Jeta dhe puna e Petrit Ramës, shembulli për t’u ndjekur

Nga Shaqir Skarra

Ishte e diel atë ditë. As vetë nuk e di se si një zë i njohur nëpërmjet telefonit më ftonte për një kafe.

-Alo! Jam Petrit Rama! Nëse keni kohë mund ta pimë një kafe të dy bashkë në Laprakë.

Ishte fund vjeshte dhe ai, pasi i kishte mbaruar të gjitha punët, si një fermer i mirë, kishte ardhur për një vizitë mjekësore dhe kafen e parë kishte shprehur dëshirën ta pinte me mua.…

Lexo më shumë

Eseistika e Kadaresë, libri i ri i autorit Xhafer Martini

 Libri “Eseistika e Kadaresë” është një vështrim kritik mbi esetë “Legjenda e legjendave”, “Kushëriri i engjëjve”, “Ra ky mort dhe u pamë” dhe “Ardhja e Migjenit në Letërsinë shqipe”

Me Ismail Kadarenë jam njohur kur ai ishte redaktor në gazetën “Drita” dhe unë student në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega e Gjuhës dhe e letërsisë. I çova tre-katër vjersha për t’i parë dhe botuar.…

Lexo më shumë

Idioticus, nga Artan Gjyzel Hasani

HOMO IDIOTICUS

fluturojnë në ajër edhe gomerët më në fund

me maska në fytyrë që të mos infektohet Marsi

kam lënë tymosjen që të shpëtoj planetin

një cigare e imja ndezur në Afrikë

shkrin ajsbergun tënd në Arktik

ujërat përmbytin trutë bashkë me qytetin

pikërisht kur ti je duke u martuar me një ndërtesë

natyrisht pasi je divorcuar nga një pemë

që të tradhëtonte me një burrë

që deri në orën 12 të mesditës është grua

janë shtuar shumë ata që hedhin gurin në lumë

aq shumë sa nuk ka kush ta kërkojë më

në këtë botë ku nuk humbet asgjë veç mendjes

dhe mendja e humbur është uterusi ku ngjizen idiotët

dema të lumtur pasqyruar kokëposhtë

në sytë melankolikë të lopës së jetës…

Homo Idioticus ndryshe nga vëllai i tij Sapiens

për një grusht para nuk i shet Djallit vetëm shpirtin

por edhe mendjen…

 

Homo Idioticus është çfarë ai thotë që është

dhe këtë ti duhet ta pranosh pa kushte

e për të ti je çka ai vendos sipas rastit të të quajë

misogjin, homofob, racist, fashist, armik i njerëzisë

ka mikrofonin në dorë, altoparlantin, kërbaçin dhe pushtetin

me peshoren sakate të drejtësisë jep verdikte

ku inteligjenca jote shpallet kriminale, e jashtëligjshme

e dëmshme për fëmijët e 50 hijeve të Gjinisë…

 

rri në shtëpi dhe në ekran më shfaqet veç fytyrë e tij

me nofulla katrore dhe pa tipare

Homo Idioticus par exellence

shtyp butonin, ndërroj kanalin

por s’kam ku ta çoj, kudo shfaqet ai

e mbyll dhe marr udhën për në dyqanin e armëve

tjetër zgjidhje s’ka

duhet blerë një pistoletë patjetër…

në mos për ata

për veten…

 

NEKROLOGJI PËR ATA QË S’KANË VDEKUR AKOMA

 

Njeriun Natyral e shpallën të vjetëruar

dhe mendjet perverse krijuan Njeriun e Ri

në laboratorët ku prej kohësh nuk ka më minj

siç krijuan më parë lule të bukura pa erë

dhe Delen Dolly dhe deledashët

me vështrimin e pikëlluar

krim dhe idiotësi përzjerë

në raportin një me një…

 

ruhuni nga zhdukja, o njerëz të vjetër,

po shtohen çdo ditë ata që nuk e dinë ç’janë

me sy metalikë si dyert e varrezës tuaj

krijesa plastike pa din e iman

kujdes, o të vjetëruar!…

Lexo më shumë

Poezia e Canametit, një kambanë e shqetësimit njerëzor

Nga MEVLUD BUCI

Në vite e ngjarje të Matit, Bajrami ka qenë dhe do të mbetet kronikani i dritëlirisë. Vargjet e tij pasyrojnë jetën, vlerat atdhetare, kullat, njerëzit e mirësisë. Që në moshë të re, Bajrami është marrë me poezi. Krijimet e para i botoi në gazetat “Adriatiku”, “Zëri i Rinisë”, “Puna” në revistën “Nëntori”. Në vitin 1974 arriti të botojë një almanak me poezi dhe dramën “Vajza dhe pushka”.…

