“Një jetë për jetën e të tjerëve”

Ideja për të shkruar një libër për fisin Buci dhe për mikun tim dr. Ramazan Buci ka qenë e hershme, por kjo ide futej nëpër linja të ndryshme arsyetimi dhe mendimi mbrapsej për t’u rishfaqur më vonë dhe për t’u kundërshtuar prapë. Më shumë fitonte peshë mendimi që një monografi nuk është e domosdoshme. Mbase Ramazani ishte nën ndikimin e një thënie të Çehovit, që te njeriu çdo gjë duhet të jetë ose e domosdoshme, ose e mrekullueshme.…

Lexo më shumë

Peshkatari i perlave

Pak kohë më parë, ndërsa po kërkoja diçka në dhomën ku dikur rrinte im atë, aty pranë librave dhe disqeve të vjetër të gramafonit gjeta një ditar të tij ku mungonin shumë fletë. Të gjithë rreshtat fshirë e prishur. Në ato fletë të zverdhura kishin mbetur vetëm tituj të ndryshëm këngësh dhe poshtë tyre edhe një datë.
Dëgjoj këngët që i pëlqenin tim eti dhe e njoh siç nuk e kam njohur ndoshta më parë, si nëpër mjegull e shoh atë, ndjej hapat e tij, buzëqeshjen dhe vështrimin herë të ëmbël e herë ironik.…

Lexo më shumë

Borxhin ta ktheva vendlindje

Kërkimi në kujtesën e të gjallëve dhe të të vdekurve, duke ndjekur gjurmët e breznive në kohë, është një nga misionet më kuptimplotë të njeriut në jetë, pasi pa e ditur se nga ke ardhur, nuk mund të dish as ku je e as ku do të shkosh. Sidomos në moshën e autorit të këtij libri, Shaqir Skarra, por dhe në moshën time, ky kërkim kthehet në një model verifikimi të ndodhive dhe rrëfimeve të atyre që kanë ardhur gjer në kohë-hapësirën e brezit tonë si mesazhe vazhdimësie dhe përjetësie.…

Lexo më shumë

Kur më merr malli për gegërishten

Molla të këputuna një deget
dy qershia lidh në nj’ rrfan’.
Ku fillojnë kufijt ‘ me geget,
rrin’ dy çika me një nanë.
Ndre Mjeda “Andra e jetes “

Kujtoj, që ende nxënës, kur shkoja nga Skorea në Poliçan, për të ndjekur tetëvjeçaren dhe kur nga larg shikonim mushka të ngarkuara që i ngisnin kufitarë të postës së Sopikut, ne fshiheshim në dushkajën e dendur poshtë rrugës.…

Lexo më shumë

Në strofkullën e gjarpërit

Fare pranë Liqenit të Zi, në Kala të Dodës, ndodhet një toponim, që vendasit i thonë “Strofkulla e gjarprit”. Po t’i hedhësh një vështrim herët në mëngjes shpatit të malit matanë fshatit Radomirë, deri në breg të lumit Veleshicë, duken disa gurë të ndritshëm që rrezatojnë edhe më shumë kur bije dielli. Sipër kësaj shpatine në lashtësi, gojëdhëna tregon se ka pasur miniera ari dhe ndoshta kemi të bëjmë me qytetin antik Demastion, për të cilin flasin studiues dhe arkeologë vendas dhe të huaj.…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

Haki Përnezha dhe Rruzhdi Bitri,
Botimet M&B, Tiranë, 2016.

Frazeologjizma të rralla

♦ Kaç e fugj: Kafsho e hidh. Thuhet për dikë që nuk kursen, që shpërdoron, që është dorëlëshuar, por edhe kur dikush punon keq: E kishte ba kaç e fugj.
♦ Deri n’t’rrefme t’pushk’s: Deri sa rreh pushka, deri ku qet pushka. Përdoret për të treguar një distancë deri 500-600 metra.…

