A duhet t’i pyesin studentët prindërit apo gjyshërit si u shkolluan ata?

Nga Abdurahim Ashiku

Jam në krah të studentëve, madje i kam zili për freskinë që i sjellin kohës, në pamje fizike, por edhe në mendimin plot bukë.
Thashë se “i kam zili” sepse brezi im, tash gjyshër, lindur e rritur në tjetër kohë, nuk e kishte gojën të mbushur që të dilte e protestonte si ata protestojnë sot. Jetonte kohën më të vështirë pas një lufte shkatërrimtare në qelizë të jetës.…

Lexo më shumë

“DY SHTATAT” E JETËS SIME…

Atë vit jeta ime fillonte me “Dy njëshat” e një viti që gjëmonte në luftë dhe me “dy njëshat” e një muaji mbushur me lule, 11 Maj 1941…
Në “Dy njëshat” që erdhën, 11 vjeç (1952), jepja provimet e para të jetës sime, provime që do të mbyllnin ciklin e parë të hapave të mia drejt dijes, mbarimin e shkollës fillore në fshatin Brezhdan të Dibrës, një fshat i madh, me “treqind shtëpi” siç e quanin, fshat tokat e begata të të cilit zbrisnin brezareve drejt Drinit ku mësova të notoj…
Midis “dy njëshave” dhe “dy dyshave”, më 8 maj 1957, vura emrin në një shkrim faqes të një gazete të kohës.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbërit i bashkon shqiptarët

Sa herë që marr e lexoj gazetën “Rruga e Arbërit”, më kujtohet gjithë zona e Dibrës. Aq e bukur e mbresëlënëse, aq historike sa dhe e mbushur me këngët më të bukura të zonave që përmbledh rreth e qark saj. Më ka mbetur në memorien time që nga viti 1986, atëherë kur shkova për herë të parë në një stërvitje ushtarake…
Ndaj në këtë moshë kujtoj masivin e malit të Korabit, më i larti i vendit tonë.…

Lexo më shumë

Lobimi për Rrugën e Arbërit tani kërkon drejtim të ri

E veçanta e nismës tonë ishte se ne nuk do të bënim lojën e asnjë force apo kualicioni politik, ashtu siç nuk do të hiqnim dorë nga lobimi, pavarësisht presioneve, sulmeve dhe akuzave, që nuk munguan që në fillim.

Dorëzimi formal i peticionin nuk përbënte qëllim në vetvete. Objektivi ynë kryesor ishte fillimi i një dialogu konstruktiv me qeverinë. Për fat të keq, kjo nuk na e lejua.

Lexo më shumë

Unë nuk kam turp nga puna

Emigracioni për pjesën më të madhe të të rinjve ka qenë dhe mbetet një nga zgjedhjet dhe zgjidhjet e shumë problemeve ekonomike. Vështirësitë e mëdha ekonomike kanë bërë që të rinjtë të vërshojnë drejt shteteve europiane akoma pa mbaruar 9- vjeçaren, krejtësisht e ndaluar nga ana ligjore për të punuar apo për të kaluar të vetëm kufirin. Qindra të rinj që nga vitet e para të tranzicionit vërshuan ilegalisht duke lënë çdo gjë në vendin e tyre dhe duke parë jetën e tyre në një tjetër vend.…

Lexo më shumë

Ku ishe ti or mec – memec kur digjej e përçudnohej Shqipëria?

Vonë u kujtove, shumë vonë…
U kujtove kur në mjekrën tënde të aktorit minjtë jo vetëm bënë rrugë e autostrada, por vila e grataciela…
Në fillimet, kur Shqipëria nisi të shkatërrohej e përçudnohej ishe një *mec i sapolindur, mec – memec që nuk të dilte zëri as ti kërkoje nënës qumështin e gjirit.
Ishe ulur në një karrige parlamenti dhe nuk nxirrje zë.…

Lexo më shumë

Vetëm konstato e premto, apo ndrysho edhe realizo?

Të konstatosh apo të premtosh njëra anë më e thjeshta, më e lehta, të ndryshosh edhe të realizosh është e vërteta, dritësimi, vlera më e mirë intelektuale. Është sa e çuditshme, aq edhe e dhimbshme, sa e kuptueshme, aq edhe e vështirë, sa hyjnore në dukje, aq edhe çnjerëzore në praktikë fakti se si ky popull të gjithë ne u besojmë llafollogëve, të pabesëve, servilëve, gënjeshtarëve, hipokritëve, formalistëve, ngjyracakëve e mbi të gjitha karrieristëve.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre!

Bulevardi i ri. www.facebook.com/peshkopiaime

Sa herë mungoj, shqetësohet mileti. Kot shqetësohet, sepse dikur kemi pas thënë që: “Kur flet populli, politikanët heshtin”. Ndërsa tani është: “Kur flasin politikanët, populli hesht”. Dhe unë, si popull, heshta ca muaj! Heshta dhe pushova.

Meqë jemi te politikanët, zgjedhjet, siç e di, mbaruan. Në Dibër i mbaruam të qeta e të suksesshme. I kemi ndarë deputetet në mënyrën më të mirë të mundshme: tre burra e tre gra.…

Lexo më shumë

A do t’ia hiqni Dibrës simbolin komunist Hero i Punës Socialiste?

Të dy si një pendë qeshë vënë në zgjedhë nga dreqi me të birin janë hedhur në sulm për të ç’bërë historinë, atë histori të shkruar me gjak partizanësh dhe djersë popullore si asnjëherë në ekzistencën e shqiptarëve, si gjak e gjini, si komb e qëndrueshmëri.

Tash 26 vjet, si në atë skeçin “Hap sirtarë e mbyll sirtarë” luajtur me përsosmëri artistike nga Aleko i Korçës, nxjerrin e hedhin fletë të zverdhura  mediave të shkruara e fluturake në rishikim të kohës së diktaturës.…

Lexo më shumë
1 3 4 5 6 7