Lexo më shumë

Njeriu nuk kuptohet me vdekjen

Zoti, kur mësoi se ëngjëlli Xhebril po shkaktonte panik tek njerëzit, urdhëroi që ai të jetonte midis tyre, por me pamje të ndryshuar që të mos e njihnin. Por ata që dikur i ndruheshin dhe e urrenin, tani donin ta takonin për të mësuar sa më shumë rreth vdekjes, sepse vdekjet u bënë shumë të shpeshta, të pakuptueshme, të cilat vinin prej qindra shkaqesh, disa prej tyre mjaft banale.…

Lexo më shumë

Anekdota Mblodhi: Shaqir Skara

Jepi ujë kalit

Një udhëtar, hipur mbi kalë, u ndal tek një bunar në qoshe të fshatit me i dhanë ujë kalit. Aty ishte një nuse e re tue la tesha. Kjo i hapi vend udhëtarit me pi ujë kali, e udhëtari jabanxhi, duke pa nusen, filloi me fishkëllye.

Atëherë kjo nuk duroi ma, por mori një kovë me ujë të nxehtë edhe ia hodhi udhëtarit fytyrës, duke i thanë:

– Jepi kalit ujë e mos fishkëlle në bunar të huej!…

Lexo më shumë

Legjendë
Thana e skënderbeut

Në fshatin Sinë ndodhen shumë toponime që lidhen me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun. Një toponim i tillë është edhe “Thana e Skënderbeut”. Thonë se pikërisht në këtë vend kulloste kali i Skënderbeut, në ditë pushimi, kur kryetrimi nuk kishte beteja. Kali hante e ujë s’pinte, pasi ishte toka e tillë që mbante ujë. Po si dhe pse i mbeti ky toponim?

Lexo më shumë

Shkolla e Ploshtanit merr emrin e respektuar “Ramadan Gjorllaku”

Nga Metush Skeja

Këtë takim do ta quaja bisedë mes miqsh për kolegun, shokun e mikun tonë Ramadan Gjorllaku, që megjithëse nuk jeton na mbledh neve për ta kujtuar.

Shkolla e Ploshtanit duke marrë emrin e respektuar “Ramadan Gjorllaku” është një nder që i bëhet jo vetëm kësaj shkolle, por gjithë arsimit e banorëve të zonës Kala e Dodës.

Unë e kam pritur me emocion të veçantë këtë festë, pasi kam punuar me Ramadanin, duke respektuar personalitetin Ramadan Gjorllaku ne të gjithë respektojmë dijen, mësuesin, vetveten.…

Lexo më shumë

Lamtumirë nxënësi, shoku, miku im Enver Laçi!

Kur mësova, më 30 nëntor 2021, se nxënësi, shoku dhe miku im Enver Laçi me rrënjë në kullën tre katesh majë kodrës që sheh tërë luginën e lumit të Mallës, kullë që kisha bujt e kisha pirë kafen e veçantë që pjek Reçi, ishte i sëmurë, madje rëndë i shtruar në spital, siç më shkruante shoku i tij i ngushtë i shkollës bujqësore të Peshkopisë Hamza Hyka nxora nga shpirti urimin: SHËRIM TË SHPEJTË ENVER LAÇI !…

Lexo më shumë

Dhjetë vite pritje për dy muaj punë…

Para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 në Shqipëri gjatë segmentit të Rrugës së Arbërit në Planin e Bardhë u punua intensivisht. Dhjetë ditë para zgjedhjeve, më 3 maj 2023, rruga u hap për qarkullim në regjimin e kantierit. Ky segment rrugor ka nisur të ndërtohet në vitin 2011 dhe në vitin 2013 duhet të kishte mbaruar. U desh një pritje 10-vjeçare për një punë pak mujore që ky segment të vihej në funksionim.

Lexo më shumë
1 2 3