… Lexo më shumë…Një emigrant, një që vjen nga një vend i huaj dhe që shkon për arsye të ndryshme në një vend tjetër, shkon gjithnjë me mendimin për tu kthyer. Fatkeqësisht emigrantët mbeten emigrantë. Gjithmonë e kemi në mendje që një ditë do të kthehemi por se kur është ajo ditë është e pamundur ta përcaktosh.
… Qëllimi i shoqatës“Nënë Tereza”është që gjuha shqipe të bëhet pranë gjuhës greke në shkollat greke, aty ku mësohet gjuha greke, atje duhet të mësohet edhe gjuha shqipe.
Muaj: Maj 2020
Hazis Ndreu, mjeshtri i alegorisë
… Lexo më shumëKur bëhet fjalë për përdorimin e alegorisë në praktikën jetësore, Haziz Ndreu ishte Njëshi. Me të nuk ka të krahasuar asnjë në Dibër, por as jashtë saj. Po Hazizi ishte Njëshi edhe si mbledhës i alegorisë. Ai ishte Njëshi edhe si vlerësues i saj. Ai ishte si ai gjeologu i mirë që vetëm nga disa vija ose nga disa pika dallon një lloj minerali nga minerali tjetër.
FJALË E FRAZEOLOGJIZMA TË RRALLA
FJALË TË RRALLA
M
► majsk / majsk / mȃjsk: Sapun me erë të mirë, sapun majsk. Nga pers. mysk, lloj bime në formë myshku me erë të mirë. Ne besojmë se dhe myshk vjen nga i njëjti burim.
► m’tëj / m’təj / m’tȅj; m’tova: Është e njëjtë me fjalën zbuloj. E m’tova ku e kishte hallin. Duhet të ketë lidhje burimore me (ku)mtoj, prej këndej (ku)ptoj, mtoj.…
Drini i Zi
Sa këngë janë kënduar për Drinin, sa legjenda janë treguar për të! Sa ndodhi dhe ngjarje! Sa urime, por dhe mallkime ka marrë Drini i Zi! Thonë se në kohë të hershme Drini ka qenë thjesht një lumë. Ndoshta nuk ka pasur as emrin që ka sot.
Edhe i zi nuk i thoshin atëherë, se uji i tij nuk është as i zi e as i kuq edhe kur vjen i rrëmbyeshëm.…
Kampioni i sfidave të jetës…
Pas sfidave të vështira në malet e Dibrës, Shqipërisë dhe Ballkanit, “Mjeshtri i sportit” ia del të sfidojë edhe sëmundjen e rëndë dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
kica.jpg dhe te gjitha fotot Alpinizem
E pabesueshme, por e vërtetë. Besnik Kica, është dibrani që ia doli në Itali të mposhtë sëmundjen e globit dhe më të rrezikshëm, Covid -19. Vetëm një muaj më parë, marr një mesazh nga dyert e spitalit nga Besniku që me zërin që i dridhej më tregoi që kish dalë nga situata e vështirë e intubimit dhe tashmë ndodhej në pavijon me mjekimet e radhës.…
Lexo më shumëMall dhe krenari për mësuesin tim
… Lexo më shumëTë shkruash për mësuesin është e vështirë, se ai është psikolog, ku njeh mirë karakteret e din të sillet me secilin prej tyre, duke të imponuar respektin e dashurinë. Kështu ishte mësues Xhelali. Sigurisht edhe metodist e gjithmonë i përgatitur për të shpjeguar leksionet e radhës. Ndaj, kur thuhet se nxënësi është pasqyrë e mësuesit, kështu vërtet ishin qindra breza që përgatiti mësues Xhelali nga Grykë Noka, në Fushë Muhur, Sinë, Arras e së fundi në gjimnazin e qytetit të Peshkopisë.