‘Jemi kundër çdo projekti që eliminon tunelin e Qafë Murrizit’

Tuneli i Qafes Buallit

Tuneli i Qafes Buallit

Pas zgjedhjeve në Dibër, Kryeministri Edi Rama dhe aktorë të tjerë, inxhinierë dhe specialistë të ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, kanë dhënë opinione që bien ndesh me njëra -tjetrën. Në vëmë re në këto deklarata një rrezik që i kanoset standardit të ndërtimit të Rrugë së Arbrit dhe me këtë rast do të donim t’i vinim në dukje për publikun. Nga njëra ana kemi deklaratat e Kryeministrit, i cili thekson se “fitorja e Bashkisë së Dibrës është një besim i madh për të bërë shumë më tepër për Dibrën.…

Lexo më shumë

Afrim Murrja, një shkollë për blektorët e rinj 

Në vitin 1992, Afrim Murrja nga fshati i vogël Selane, buzë Drinit, punonte në tregti si ekonomist kontabël. Ato ishin ditët e fundit të punës së tij në atë sektor, pasi gjërat po shkonin drejt shkatërrimit total. Ai ishte në dilemë nëse duhej të punonte atë pak tokë që kishte në fshat, apo të merrte rrugët e kurbetit? Cilën rrugë të ndiqte për të mbajtur familjen?…

Lexo më shumë

Muhurri, Vështrim ekonomik, historik dhe etnokulturor

Kultet e besimit Në Bashkimin e lumit Murra me Drinin kemi një kodër që quhet Kodra e Shënedillit. Pra toponim që shpreh një besim, i cili vjen që nga koha pellazge, tek albanët e Kaukazit e i gjetur në disa toponime ne gadishullin ilirian në lashtësi ose Ballkanin e sotëm. Kemi këto kisha, Shën Salvadori, Bulaç, Shën Gjergji, Hurdh – Muhurr, Shën Maria, në Mal të Shmrise (Shmrajs dialekt S.M).…

Lexo më shumë

“Margaritari i kurorës”, dritë e shpirtit dhe e provave të besimit 

Nga mevluD Buci 

Cdo libër i ri, ngjan me blerimin, me beharin, me mineralin e çmuar të thellësive. tek libri, çdo lexues, zbulon vlera, dritë shpirti e zemre, gdhend në mendje bukuri jete, universi e besimi. Kështu të ndodh dhe me librin e pestë monografiko – publiçistik, “ Margaritari i kurorës “, të të palodhurit e fisnikut të besimit, Osman Xhili të Dibrës.…

Lexo më shumë

Ëndrra e realizuar e Osman Begut

Nga osman Xhili

dikur, në vitet para nëntëdhjetës, Vakufi ishte pjesë e fermës së njohur të Zdojanit, me fruta të mrekullueshme e plot aromë, që shkonin në vende të rajonit, pse jo dhe në perëndim. ishte dhe një fidanishte, po kaq e bukur dhe e pasur, që prodhonte fidanë të pastër e të shëndetshëm. Furnizonte Dibrën, por një pjesë fidanësh shkonin në Kukës, tropojë, Pogradec e ndonjë vend tjetër.…

Lexo më shumë

“Rruga e Arbrit” apo “Rruga e Sizifit”?!

Kanë kaluar tashmë 20 vjet, që nga peticioni i parë i intelektualëve dibranë drejtuar qeverisë së Shqipërisë, ku argumentohej nevoja e domosdoshme e ndërtimit të «Rrugës së Arbrit», në kontekstin e zhvillimeve gjeo-strategjike të vendit dhe rajonit. Gjatë këtyre 20 viteve, është bërë studimi i fizibilitetit dhe projekti (jo i plotë) i rrugës, është mbajtur në Tiranë një Kuvend Kombëtar mbi Rrugën e Arbrit (2007), janë shkruar dhjetra artikuj mbi këtë rrugë dhe potencialet e saj, janë bërë emisione në Radio&TV dhe janë sjellë argumente të shumtë mbi domosdoshmërinë historike të ndërtimit të saj!…

Lexo më shumë

Tërhiqen kinezët, oferta e tyre nuk pranohet nga qeveria

Nga B.Karoshi

“Kompania kineze China State Construcion ka tërhequr ofertën e bërë në qeverinë shqiptare në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbrit” shkruan revista Monitor, e specializuar për lajmet në fushën e ekonomisë, më 28 tetor 2016. Sipas revistës, “kjo lëvizje e papritur duket se do të vërë në vështirësi premtimin e qeverisë shqiptare për të nisur punimet në pranverën e vitit 2017”.…

Lexo më shumë

Gjeneralët e Skënderbeut Nikollë dhe Dhimitër Berisha 

Nga sakip cami 

Marin Barleti në veprën e tij madhore “Histori e Skënderbeut” faqe 314, 315 shkruan “Ndër fisnikët më të mirë të atij vendi (në Dibër) ka qenë familja e lashtë e Berishëve. Dy vëllezërit gjeneralë të Skënderbeut dhe njëherësh kryetrima të rinisë dibrane, Dhimitri dhe Nikolla, ndihmën e të cilëve Skënderbeu e kishte të dëndur dhe të shënuar, kur dëgjuan për fatkeqësinë e ushtrisë sonë dhe për përfundimin e rrethimit të Beratit, kur morën pastaj vesh për rrebelimin dhe pabesinë e Moisiut, nuk u vonuan aspak, por vrapuan fluturimthi për tek roja dhe kryeporta e mbretërisë , të trembur se mos roja atje shpërndahej nga frika apo ngaqë s’kishte kush e frenonte dhe se mos vendi mbetej pa mbrojtës, sidomos kur vinin lajmet se Sebalia ndodhej ende në Epir.”…

Lexo më shumë

Dështon tenderi për HEC e Katundit të Ri

Dhënia me koncesion e hidrocentralit Katund i Ri, pjesë e projektit elektroenergjitik të Skavicës është anuluar. Vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave është firmosur nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ndërkohë që arsyeja e cituar me një fjali brenda tij, në dukje mbetet procedurale. “Për arsye se nuk është paraqitur asnjë ofertë brenda afateve kohore, vendos anulimin e procedurës konkurruese ‘Dhënie me koncesion e Hidrocentralit, Katund i Ri”, shkruhet mbi firmën e ministrit.…

Lexo më shumë
1 2