Në Radomirë, mes njerëzve të mirë

Atë ditë që u paraqita për të filluar punën në shkollën shtatëvjeçare të Cerenit, këtu e 57 vjet më parë, isha djalosh i ri, njëzetenjë vjeçar. Kisha rroba që ishin prerë e qepur nga rrobaqepës  Zeqiri, një shkodran i kulturuar, që bënte art me zanatin e tij. Për një djalë të ri, të arsimuar, me një profesion që e ka në natyrën e vet veshjen elegante, tek unë nuk kishte asgjë të qortueshme. …

Lexo më shumë

Lidhja me Rrugën e Arbërit të fshatrave të Grykës së Vogël dhe Gollobordës për zhvillimin e ekonomisë, turizmit historik e malor

Njësitë administrative të Grykës së Vogël dhe Gollobordës bëjnë pjesë në Bashkinë e Bulqizës të Qarkut të Dibrës. Ndodhen në jug-lindje të qarkut të Dibrës dhe kufizohen: Në lindje e veri lindje me Dibrën e Madhe, Maqellarën e Luzninë, në veri, veri perëndim e perëndim me Selishtën, Bulqizën e Zerqanin dhe në jug me Librazhdin.
Në këto njësi administrative bëjnë pjesë 37 fshatra, Shupenza (12) Gjorica (6), Ostreni (13) dhe Trebishti (6).…

Lexo më shumë

Osman Miha – Nderi i Bulqizës

Këshilli bashkiak i Bulqizës shënoi në shenjë, duke nderuar një ndër inxhinierët e minierës, ish drejtorin e shkollës së mesme të bashkuar, Osman Miha, me titullin e lartë “Qytetar Nderi”.
Ditën e premte, më datë 14 korrik 2019, shumë të njohur dhe familjarë të Osmanit, miq e shokë, kolegë e ish nxënës të tij e lanë vapën dhe zagushinë e madhe të Tiranës dhe udhëtuan drejt Bulqizës.…

Lexo më shumë

Manushaqe Shehu, e vetmja grua shqiptare Gjeneral Brigade në drejtimin e FA-së

Nga Halil RAMA

Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, është e vetmja grua shqiptare që mban këtë gradë. Numri dy i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (Nga data 16 janar 2018 e në vijim kryen detyrën e Zëvendësshefit të SHP të FA) vjen në këtë funksion mjaftë të rëndësishëm pas një karriere të shkëlqyer në të gjitha nivelet e Ushtrisë Shqiptare.…

Lexo më shumë

Udhëtim nëpër trojet shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Shqiptarët e këndej kufirit në dekada kanë dashtë të lidhen e njohin pjesën tjetër shqiptare të mbetur jashtë kufijve shtetëror që në vitin 1913. Pas viteve nëntëdhjetë, edhe pse liria e lëvizjes në mes dy vendeve ishte e mundur, për shumëkënd ka qenë dhe mbetet sfidë. Nuk ka dibran nga këndej, por edhe matanë kufirit që nuk e ka ëndërruar një gjë të tillë.…

Lexo më shumë

Hide Kaloshi, profili i një gruaje fisnike

Kur punon në një shtëpi botuese dhe librari, pra, kur je rrethuar nga librat, kur merresh gjithë ditën me redaktime dhe korrigjime, e ke të vështirë të orientohesh për të lexuar libra të mirë, që të të nxjerrin nga përditshmëria e mërzitshme.
Megjithatë, unë e bëj këtë duke u nisur nga autorët. Dhe Xhafer Martini është njëri ndër tyre, i cili në orientimin tim letrar është ai të cilit i kushtoj kujdes në lexim dhe në atë që ai përfaqëson për mua apo dhe për shumë lexues, jo vetëm dibranë.…

Lexo më shumë

Shqiponjat

Shqiponjat – Roman
Cyzia Zykë
Titulli në origjinal:
C. Zykë, Les Aigles
ISBN 978-2-268-03713-4
© 2000 Editions du Rocher
Jean-Paul Bertrand
© 2019 për botimin në shqip
Botimet M&B
Përktheu: Genc Kamberi
Redaktor: Enver Hysa
ISBN 978-9928-256-76-8
Faqe: 320
Çmimi: 1000 lekë

Është e rëndësishme të njohësh origjinën tënde.
Diktatura paranojake e Enver Hoxhës vonoi takimin tim me
tokën ku lindi im atë.…

Lexo më shumë

U nda nga jeta Shemsi Manjani

Komuniteti dibran në Tiranë bashkë me shumë të ardhur nga Homeshi, Dibra e Elbasani më 16 qershor përcollën për në banesën e fundit Shemsi Rakip Manjanin (Hoxha).
Lindi më 1934 në fshatin Homesh të rrethit të Dibrës në një familje me kontribute gjatë luftës nacionalçlirimtare dhe në atë të rindërtimit të vendit, zhvillimit të arsimit e mirëqenies.
Arsimin fillor e mbaroi në fshatin e lindjes.…

Lexo më shumë

Lamtumirë doktoreshë Sheza!

Para pak ditësh, më 19 qershor, u nda nga jeta Sheza Balliu (Alushani), një grua fisnike, qytetare e denjë, nënë krenare, një mjeke humane, veprimtare e shquar për emancipimin e gruas shqiptare.
Lindi më 1 nëntor të vitit 1944 në fshatin Gjerbës të Skraparit, në një familje patriote të Alushanëve, të njohur në luftën për liri e pavarësi brez pas brezi në Malësinë e Skraparit.…

Lexo më shumë

Dy martirë të lirisë – Ali Pustina i Dibrës së Madhe dhe Haxhi Mehmet Alcani i Çermenikës

Ali Pustina nga Dibra e Madhe ka qenë i njohur si organizator dhepjesëmarrës i kryengritjeveantiosmane dhe antiserbe të zhvilluara në fillim të shekullit të 20-të në trevat e Dibrës, Çermenikës dhe Gollobordës.Aliu ka lindur në vitin1885 në familjen e njohur Pustina të parisë së Dibrës së Madhe.Babai i tij, Nuredin (Nurçe) Pustina ishtenjë figurë e njohur dhe prijësi kryengritjeve antiosmane në trevat e Dibrës dhe më gjërë.…

Lexo më shumë
1 2