Lexo më shumë

Ilir Pilku, dibrani që nuk i harron rrënjët

Ishte viti 1912, kur makineria serbe vazhdonte të godiste, të sulmonte e të shkatërronte trojet shqiptare e në veçanti Dibrën. Si dhe shumë familje të tjera të kësaj treve, në fluksin e lëvizjeve të intelektualëve që shoqëruan Ismail Qemalin ishte dhe Mehmet Pilku, stërgjyshi i Ilirit, i cili pas shkollimit në universitetet e Stambollit, u vendos në Vlorë dhe më vonë në Tiranë.…

Lexo më shumë

Turi i liqeneve akullnajore

Përshkrimi i turit të 17 liqeneve
akullnajore të Lurës dhe Kacnisë

Janë 17 liqene akullnajore në parkun kombëtar të Lurës (7 liqene) dhe në zonën e Kacnisë, që është pjesë e territorit të Selishtës dhe Klosit, 10 liqene.
Gjatë këtij itinerari ke mundësi të eksplorosh fshatrat e Njësisë Administrative Lurë, Parkun Kombëtar të Lurës dhe fshatrat e Njësisë Administrative Selishtë dhe pyjet e Balgjait, Kacnisë, Mbas Dejës, që janë vazhdim i Parkut të Lurës.…

Lexo më shumë

“Mos m’u harroftë te Zoti”

Nga Xhafer Martini

Mësuesit e tjerë të Cerenit, kolegë me mua, ishin nga fshatrat rreth e rrotull; në çdo mbrëmje shkonin në shtëpi. Megjithatë kishin sjellë nga një dyshek dhe jorgan në “odën e mësuesve” dhe rrinin ndonjë natë aty… Këshilli i fshatit na kishte futur në një shtëpi të braktisur të një familjeje që ishte arratisur. Nuk bënte as për stallë, pale më për mësues. …

Lexo më shumë

Punë burrash…

Burrat në bulevardin e Peshkopisë. Foto: Adriatik Sula

Burrat në bulevardin e Peshkopisë. Foto: Adriatik Sula

Qershor 2019 – “Burrat e Dibrës janë dembelë”. Kështu thonin statistikat në fillim të majit, por u desh qershori që të tregonte të kundërtën: që burrat e Dibrës janë burra zamani. Kur i do të fortë, muskujt tregojnë; kur i do të zgjuar, me hile ta dëftojnë; kur i do të fjalës – llafin ata mbajnë; në i do të pushkës – plumbin ta tregojnë, në i do n’protesta – hurin me vete kanë; në i do për vota – tërmet ata e bëjnë…
Burra gjithkund: burra në zgjedhje, burra kundër zgjedhjeve; burra në protestë, burra kundër protestës, burra gazetarë, burra opozitarë, burra në përgjim, burra në vendim, burra në kuvend, burra në bashki, burra në fushatë, burra në burg, burra në polici, burra në vaki… Burra gjithkund, por gratë kurrkund…
E si u doli nami burrave, i thirrën të pastrojnë edhe plehrat e katundeve, por aty u tërhoqën: me llomet merren gratë… Jo se burrat nuk e bëjnë, por këtu hyn statistika: Jo të gjitha punët janë për burrat…
Por ndonjëherë punët i bëjnë bashkë burrat edhe gratë: kur gratë lajnë shtëpinë – burrat lajnë qeverinë; kur gratë mjelin lopët – burrat mjelin shtetin; kur gratë mbajnë llogaritë e shtëpisë – burrat mbajnë llogaritë e tenderave; kur gratë skuqin mishin – burrat pjekin presidentin; kur gratë merren me thashetheme për burrat e fshatit – burrat marrin nëpër gojë burrat e shtetit… Kur ndonjëherë mes burrash bie fjala për gratë, aty bëhen seriozë: janë punë burrash e nuk tregohen n’katund…
E si përfundim: burrat dolën kundër zgjedhjeve, por burrat i bënë zgjedhjet; burrat dorëzuan mandatin dhe burrat morën mandatin, burrat shkuan në burg, por burrat i arrestuan; burrat hodhën molotovë në protesta dhe burrat u plagosën; burrë ishte gazetari që xhironte me telefon; por burra ishin edhe policët që ia thyen; burra ata që shkuan në votime; burra ata që penguan votimet.…

Lexo më shumë
1 2