatie kemi pas ne socializem! Lere, lere…

Me mbushen syte me lot kur e kujtoj… Aq shume me ka marre malli per ate kohe, sa…. Katundin tone, Kastriotin, e pat mbytur bolleku. Se, qe ta dini ju, edhe bolleku te mbyt, te merr frymen kur te mbulon…

Kishim stalle lopesh, stalle delesh si dhe stalle pulash, pore qumeshtin, mishin, leshin, vezet e te gjitha, i dorezonim ne shtet.…

Lexo më shumë

Televizori

Televizori diç dërdëllet me zërin e ulur deri në minimum në këndin e odës së rrethuar me divane me dy kënde në formë u-je. Një emision që më duket se titulli i fillon me MAG. Mbi divane janë ulu burrat, që po ti numërosh me kokë nuk janë më shumë se 8-9 veta. Nuk dallohet leht nëse janë mbledhur për mirë apo janë mbledhur për keq, por mundet me qenë mbledhë pa sebep, sepse katër burrat janë të shpisë.…

Lexo më shumë

Nerilda Meda: Ëndrrat ndiqen duke punuar fort!

– Je një zë premtues në fushën e gazetarisë dhe marketingut. Për një publik që të njeh më pak, kush është Nerilda?

– Nerilda është një vajzë shumë kërkuese, ambicioze dhe punëtore. Një vajzë që do ta dashuronte letërsinë edhe pse në moshën 12 vjeçare do të kthehej në atdhe pa njohur mirë gjuhën shqipe.

U rrita me një kulturë tjetër, me një kulturë ku trashëgimia ishte e shenjtë, traditat ruheshin me fanatizëm dhe gjithçka përcillej te fëmijët me pasion e dashuri.…

Lexo më shumë

FATMA METHASANI: Gjithçka arrihet me pak inteligjencë, shumë punë, përkushtim dhe dashuri

Ti je një nga figurat e më të dashura për të rinjtë në mbarë Shqipërinë. A mund të shuash kuriozitetin e një publiku më të madh në moshë? Kush është Fatma Methasani?

Si fillim i përshëndes pa përjashtim të gjithë lexuesit.  Unë ndaj me shikuesit e mi çdo ditë detaje për personazhe nga Shqipëria dhe e gjithë bota, por e vërteta është që unë nuk jam e zonja ta bëj këtë për veten time.…

Lexo më shumë

Projektet e rilindjes urbane Dibër

Qytetarët e  Peshkopisë do të kenë më në fund Unazën e qytetit, mungesa e së cilës krijonte kaos në lëvizjen e mjeteve. Gjatë vizitës në Dibër, Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama inspektuan kantierin e punimeve që pritet të përfundojnë në pranverën e ardhshme.    

“Është një projekt që është filluar qysh nga ’85-a dhe sa herë janë ndërruar kryetarët e bashkive e kanë premtuar, kanë filluar punimet dhe janë lënë në mes.…

Lexo më shumë

IInvestimi i munguar për Llixhat e Peshkopisë

Qyteti i Peshkopisë, gjatë këtij tetori ishte ndoshta ndër më të populluarit e rajonit. Kjo dyndje drejt qytetit verilindor, të njohur edhe si qyteti i blirëve, vjen jo vetëm nga joshja e peisazhit mahnitës që natyra i ka dhuruar Dibrës, por parasëgjithash, nga ajo pasuri e rrallë që gjendet vetëm një km në veriperëndim të tij. Kështu, në luginën e Bellovës rrëzë malit të Korabit, 1 km nga qyteti i Peshkopisë, ndodhen burimet termale.…

Lexo më shumë

Vjen në skenë premiera “Gangsteret e Sufllaqes”

Jeta kulturore në qytetin e Peshkopisë gjithnjë e më tepër  po zbehet duke organizuar shumë rrallë ndonjë aktivitet kulturor. Qytetarëve Dibranë shumë jo shpesh kanë mundësinë të kenë një natë ndryshe në një aktivitet kulturor sepse ato në të vërtetë janë shumë të rralla. Oda Dibrane, organizimi i përvitshëm mbetet ai më tradicionali që organizohet cdo vit por kjo nuk mjafton për të pasur një jetë artistike të pasur.…

Lexo më shumë

“FESTA E TË VJELAVE” – DITA E BEGATISË

Mëngjesi i datës 7 tetor e gjeti Peshkopinë ndryshe nga ditët e tjera, sepse së pari këtë mëngjes po fillonte Panairi i të vjelave 2017, dhe së dyti, ky mëngjes po dëshmonte se dimri po avitet dhe që këtej e tutje nuk mund t’i zëmë dot besë. E megjithatë të dyja ndodhitë me  thënë të drejtën nuk i ndihin aspak njëra tjetrës, për të mos thënë janë në kundërshtim.…

Lexo më shumë

DIBRA NGA ANTIKITETI NË MONARKI

“Biri im, shkruej një libër për luftërat e dibranëve kundër pushtuesve të huej. Asht derdhun shumë gjak në mbrojtje të trojeve tona, shumë gjak, o bir”.

Im atë, si shumë dibranë të tjerë, që panë, provuan dhe u përballën me shovinizmin më të tërbuar të kohës, kishin të drejtë. Dibra është krahina që ka pësuar hemorragjinë më të rëndë të kombit shqiptar.…

Lexo më shumë

Rruga Burrel-Stelush-Peshkopi, një projekt që do rigjallërojë turizmin

Kohë më parë jemi njohur me 45 kërkesat për Dibrën, “zbuluar” nga kryeministri Rama, të bëra publike po prej tij. Mbetemi vetëm në leximin e tyre dhe asgjë s’mund të heqim, veçse të mendojmë se cila nga ato duhej të vendosej më parë, e cila më pas. Sidoqoftë, kryeministri i ka në dosjen e tij dhe shpresojmëtë jenë të parat konsiderata të punës së tij.…

Lexo më shumë
1 2 3