Pse mungon një nga “Nandë Malet” e Dibrës në Memorialin e Gjoricës

Injorimi i historisë së një zone, si ajo e Muhurrit, që i ka dhënë kombit heronj dhe personalitete të shquara, si gjeneralët e Skëndërbeut, Nikollë e Dhimitër Berisha e deri te mendimtari e prijësi popullor Dine Hoxha, një nga këshilltarët më të afërt të Mbretit Zog, përbën një akt absurd të realizuesve dhe promovuesve të Memorialit të Gjoricës

Për të qenë të saktë, autorëve të këtij memoriali si dhe autoriteteve lokale të Dibrës që e kanë miratuar dhe promovuar atë, do t’ju mjafonte qoftë edhe referenca nga “Historia e Dibrës” e historianit të mirënjohur, akademik Kristo Frashëri, botuar 10 vjet më parë.

Lexo më shumë

“Hazis Ndreu: i papërsëritshëm, i papërtuar, modest dhe shpirtmirë”

Në 95-vjetorin e lindjes:
Nga Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Kol Jakova, Xhezair Abazi, Bujar Kapexhiu, Xhafer Martini e Agron Tufa: Si e kanë vlerësuar Hazis Ndreun

DRITËRO AGOLLI: “Hazis Ndreu, miku im, mjeshtër i humorit dibran. Sot e kësaj dite si ai nuk gjen më. I papërsëritshëm, i papërtuar, modest dhe shpirtmirë”

MOIKOM ZEQO: “Hazisi është unik. I veçantë, i rrallë në çdo krijimtari të tij, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë shkrimtarëve me mënyrën e veçantë të të rrëfyerit, duke qenë një nga pasuritë më të mëdha në rrafshin e ligjërimit, jo vetëm kombëtar, por ndoshta edhe europian”

KOLË JAKOVA: “Hazis Ndreu asht ngritë mbi rapsodët aktualë të Veriut..Ai

Lexo më shumë

Vajkali, porta perëndimore e Dibrës

Vajkali ka qenë historikisht baza e minierës së kromit në Bulqizë dhe vetëm nga ky fshat kanë lënë jetën në minierë mbi 20 vetë.

Nga Adriatik Balla*

Vajkali është fshat famëmadh e historik në qarkun e Dibrës. Aktualisht përfshihet në njësinë urbane të Bashkisë Bulqizë. Fshati në fjalë shtrihet në pjesën më të sipërme të luginës së Bulqizës, në të dy anët e saj, në lindje të qafës së Buallit, në lartësinë 740-800 m (territori i fshatit shtrihet nga 720 m në zalli tek Pishat e deri në 2101m që është maja e Kreshtës së Balgjait).…

Lexo më shumë

Ndahen çmimet kombëtare për Letërsinë
Agron Tufa fiton çmimin e parë

“Ngjizja e papërlyeme” shpallet libri më i mirë në kategorinë e romanit’

Agron Tufa fitoi çmimin Kombëtar të Letërsisë, për kategorinë “Romani më i mirë i vitit”, me romanin “Ngjizja e papërlyeme”, “për një rrëfim mjeshtëror dhe një galeri të pasur personazhesh, ku gërshetohen së bashku historia, fantastikja dhe grotesku”.
Në datë 23 dhjetor 2022, në hollin e Akademisë së Arteve të Shqipërisë, u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.…

Lexo më shumë

Fati i individit në dy romanet e shkrimtarit Agron Tufa

Të dy romanet e shkrimtarit Agron Tufa ndërthurin fatin e individit. “Ngjizja…” përshkruan individin në diktaturë dhe shtypjen e tij në forma dhe mënyra të ndryshme, që vjen si rezultat i ingranazheve shtypëse të sistemit, ndërsa “Paqja e përgjakur…” trajton fatin e individit në bashkëkohësi, në demokraci, madje në dekadat e fundit, gjë që del edhe nga një mori shenjash tekstuale dhe elementeve të tjera.

Lexo më shumë

Haki Kola, inxhinieri që bëri më të njohura pyjet dhe shërbimin pyjor shqiptar në botë

Haki Kola, punoi mbi 42 vjet, si specialist, kërkues shkencor e drejtues; në frutikulturë, në pyje, zhvillim rural, etj.. Ai është autor i shumë publikimeve për pyjet dhe mjedisin, për dushqet dhe shkurret, përdorimin e tokës, mbi traditat rajonale në lidhje me të drejtat e përdoruesëve të pyjeve dhe kullotave etj.

Nga Gjon Fierza, Janaq Male

Në 30 vitet e fundit, emri i inxhinierit tashmë të ndjerë Haki Kola zë një vend të veçantë në Pylltarinë shqiptare por dhe në Kosovë, si një konsulent dhe drejtues i projekteve për pyjet, të financura dhe mbështetura nga donatorët ndërkombëtar.…

Lexo më shumë

“Përkrenare ilire në Shqipëri dhe Kosovë”, një arritje e arkeologjisë

Reçensë e monografisë “Përkrenare ilire në Shqipëri dhe Kosovë” të studiuesit prof. Adem Bunguri.

Nga Prof. dr. Neritan CEKA

Punimi i studiuesit Adem Bunguri me titull “Përkrenare ilire në Shqipëri dhe Kosovë” vjen për diskutim vetëm një vit pas monografisë “Vegla bakri dhe sëpata bronzinë Shqipëri dhe Kosovë”. Në këtë punim, ashtu si edhe në punimin e mëparshëm, autori trajton një kategori të veçantë objektesh prej bronzi, siç janë përkrenaret ilire.…

Lexo më shumë

Hidajet Lahu, Atdheu është i bukur në çdo cep të tij

Hidajet Lahi promovon dy librat e tij

Këto ditë janari 2023, autori Hidajet Lahi, një intelektual i njohur dibran, promovon në Tiranë dy librat “Atdheu është i bukur në çdo cep të tij” dhe “Ujemuja”, monografi, etnografi kushtuar vendlindjes. Një vështrim historik shkruar me fakte e dokumenta, me ngjarje e njerëz të kësaj treve të njohur.
Në promovim morën pjesë banorë nga zona e Ujemujës, por dhe nga zonat përreth e më gjerë.

Lexo më shumë

“Mexhit Capa dhe krahët e fisit”, një monografi studimore e Mevlud Bucit

Historia e fisit Capa është historia e ndritur e një fisi që luftoi për qëndresë dhe mbijetesë ndaj të huajit, sidomos ndaj pushtuesit serb.

Në librat e tij, Mevlud Buci mbështet në një lëndë jetësore të pasur, në gjurmime të jetës së njerëzve, të traditave, bën lidhje të viteve të shkëputura për shkak të dramave dhe lëvizjeve (fisi Capa lëvizi nga Katër Grykët dhe u vendos në Dibër të Madhe), evidenton të shkuarën dhe të sotmen duke krijuar marrëdhënie kohore dhe hapësinore mes tyre, po kështu ngre lart njerëz të suksesit që kanë çarë në jetën e tyre përmes punës dhe ndershmërisë.

Lexo më shumë

Faris Cibaku, sfidanti i pamposhtur

Mësues Farisi po shijon pensionin mes Dibrës dhe Tiranës. Ai nuk është mësuar të qëndrojë pasiv as në mundje, as në arsim dhe askund tjetër. Ai ka krijuar një fermë interesante me të gjitha llojet e pemëve frutore dhe kalon aty kohën e lirë. Ka mbjellë dhe 90 rrënjë arra turke, që tashmë janë në vitin e tretë dhe kanë filluar të prodhojnë kokrrat e para.

Lexo më shumë
1 2 3